Referenca: Pikëtakimi me ndërgjegjën!

Opinione

Referenca: Pikëtakimi me ndërgjegjën!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:55
Fatmir Bajraj

Ata të cilët, tek armiku dhe për armikun: Sabotuan, komplotuan dhe tradhëtuan deri n’rënje, Adem Jasharin,

– Tradhëtuan dhe dekonspiruan deri n’rënje, Zahir Pajazitin,

– Linçuan dhe e luftuan deri n’rënje, Sali Çekun!

Janë të njëjtit që viteve t’90-ta, nuk njihnin:

Daklaraten e 2 Korrikut dhe Kushtetuten e 7 shtatorit 1990,

Referendumin gjithëpopullor të shtatorit 1991 për pavarësi,

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992,

Zgjedhjet paralemnatere dhe presidenciale të vitit 1998!

Janë po këta, të cilët : Në vitin 1992-93, kërkonin me ngulm dhe prerë nga anëtarët e saj, “ilegalja”, nënëtoka gjatë luftës, parapolitika n’luftë dhe kapës të pushtetit e shtetit deri me tani;

– Të mos i përgjigjëshin kushtrimi të atdheut, të dakordësuar dhe kordinuar nga lidershipi i Shqipërisë dhe Kosoves për përgaditjën dhe organizimin e rezistencës së armatosur kundër armikut shekullor serbo-sllav për çlirimin e Republikës ë Kosoves, kordinator i së ciles ishte, gjeneratori logjik i Levizjes për Pavarësi, akademik Fehmi Agani, derisa themelues faktik & praktik i krahut të armatosur të kësaj levizje nacionale, u vu, patrioti dhe flamurtari i paepur i luftës për liri, themeluesi unik i UÇK-së, komandant Sali Çekaj !

Janë po këta, të cilët: Para dhe gjatë luftës për çlirimin e Kosoves 98-99, linçonin dhe kerkonin nga “atdhetarët” e tyre, të likuidonin “kolaboracionistet” dhe “bashkëpunëtorët” e Serbisë armike, duke përpilkuar Lista emrore se cilës i printe presidenti historik Rugova dhe të cilet duhej ekzekutuar “në emër të popullit”, nga i vetquajturi SH i P i UÇK-së me seli në “Rogner” të Tiranes !

– Komandanti i po t’njëjtëve, pra i SH. të P. të “UÇK”-së, Azem Syla, kishte ngarkuar me detyrë “ushtarake”, Heroin Zahir Pajaziti, atëbotë njëri nga tre themeltarët e luftes së armatosur, që ky i fundit, t’i vras : “Zabunin” dhe “Belbën”, aludimi ishte për presidentin Rugova dhe akademik Fehmi Agani, si gjëja bashkëpunëtor të armikut shekullor dhe regjimit të Millosheviqit, për çfarë, komandant Zahir Pajaziti, kishte rrefzuar kategorikisht dhe e kishte hedh me përbuzje.

– Këta dhe sikur Azem Syla, janë në Hagë dhe shumë prej tyre i pret Gjykata Speciale, për t’i mbrojtë vlerat e luftes së tyre për pushtet, duke vrarë dhe e ekzekutuar, pa hak dhe pa gjyq, “armiqët” e Kosovës, n’krye me Presidentin historik, Rugova ! Atyre, dhe këtyre që tani mbeshtesin vrasësit dhe konstruktoret e vrasjeve politike deri të tentim-atentati i trefisht mbi presidentin Rugova, u’a kujtoj një thënjë të “BULDOZERIT” amerikan, për Rugovën, ambasadorit Richard Hollbruk dhe një imazh madheshtie kombëtare nga përcjellja n’banesen e fundit të BABA-it të Kosoves së lirë dhe demokratike, ikones së Pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova : Z. Richard Holbrooke, per dr. Rugoveni :

“Kur e kam takuar Rugovën për herë të parë, Ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar,duke bartur një shall që thoshte se do ta varte vetëm kur ta sheh vendin e lirë. E shikoja duke ndjekur ëndërrën e popullit të vet nën kushte të jashtezakonshme me urtësi dhe këmbëngulesi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij.

– Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtine pa shallin e tij. Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere popullin e Kosoves.

– Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqjën e Tij, tani përjetoi një humbje të tmerrshme në një pikë kritike, kur shumë punë mbetën për tu bërë. – Apeloj tek liderët kosovarë të bashkohën dhe të punojnë se bashku për të arritur pavarësinë për të cilën President Rugova luftoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat