Masakra e Tivarit 1945 - Gjenocid kundër shqiptarëve

Opinione

Masakra e Tivarit 1945 - Gjenocid kundër shqiptarëve

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:09
Ruzhdi Peçani

Data 1 prill 1945 shënon ditën e masakrimit të rreth 4200 shqiptarëve në Monopolin e Duhanit në Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për qellime shfarosëse ndaj popullit shqiptar, e cila ia kalon “Natës së Shën Bartolomeut” të Parisit të vitit 1573, që është sinonim për vrasjet masive të kundërshtarëve ideologjik* Dr. Nail Draga

“Jo. S'ka asgjë të fshehtë,
që nuk do të zbulohet, as fshehtësi
që nuk do të dihet e nuk do të dalë
në dritë!”
Shën Luka

Pikërisht me 1 prill 2020, u bënë 75 vjet (1945-2020) nga tragjedia e Tivarit, ku u likuiduan në mënyrën më mizore rreth 4200 shqiptarë, kryesisht nga Kosova.Por, edhe pas 60 vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë nuk ishte e preferuar dhe me pasoja për autorët.
Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nen embargo, apo edhe dokumentat gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.
Vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjërë filloi të njihej më ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpetuar nga kjo kasaphane. Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.

Edhe në vitet e 90-ta, historian nga Kosova do merreshin me këtë, si prof.Dr.Zekeria Cana, prof.Dr.Muhamet Pirraku dhe të tjerë. Prof.Zekeria Cana në një raport do shkruante “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit është udhëheqja partiake dhe shtetrore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën.Ajo lejoi, ushtrinë jugosllave,që shqiptarët e mobilizuar,pa asnjë armë në dorë,të kalojnë nëpër tëritorin shqiptar nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur “Golgota e madhe shqiptare” konstatonte Zekeria Cana, kjo nga prof.Uran Butka.

Përse dritëhijet?

Po, si është e mundur që edhe historian në Kosovë të jenë vu në lajthitje për këtë masakër?! Përjashtim këtu bënë prof.Dr.Zekeria Cana i cili do vizitonte vendin e masakrës në Tivar,objektin e “Monopolit të duhanit”,duke kërkuar dhe vendvarrimet!

Kjo shmangje, nga historian kosovarë,do bëhej për arsye ideologjike dhe politike,të mos hudhej barrë e përgjegjësisë udhëheqjes së PKSH dhe kështu zgjodhën heshtjen! Zgjodhën heshtjën sikur po harronin se dhe shumë studius,si prof.Dr.Uran butka dhe jo vetëm, do merreshin me këtë duke nxjerrë nga hija, me të dhënat arkivore, pas një stdudimi të gjatë dhe të mirëfillt me faktografi.

Kështu prof.Dr.Hakif Bajrami,në një intervistë video inçizim,flet duke kritikuar Akademinë e Shkencave të Kosovës se nuk bënë asgjë.po kurrsesi për Institutin e Historisë ku ishte dhe vetë pjesë e tijë. Mëtej prof.Bajrami, se babai i ti ishte në eshalonin e pare si i quanin,apo grupin. Sipas tij grupi i parë na paska qenë grup i Llapit,grupi i dytë ishte nga shqiptarë të rrethit të Mitrovicës dhë Vushtrisë dhe një numër drenicakësh.Si është e mundur kjo? Një historian puntor shkencor të jetë i ndikuar nga ndikimi politik dhe ideologjia, për autencitet do kuptohet nga video inçzimi i intervistës së bërë nga gazetari i Rrokum TV.

Si mund të deklaroj prof. Bajrami,nuk kishte në dijeni se këto eshalone ishin nga mbarë Kosova ,apo ishte çështje memorie? Nga na tjetër thotë se ka intervistuar 42 dëshmitarë të mbijetuar,nuk do keqpërdor deklarimet e tyre,duke i klasifikuar? Ja, se nga ishin dhe cilat vende ishin marrë shqiptarët gjatë mobilizimit,shif foto arkiv më poshtë.

Image

Se të mobilizuar kishte edhe nga vendet dhe trevat tjera,nga Prishtina,Gjilani,Drenica,Mitrovica,Peja,Gjakova,Prizreni,Kaçaniku dhe tjera, dhe unë mbaj rrëfimet e babait tim,si 16 vjeçar që kishte qenë, që ka qene përfshir në eshalonin e dytë me bashkëfshatarët e fshatit Topliçan të Lipjanit që ishin: Hamit Sllamniku, Rexhep Sllamniku, Brahim Sadriu, Bajram Peçani, Sadri Sylejmani, Muharrem Gollaku, Destan Lladriviqi dhe Syle Banulla,që ishin në mesin e të mbijetuarëve. Një nga këta gjerë në 2012 ishte në jetë.

Mëtej,deklaron se në këtë masakër u vranë dhe pushkatuan pak më shumë se 1500 veta,të dhëna sipas arkivit ushtarak në Beograd do thotë ai! Ja se çka kishte deklaruar pas kësaj masakre prokurori ushtarak në Shqipëri kolonel Bedri Spahiu,se “…brenda teritorit shqiptar jane vrarë nga serbët afro 1000 shqiptar 137 të Kosovës të mobilizuar dhe të pa armatosur”.Prof.Bajrami”nga Kukësi gjerë në Shkodër,kushdo që ndalonte,pra nga lodhja,e nxirrnin nga rrjeshti dhe vritej”.Për vrasje dhe pushkatime sikur nuk ka në dijeni,ngase ky do mbështete vetëm nga të dhënat arkivore të arkivit ushtarak të Beogradit.Pohon se në arkivet tjera si Podgoricë,Shkup dhe Tiranë nuk ka frekuentuar,dhe kur flet për përgjegjesit mbështetet vetem nga dokumentet e Gjyqit ushtarak të ish Jugosllavisë?! Gjatë intervistës shpesh do dali jashtë kontekstit.

Sipas prof.Uran Butka, në Gomsiqe, ranë në një kanion të thelë dhe gjetën vdekjen 36 veta,14 ishin të plagosur.Vrasjet ndodhën në Vaun e Dejës,lumin Drin dhe lumin Buna,sipas Azem Hajdinit,i mbijetuar,në Fushë Arrëz u vranë 126, në kazermën e Shkodrës u pushkatuan 11 veta. Sipas prof.Bajrami, vrasjet fillojne ne teritorin malazias afer Tivarit. Sipas rrefimit të babait tim,duke kaluar lumin Buna,një ushtar serb shtyen me këmbë një të mobilizuar që ta hedhte në lum,po ai arrinë ta mbërdhente këmben e ushtarit dhe ashtu që të dy u rrëmbyen nga dallgët e lumit.Në atë rast oficeri serb jep urdher që ushtarët të kalojnë në krahun e majtë dhe të hapin zjarr.Sipas rrëfimit të babait,ai do ecte mbi 30 metra mbi kufomat,nga se ishte larguar për nevoja që kishte,që të kthehej tek bashkëfshatarët,nuk mund të përcaktonte numrin e të vrarëve,vetë fakti se ishte një hapsirë prej 30 m me të vrarë ,ndoshta më shumë,mund të ishte një numër i konsideruar i të vrarëve. Kështu nuk kishte të bënte me një inskenim mes dy oficerëve jugosllav. Për këtë shiqo më poshtë foto arkiv i shërbimit anglo-amerikan.

Image
Image

Përgjegjësia e udhëheqjes së Shqipërisë
Edhe pse kanë kaluar 75 vite nga masakra e Tivarit, deri më tash nuk kemi pasur rast të lexojmë diçka konkrete ne lidhje mbi ketë tragjedi nga strukturat qeveritare të Shqipërisë. Madje kjo tragjedi nga ana e tyre është heshtur, duke mos u shënuar as ne kalendarin e ngjarjeve historike sepse ata janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajnë. Sepse si te lejohet që të kalojnë nepër territorin e Shqipërisë eshalone të tëra shqiptarësh kosovarë, të përcjellur nga ushtarakët serbo-malazez, gjoja për të marrë pjesë ne ndjekjen përfundimtare të armikut në Istër e Slloveni, kur Lufta e Dytë Botërore kishte marrur fund. Profesor Bajrami,në këtë intervistë, do thotë se”Enver Hoxha u tregua shumëlargpamës,kur deklaron se ndaj shqiptarëve të Kosovës po bëhen masakra”,”për masakër E.Hoxha kishte kuptuar nga anglo-amerikanët pas masakrës së ndodhur në Tivar”, “nuk e besoj se ka patur informacion me atë se çka po ndodhte brenda Shqipërisë”,“ai këtë e ka kuptuar pas tërë asajë që kishte ndodhur?!”. Po, nuk e kishte në dijeni krueu ushtarak në shqipëri? Po, përse një oficer shqiptar,sipas rrëfimit të dëshmitarëve,në Shkodër do u drejtohet të mobilizuarve “…ju dezertor,derra duhët pushkatuar,…ju klyshët e Xhafer Devës”! Kjo flet shumë!

Nuk ka dilemë, se ishte ky një veprim monstruoz dhe antikombëtar i udhëheqjes së Shqipërisë së kohës e cila kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për masakren e Tivarit. Por, nëse analizojmë rrethanat e kohës, që më vonë është njoftuar opinioni i gjërë, as që është pritur diçka konkrete nga udhëheqja e Shqipërisë, ose me konkretisht nga ajo e PKSH, sepse këta ishin si filialë e komunistëve jugosllavë, dhe ishin të indoktrinuar nga ideologjia komuniste si rrallë kush ne Evropën Juglindore. Sepse nga ajo kohë e deri në vitin 1948 me jugosllavet kanë punuar së bashku për të eliminuar armiqet ideologjikë, ku egzistojnë dëshmi të pakontestueshme që personat e ndryshëm shqiptarë janë arrestuar në Shqipëri dhe iu janë dorëzuar jugosllavëve, të cilët kanë përfunduar më pasoja tragjike.Po përse nuk u bë kjo,kur z.Sali Berisha kërkoi në 2010 që të ndriçohet rrethanat e masakrës së Tivarit?

Kujt i pengonte, në Qeverine dhe Parlamentin Shqiptar? Dhe tani në 2020 Qeveria shqiptare kërkon të gjykohet gjenocidi që bëri Serbia në Kosove në luftën e fundit!

Tivari 1945 sikurse Srebrenica 1995
Nuk ka dilemë se Masakra e Tivarit e vitit 1945 është pothuaj identike me masakren e Srebrenicës në vitin 1995 e bërë nga forcat ushtarake serbe ndaj rreth 7000 boshnjakëve. Por, këtu egziton vetëm një dallim sepse krimi në Tivar është bërë pa praninë e forcave ndërkombëtare ndërsa në Srebrenicë është bërë ne prani të tyre, të cilët ishin gjoja me mision për të mbrojtur ketë popullatë. Një rast i tillë analogjik ka edhe të veçantën tjetër sepse viktimat e Tivarit ende edhe sot janë pa varre të identifikuara, ndërsa ata të Srebrenicës janë identifikuar, sepse janë gjetur varrezat kolektive, më ç’rast është bërë rivarrimi i tyre.

Pllaka përkujtimore e cila mungon
Ka ardhur koha qe ne lidhje mbi masakren e Tivarit të formohet një komision i veçantë pranë Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë. Nuk ka dilemë, se ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund t’a ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual, por angazhimi ne drejtim të ndriçimit të kësaj masakre do të ishte ne favor te pushtetit aktual ne rrethana të reja shoqërore e politike.
Edhe pse kanë kaluar 75 vjet nga kjo masakër ende nuk ka të dhëna ne lidhje mbi varrët e të masakruarve mendoj se është obligim moral dhe civilizues që ne vendin ku është bërë masakra të ngrihet një memorial apo të vendoset një pllakë përkujtimore ne tre gjuhë për të njohtuar opinionin e gjërë mbi ketë ngjarje tragjike ne vitin 1945 që ka ndodhur në qytetin e Tivarit. *

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat