Pse dekorimet e qytetëve në Kosovë? Çka me festu qytetarët e shkretë, të dëshpruar, të zhgenjyer?!

Opinione

Pse dekorimet e qytetëve në Kosovë? Çka me festu qytetarët e shkretë, të dëshpruar, të zhgenjyer?!

Nga: Nefail MALIQI Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Nefail Maliqi

Pse me i dekoru qytetet e Kosovës? Çka me festu qytetari i shkretë?! Do të ishte mirë që mjetet financiare të dekorimeve, sivjet t'i jepen infermierëve dhe mjekëve të cilët ishin natë e ditë me maska në luftë kundër koronavirusit duke shpëtuar mijëra jetëra të qyterëve tanë!

Viti 2020, nje vitë i brishtë për Kosovën dhe shqiptarët! Mos u ktheft kurrë më ky vitë...

Viti 2020 do të mbahet në histori si një nga vitet më të këqija për njerëzimin, por edhe për Kosovën si shkak i përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe keqësimit të gjendjës politike dhe ekonomike në Kosovë. Derisa pandemi infektoi mijëra qytetarë duke marrur jetën e qindra shqiptarëve shkaktoi edhe dëme ekonomike duke rritur varfërinë dhe shumë probleme, dhuna në familje dhe probleme tjera psikologjike te njerëzit.

Duke qenë se Viti i Ri dhe festat tjera po afrohen, pjesa dekorative e qytetëve e sheshëve është temë debati që po diskutohet në Kosovë, nëse duhet të ndodh apo jo. Vërtetë, a janë në gjendje financiare dhe morala që qytetarët e Kosoves të festojnë?

Sigurisht jo, sepse sivjetë Kosovës i ndodhen njëqind të zeza, ishte një vitë i brishtë për Kosovën dhe shqiptarët dhe mos u ktheftë kurrë më ky vitë... Duke u nisur nga rrëzimi i dhunshëm i qeverisë Kurti duke ju kindapuar votat e lira të qytetarëve nga zgjedhjet demokratike nga një biznesmen spekulanti amerkan me emrin Grenell i lidhur me Beogradin dhe bandat e korrupsionit dhe krimit në Kosovë deri tek ndërhyrja e Gjykatës Speciale për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë që mblodhi dhe dërgoi në Hagë kokat e ish-UÇK-së.

Veq kësaj, aktualisht Kosova është shndërruar pos në një kaos politik me insitucione vetëm sa për sy e faqe, meqë u krijuan pa dëshiren e votës së popullit (qeveri kjo ilegale apo e harrnuar me listën serbe, me ashkali dhe rome) pastaj me një papunësi të madhe, varfëri të skajshme, e stagnuar nga integrimet dhe lobimi ku njohjet jo që u shtuan por ndodhen dhjetëra ç'njohje si dhe Kosova mbetë larg Interpolit, UNESCO-s, BE-së dhe liberlizimit të vizave për të cilat liderët falsë të kreut të shtetit të Kosovës premtuan dhe mashtruan këto vitet e fundit qytetarët që po presin me padurim liberalizimin e vizave.

Vitëve të fundit Kosova shënoi fatkeqësisht vetëm regres, kishte progres vetëm në korrupsionin dhe në krimin e organizuar, kishte progres në eksodin dhe ç'njohjet e shteti të Kosovës!

"Do të ishte mirë që mjetet financiare të dekorimeve, sivjet t'i jepën infermierëve dhe mjekëve të cilët ishin natë e ditë me maska në luftë kundër koronavirusit duke shpëtuar mijëra jetëra të qyterëve tanë! Ishte ky një propozim i gazetarit të gazetës zvicerane në gjuhën shqipe "Le Canton27.ch". Njëkohësisht me këto mjete të dekorimëve të ndihmohen edhe të varfërit, jetimëve, fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Qytetarët e Kosovës të zhgënjyer nga instituucionet e saj të rrethuar me një sër problemesh të krizave ekonomike nga varfëria.
Pra, pse me i dekoru qytetet e Kosovës, çka me festu qytetari i shkretë?!

-Mos vallë me festu rreth një mijë viktimat nga koronavirusi apo 45 mijë të infektuar sot në Kosovë?
-Mos vallë me festu integrimet dhe lobimin e dështuar?!
-Mos vallë me festu dështimin e liberlizmit të vizave?!
-Mos vallë me festu zvogëlimin e njohjëve të Kosovës?!
-Mos vallë me festu marrjen e pasaportave të Serbisë nga qytetarët e Kosovës për çdo vitë nga 3 mijë veta?!
-Mos vallë me festu papunësinë dhe eksodin e madhë në Kosovë?!
-Mos vallë me festu Luginen e Preshevës që mbetë në Serbi?!
-Mos vallë me festu okupimin e Veriut të Kosovës nga Serbia?!
-Mos vallë me festu djemtë tanë të UÇK-së sot në Hagë?!
-Mos vallë me festu emrin e Trumpit te Liqeni i Ujmanit?!

Për mendimin tim shqiptarët sivjet e meritojnë dhe mund ta festojnë vetëm Ditën e Flamurit-28 Nëntori dhe 21 janar kur do shpallet zyrtarisht presidenti i ri Amerikës, miku i shqiptarëve Joe Biden!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat