Zaevi është i detyruar të pranojë egzistencën e qytetarëve bullgar në Maqedoninë Veriore

Opinione

Zaevi është i detyruar të pranojë egzistencën e qytetarëve bullgar në Maqedoninë Veriore

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:19
Sulejman Mehazi

Se diçka s'është në rregull politikisht RMV-ja me Bullgarinë shihet e vërehet dioptrisht qartë, çuditemi sesi është e mundur që në këtë shtet multietnikë të RMV përveç maqedonasve, shqiptarëve, vllehëve, turqëve, serbëve, romëve të mos egzistojnë edhe qytetarët bullgarë? Sinqerisht e pa ekuivoke shihet hilja politike e maqedonosve ndaj bullgarëve,  s'është e rastësishme rebelimi diplomatik i Bullgarisë ndaj RMV-së. Derisa të gjitha grupet nacionale në këtë shtet ju lejohet që të formojnë partitë e tyre nacionale për afirmimin e të drejtat e tyre përveç bullgarëve jo.

Problemi me Bullgarinë patjetër të zgjidhet me anë të kompromiseve dy palëshe shtetërore. Kompromisi më i mirë, më i logjikshëm e më i dobishëm maqedone-bullgare do t'ishte nëse qeveria e Zaevit do pranonte egzistencën e qytetarëve bullgar në Maqedoninë Veriore,  po dhe t'u lejohet formimi i partive politike bullgare për të konkuruar në pushtetin e RMV-së. Për ndryshe asnjëherë Bullgaria nuk do lejonte që pakica maqedonase të njihet në bullgari nga maqedonasit, kurse pakica bullgare mos të njihet e të mos pranohet nga qeveria maqedonase e Zaevit.

Pra, kompromisi më i mirë e në dobi të maqedonsve do të ishte, që, qeveria e Zaevit me anë të partive politike bullgare t'i pranontr qytetarët bullgar në RMV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat