Pushteti i kalbur dhe era e demokracisë

Opinione

Pushteti i kalbur dhe era e demokracisë

Nga: Blerim Burjani Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:23
Blerim Bujrani

Kosova është shtet që ka nevojë për t'u reformuar në mënyë institucionale dhe thelbësore. Ngecjet e mëdha me vite kanë bërë që Kosova të mbetet me larg zhvillimeve të rajonit si rezultat i nepotizmit , korrupcinioionit dhe shtet i miqëve dhe “jaranave”.

Kjo ka bërë që shteti te kuptohet si lodër e femijëve dhe si mekanizëm përfitues, mund të bësh cfarë të duash dhe mund ta sjellësh verdall atë kah te duash, sepse shteti është vetëm nocion e privilegjet dhe pasurimi janë bazë.

Mos kuptimi i shtetit, qeverisjes demokratike, mos funksionimi i rendit dhe ligjit dhe institucioneve te saj, ka bërë që shteti te jete në shërbim të atyre qe luftojnë për privilegje e jo që angazhohen për qytetarët.

Qytetarët nuk e kanë merituar ketë duke pas parasysh vuajtjet shekullore te shqiptarëve për pavarësi, të gjithë e priten hastret shtetin por nuk e priten korrupcionin, vullnetin për të luajt me shtetin , për të fal poste publike të llojllojshme prej profesorë e deri te minsitrat e ambasadorët.

Të gjithë institucionet e shtetit u ndërtuan me ndihmën e miqëve tanë, SHBA janë donator më i madh i shtetit tonë dhe miqë tanë britanez dhe BE.

Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç për të ndjek rrugën e bërjes së shtetit ligjor, pra të bëhet shtet i konsoliduar, kjo gjeneratë mban përgjëgjësi për këto ndodhi të deformimit të shtetit demokratik, deformimit të meritokracisë , të drejtave sociale dhe ekonomike.

A mbet qytetari jetim nga analfabetët politik joprofesionl?

Duke pas parasysh lojën me shtetin si lodër ka bërë që të deformohet arsimi dhe çdo pore e institucioneve të shtetit, thjesht para luftës të kishte thenë së kjo do t’i ndodhë shtetit të Kosovës pas pavarsisë, askush nuk do të besonte, deformimi kaq subtancial gati është i pabesushëm, askush nuk mund të besoj se këta njerëz e sollën qytetarin dhe një shtet në mekanizëm hajgare dhe lodër për t’u sorallat poshtë e përpjetë dhe se shteti qenka mekanizëm për plotësimin e dëshirave të njerëzve të padijshëm dhe të padobishëm. Kush se ka besuar se me shtet do të qeverisin të padijshmit dhe analfabetët që kanë kryer shkollë pas moshës 40 vjecare, askush nuk ka besuar se kjo do tÇi ndodhë shtetit.

Loja me shtetin dhe me fatin e dy million njerëzve vetvetiu veç me të shkua mendja do të ishte një cmenduri e lëre të i ndodhë një populli aq të vujtur me shekuj për liri dhe pavarësi dhe për demokraci e që këto fjalë të fundit tingëllojnë kot dhe hajgare për zhvillmet e deritashme.

Rrëmuja e tmerrshme që e ka kapluar shtetin të bën jo rrallë mund të shkojnë rrënqethje e “flokëve ne kokë ”, të djersitësh të nervozohesh dhe të bën aq të papajtushëm për realitetin e tmerrshëm tragjiko-komik që e ka kapluar shtetin, kjo thjesht duket e pamundshme dhe të duket absurd.

A jemi ëndërr a zhgëndërr ?

Nuk po e dimë më a jemi në një gjumë të thellë apo në një ëndërr tmerri të kapluar pa ekonomi efektive të tregut, pa sigurim shendëtesor, pa mbrotje efektive sociale, me ambasador e ministra e kryeminsitra të paaftë, ajo që duket tmerri më i madh është kur njerëz analfabet shtyhen për poste se kush duhet me udhëheq me shtetin dhe qytetarët që i trajtojnë si skllavë bujkrobër.

Njerëzit e menqur intelektualët, biznesmenët e mëdhenj trajtohen si jetima të pa strehë dhe të varur nga analfabetët që kanë marrë pushtetin 20 vjet pushtet për njerëz të paaftë dhe të pashkolluar me kohë. T’ua mbledhësh diplomat e doktoraturave apo punimet e masterit dhe po t’ua kontrollosh në një softver smart dalin të gjitha plagjiatura, por ka pas edhe më keq, ka pas njerëz pa diploma në poste ministrash e zëvendëministrash, madje drejtorë të agjencioneve e sekretare, ministra duke ushtruar pa diplomë profesione të larta në shtet, kjo defintivisht është tmerr, nuk dihet a je ëndërr a je zhgëndërr?

A është e mundshme kjo?

“Të gjitha mbrapsht pa asgjë të mbarë”, përveç themelimit të shtetit me ndihmën e miqve tanë. Fatkeqësisht asgjë pahiri s’ka këtu fusnota, asociacioni, biseda e dialogje me Serbinë për territorin e brendshëm të shtetit të Kosovës, Gjykata Speciale.

Pse perëndimi u detyrua të mendojë ndryshe për Kosovën dhe kosovarët, prej njerëzve të përkdhelur të perëndimit njerëz problematik për rendin dhe ligjin. Miliarda janë dhënë për Kosovën, për demokracinë dhe konsolidimin insititucional.

Ku mbetën të gjitha këto para?

Paret shkuan e mendët hupën! E shteti nuk ka krijuar as bazë elementare për një mirëqenie sociale.

Si u bë të luajnë lojëra kush po bëhet president e kush ministër e zëvendësiministër qe njëzet vjet?

Zhargoni popullor thotë shkurt “rrush e kumbulla”, shteti mjaltë për të padijshmit, ajo që duket cirk e hajgare është se nuk më rëndësi kush je por kush të përkrahë në fjalët e popullit thuhet a e ke “shpinen e fort”.

Fjala popullore thotë pa u qua peshë, s’të gjen e keqja!

Është koha për këndellje demokratike për reformë shtetërore t’i tregojmë botës se ne jemi popull i lashtë dhe dijmë të ndërtojmë shtet jo vetëm për vete, por ne kemi krijuar edhe shtete tjera në historinë njerëzore, t’i tregojmë të gjithëve që ne mundemi dhe ia dalim kur duam të bëjmë shtetin për qytetarët tanë për popullin pa dallim që jetonë në Kosovë, ne jemi shumica dhe ne dimë të ndërtojmë shtet për të gjithë pa dallim entnik dhe pa asnjë dallim tjetër.

Në mundemi se kemi mundur kur jemi kanë edhe në kohëra edhe me të vështira, kur kemi menduar se jemi rrëzuar për toke dhe kemi ditë me u ngrit në këmbë me mbrojtë interesat e të gjithëve që jetojnë në këtë shtet dhe se shumica e jonë e dinë çka do të thotë padrejtësia dhe e dinë edhe qysh duket drejtësia, rendi dhe ligji.

Pra, ne dimë nëse duam dhe mundemi t’i tregojmë botës se ne jemi pjesë e juaja demokratike se jemi popull me vlera të larta shtet ndërtuese dhe të aftë për të ndihmuar demokracinë dhe drejtësinë ndërkombetare për të ndihmuar të pafuqishmit për t’i përkrahur njerëzit në nevojë e për t’i respektuar të gjitha kategorit e njerëzve sepse secili njëri ka frymë dhe frymon njejtë si të tjerët.

Pse ne të jemi peng të njerëzve të padijshëm dhe fjalamana të padijshëm?

Kjo është çështje që duhet trajtohet në qarqet tona shoqërore dhe intelektuale. Duhet të pajtohemi së pari për të bërë ndryshimin demokratik në shtet, ku të gjithë njerëzit janë të vlefshëm dhe jo të padijshmit, miqtë e tyre që shtetin e trajtojnë si të donë ku asnjë post s’ka vlerë përvec liderit i cili po ashtu është i pa vlerë. Qysh me ndërtue shtet me njerëz të pavlerë dhe qysh me marr paranë publike dhe privilegjet si në ”bahçe të babës”, shteti i Kosovës nuk është bahçe e askujt është shtet i qytetarëve dhe popullit liridashës.

Skena politke duhet te ketë parti të reja demokratike?

Skena jonë politike duhet të përbëhet nga intelektualët nga njerëzit që e donë demokracin perendimore, miqësinë dhe civilizimin perëndimor e shohin si një alternativë të vetme të zhvillimit të shtetit tonë ku deri me tash 20 vite kishte fjalë por kjo klasë punonte për vetën e tyre jo për popullin e për askënd tjetër.

Ne kemi një popull krenar e që kjo politik e ka sjellë ne buzë gremine, e ka nënshtruar me padijen e tyre dhe ka e ka trajtuar si “hamalll votash”, “merrja votat e ik e bënë pare për vete”, kjo e ka dëshprue popullin qysh me të besu dikush?

Kur një i ri konkuron dhjetë vjet për punë e nuk gjen punë kurrë se nuk është familjar e nuk është partiak i kësaj klase politike, si të qëndroj një i ri në Kosovë ku askush kurrgjë për të nuk bënë? Pse i sollën prindët tanë deri te mendimi e t’u thonë fëmijëve të tyre shko djali jem ka te mundesh jashtë se këtu s’ka përpektivë as për babën plakë e lëre më për ty?

duhet të bëhet bashkë të ofroj alternativë me votën e popullit të ndodh ndryshimi demokratik e njerëzor, klasë e re politike që e do shtetin dhe që e do vetën e popullin e vet e prindin e vet dhe familjen e vet, ku shteti nuk është mjalt që duhet me marrë dhe me lanë thatë në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat