Degradimi i gjuhës dhe i kulturës së komunikimit në parlamentin e Kosovës është për çdo kritikë!

Opinione

Degradimi i gjuhës dhe i kulturës së komunikimit në parlamentin e Kosovës është për çdo kritikë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Ismail Muçiqi

Përplasjet e fundit të cilat ndodhen në Parlamentin e Kosovës ndërmjet deputetëve te partive pasqyruan gjendjen aktuale të përçarjeve në skenën politike dhe nëpër institucionet e shtetit.

Kjo kulturë e nivelit të ulët u reflektua edhe me rastin e debatit për personat e pagjetur  të cilët gjatë luftës Serbia i mori me qellim  të humbjes së gjurmës duke i varrosur në varreza  masive nëpër vende të ndryshme të Serbisë.

Kjo problematikë është ende plagë e hapur e cila po i prekë ndjenjat dhe po shkakton dhimbje tek familjet shqiptare gjithandej Kosovës.

Kështu edhe pas 20 vitesh nga mbarimi i luftës, Kosovës i mungojnë  1600 persona emri i të cilëve gjendet nëpër listat e ndryshme të komisionit qeveritar  për të pagjeturit.

Mjerisht  deputetet e Parlamentit të Kosovës përkatësisht disa grupe Parlamentare me qasjen e tyre ndaj personave të zhdukur ende nuk arritën të krijojnë konsensus  gjithë partiak të karakterit kombëtarë por më shumë po bëjnë politikë dhe kalkulime për interesat partiake.

Është për çdo kritikë mënyra e trajtimit të problemit të pagjeturve e cila u zhvillua në Mbledhjen e Parlamentit të Kosovës ndërmjet, Deputetes të VV Saranda Bugujevcit dhe shefit të grupit Parlamentarë të LDK-së Arben Gashit.

Opinioni i gjerë e dinë saktë masakrën të cilën e bënë forcat Serbe në familjen Bugojevci të cilës ju vranë 14 anëtarë brenda ditës.

Ketë masakër e përjetojë edhe Deputetja Saranda Bugojevci e cila në trupin e sajë morri 16 plagë por Zoti ja shpëtojë jetën.

Mjerisht integriteti dhe edukata e disa personave (deputet) dhe qëndrimi i tyre ndaj Deputetes Saranda Bugojevcit në mbledhjen e komisionit Parlamentarë për të pagjeturit si dhe në mbledhjen e fundit të Parlamentit të Kosovës ishte denigruese dhe e pa pranueshme në raport me familjet dhe viktimat që i shkaktojë Serbia gjatë luftës.

Duhet ditur dhe konstatuar se në rajonin e Llapit familja Bugojevci ishte njëra prej viktimave më të rënda që bëri Serbia.

Ngritja e zërit në Parlament nga ana e disa Deputetëve në krye me Arben Gashin kundër Saranda Bugojevcit është për çdo kritikë dhe tregon  mungesën e ndjenjës humane dhe njerëzore ndaj koleges dhe familjes e cila u viktimizua për Lirinë e Kosovës.

Është e papranueshme sjellja arrogante e disa deputetëve në Parlamentin e Kosovës të cilët kanë marrë pozita për herë të parë nga partitë politike.

Këta Deputetë më së pakti i takojnë programit apo filozofisë, urtësisë dhe demokracisë të partisë që i takojnë. Arroganca e tyre edhe më shumë po e degradon nivelin e komunikimin në institucionin e Parlamentit të Kosovës, duke krijua situata të pahijshme konfliktuese dhe përqarje.

Qeveria dhe Parlamenti kanë obligim  moralë, ligjorë, kushtetues,shtetëror dhe kombëtar që të punojnë në mënyrë sistematike për ti shërua plagët e shkaktuar nga lufta, duke i stimuluar dhe rehabilitua personat dhe familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre për Lirinë e Kosovës. Vetëm kështu mundë të krijojmë unitet qytetarë duke e ngritur shkallën e solidaritetit edhe ndaj figurave të cilat janë pjesë e institucioneve të shtetit e të cilat nga pasojat që përjetuan nga lufta normalisht duhet ti kuptojmë se kanë trauma të thella në shpirtin e tyre.

Këta deputet në vendë që të bashkohen dhe të krijojnë platformë dhe rezolutë duke i grumbulluar dhe sistemuar dosjet e masakrave që i bënë policia dhe ushtria serbe, të cilat është dashur që moti tu dërgohen të gjitha institutcioneve të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Komisionerëve të Brukselit e deri tek insitutcionet në nivel të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatvae kredibile për të drejtat e njeriut, me qëllim të demaskimit dhe gjykimit të propagandës serbe, këta deputet të mjerë të Parlamentit të Kosovës po zhvillojnë luftë dhe hasmëri ndërmjet veti.

Kjo është gjenjda në shoqërin kosovare e cila nuk donë koment...!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat