Identiteti shqiptar ka kohë që është nën sulm!

Opinione

Identiteti shqiptar ka kohë që është nën sulm!

Nga: Uk Lushi Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:38
Uk Lushi

Sidomos nga vetë disa shqiptarë. Të gjithë kemi përgjegjësi. Pa mbajtjen e shqiptarizmës si kurrizi dhe përkatësia supreme e identitetit tonë ne do të jemi grumbull turmash që do të përdoremi si monedhë kusuritjeje nga lloj-lloj agjendash.

Këmbanat e alarmit ka kohë që bien.

Caku i ardhshëm i djajve radikalë do të jemi shqiptarët si tërësi duke provokuar luftë ndërshqiptare. Radikalët fetarë, indoktrinimi me ideologji të islamit politik dhe trushpërlarja dogmatike religjioze duhet të munden nga ne shqiptarët.

Kultura jonë dhe të gjitha shtresat e shoqërive shqiptare, në tokat tona dhe në mërgatë, duhet të vetëreflektojmë dhe të mos heshtim më. Shtetet dhe komunitetet shqiptare kudo duhet të krijojmë antitrupat kundër këtyre virusëve që rrezikojnë krejt trupin kolektiv shqiptar si identitet sipran.

Liderët, klerikët dhe veçanërisht politikanët shqiptarë duhet pa asnjë mëdyshje të distancohen nga çfarëdo koketimi kalkulues me të keqen që na kërcënon.

Nuk ka zgjedhje mes të qenit me civilizimin apo primitivizmin mesjetar— kush është shqiptar është me civilizimin dhe civilizimi njerëzor, pra shqiptarizmi, duhet të mbrohet dhe fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat