Domosdoshmëria e ndryshimeve esenciale, imperativ i kohës

Opinione

Domosdoshmëria e ndryshimeve esenciale, imperativ i kohës

Nga: Hafiz Shala - New York Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:45
Hafiz Shala

Këtë titull e nxora nga konteksti i gjendjes momentale që mbretëron në Republikën e Kosovës ku, siç thotë populli, nuk dihet se kush pin e kush paguan.

Në të vërtetë, si gjithmonë në shoqëritë e deformuara sikur kjo e Kosovës, faturën më të madhe, e paguan populli. Dhe ky haraq, nuk u ndal që nga çlirimi e deri në ditët e sotit e që, nuk i shihet fundi.

Në një shtet kur ka krizë politike, ekonomike, shoqërore, tani edhe pandemike, janë më së të nevojshme ndryshimet urgjente një ditë e më parë që të ndalet e keqja me fatalitet për të gjithë.

Me një qeveri në këmbët e qelqit, pa legjitimitet, pa aftësi të votojë ligje me prioritet për qytetarët, pa program të qartë dhe të argumentuar, pa përkrahje të spektrit të gjerë politik, pa platformë të arritur me konsensus për bisedime me Serbinë, përpos siç thotë “kryeministri”, Kushtetutën e ka “platformë “ e atë e shkel për ditë, çka mund të pritet nga kjo qeveri.

Tani siç po dalin skandalet, gënjeshtrat, tradhtitë dhe tentim copëtimi i Republikës së Kosovës, që u mohua nga ish i pari i vendit, njëri ndër autorët dhe bashkëideoret e kësaj të keqeje për Kosovën, sot, përpos John Bolton, doli haptas konfirmimi edhe nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e Sigurisë, Josep Borrell duke i dhënë të drejtë të gjithë atyre që e kundërshtuan këtë plan, të cilin publikisht nuk e mbronte hapur askush.

Pra, ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në tryezën e bisedimeve. Pa qëllim që t’i dalë në mbrojtje ish kryeministrit të rrëzuar me puç me ndihmën edhe të Grenellit, i cili haptas ka deklaruar edhe në takimet në Evropë kur iu drejtua Vuçiqit duke i thënë, hiqni hartat e thikat, pastaj, për ta akuzuar e thurur humore se gjoja, në Uashington, as nuk gjetën thika e as harta.

Por, këtë, haptas ua pat thënë edhe John Bolton, i cili edhe e cek në librin e tij kundër Trump se kjo ide ka qenë prezente.

Prandaj, zgjedhja e vetme, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme përmes të cilave duhet të vihet deri të ndryshimi në esencë në të gjitha nivelet.

Kjo nënkupton se kurrfarë diskutimesh rreth postit të presidentit nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohen.

Këtu, po tentohet që përmes pazareve politike të vijë deri te zgjidhja e presidentit që një parim i pa luhatshëm dhe i vendosur duhet të dalë se asnjë kandidat nga partitë, të cilat kanë qenë në pushtet, nuk vijnë në konsiderim ta propozojnë kandidatin për këtë post.

Arsyet janë të qarta: abuzim me pushtetin, pqrfshirja në aferat koruptive (procesi i Hagës është në fillim), pasurimet e jashtëligjshme, kapja e shtetit dhe ngulfatja e drejtësisë, veprime kundër interesave të shtetit, falja e territorit të shtetit (4000 hektarë Maqedonisë së Veriut, 8200 hektarë Malit të Zi), tentim ndarja e Kosovës si dhe ndqrhyrja në proceset demokatike, presion mbi deputetët në vendimmarrje, shkelje flagrante të Kushtetutës, keqpërdorimi i pasurisë shtetërore përmes privatizimit, shumëçka tjetër ku lista do të jetë shumë e gjatë.

Në qeverisjen 20 vjeçare, partitë të cilat ishin në pushtet, nga gjiri i tyre kanë dalë njerz që sot janë në procese gjyqësore për krime kundër njerëzimit, ndërsa, për krime ekonomike, pasurim të jashtëligjshëm dhe konfiskim të asaj pasurie, duhet të themelohet Haga 2 me seli në Kosovë pasi nuk e formuam vetë Hagën 1, që mos ta sjellim shtetin në gjendje ku pas 20 vjet çlirimi e 12 vjet pavarësie, policia e EULEX-it, t’i bastisë shtëpitë tona. Fajtorët kryesorë, janë veta ata që janë prapa grilave në burgun e Hagës.

Absolutisht populli i Kosovës nuk guxon t’i lejojë vetit që të sundohet nga oligarkia dështuese e kompromituese që ta udhëheq ketë vend.

Me ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, pas largimit të një pjese të udhëheqjes të përfshirë në procesin gjyqësor, kjo qeveri, nuk mund të qëndrojë në pushtet pasi, samiti “historik” i 4 shtatorit siç edhe është pritur të dështojë, sepse pikënisje i ka pas interesat personale politike e pushtetare, si në Amerikë ashtu edhe në Kosovë.

I dështuari special i të dështuarit Trump, filloi të ndertojë shtëpi siç thotë populli, nga kulmi e jo nga themeli.

Inicoi krye në vete marrëveshjet e dëmshme për Kosovën gjoja për rimëkëmbje ekonomike, pa përfunduar ato politike që në esencë as nuk janë marrëveshje, sepse, as nuk dihet kush me kë është marrë vesh as kush i obligon pasi, Kosova nuk u prezentua si shtet.

Mungoi Republika, munguan simbolet, munguan afatet, munguan garantuesit dhe në fund nuk u arrit asgjë.

Shkuam për njohje reciproke, e humbëm Ujmanin. Prandaj, kjo “qeveri” nuk mund t’i vazhdojë bisedimet me përfaqësuesin e ri të administratës Biden.

Presidenti, assesi nga partitë politike që janë dhe ishin në pushtet

Pse hezitohet të bisedohet më zotin Murat Jashari. Një ide të cilën e ka dhënë zoti Kurti, nuk e di kur i cili bashkë me emrin e Murst Jasharit lakohet edhe emri Rexhep Qosjes, është skandal në vete.

Kandidati potencial, duhet jetë jashtë partive që ishin dhe janë në pushtet. Nivelizimi i zotit Murat Jashari me Qosjen, është gabim i pafalshëm dhe nuk duhet të vijë në konsideratë.

Populli, nuk duhet të lejojë që mos ta shfrytëzojë rastin ideal më ardhjen e Presidentit të zgjedhur Biden, njeriu i cili e ka hisën e vetë në çlirimin, pavarësimin dhe shtetëndertimin e Kosovës në një periudhë 30 vjeçare.

Prandaj, ky është edhe suksesi i tij. Duhet një qeveri e re me njerëz të pastër të dijeshëm, të dinjitetshëm dhë të guximshëm për tu përballur me sfidat që na presin.

Duhet të ndërpriten bisedimet Kosovë - Serbi që besoj se edhe Evropa pajtohet pasi në Shtepinë e Bardhë ka ardhur njeriu më të cilin mund të bashkpunojnë dhë një herq e pëgjithmoneë, çështja e kufijve, të hiqet nga agjenda.

Siç dihet, zoti Borrell është jashtëzakonisht i interesuar duke u nisur nga gjendja, e cila mbretëron në Spanjë rreth Katalonisë.

Ambasadori i Spanjës në Beograd shkoi edhe ma larg kur deklaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është në kundërshtim me vendimin unanim të Gjykatës Ndërkombëtare, duke e harruar vendimin i cili ekziston e që e thotë te kundërtën.

Pas zgjedhjeve të reja, të cilat i kundërshtojnë partitë në pushtet, duhet të caktohen detyrat prioritare.

Para së të fillojnë bisedimet me Serbinë, në seancën e parë të Parlamentit të ri, i dalur nga vota e lirë e popullit, të përgatitet Platforma shtetërore me konsensus në të cilën parashihen kushtet dhe menjëherë duhet të formohet një trup parlamentar, i cili do ta përgatis padinë kundër Serbisë për krime dhr gjenocid në Kosovë.

Një konsolidim i shtetit të Kosovës, na e hap mundësinë një rikonsolidim në të gjitha sferat për ta nisur nji histori të re të shtet ndërtimit dhe në aspektim e funksionimit të ligjit në rend të parë ku qytetarit i garantohet siguria private e pronësore, barazia para ligjit dhe nqn moton askush mbi ligjin, t’u garantohet qytetarëve se çdonjëri do të ndqshkohet për veprat çfardo qofshin ato.

Ndryshimin, më në fund mund ta sjell sovrani kur demokracia, fjala e lirë dhe bota e lirë garantohet në praktikë e jo vetëm në letër e teori.

Viti 2021, duhet të na sjell ndryshimet e duhura dhe të nevojshme, nëse jemi të gatshëm ta bëjmë. Është momenti i fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat