Me vjen gjynah që ti je një shembull i mirë!

Opinione

Me vjen gjynah që ti je një shembull i mirë!

Nga: Endrit Hoxhaj Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 07:01
Endrit Hoxhaj

Është e habitshme se si një shembull i mirë dhe një model i mirë gjykohen, paragjykohen dhe sulmohen nga të tjerët! Nën këtë fokus nuk mund të jesh një femër e mirë, në qoftë s'e zgjedh shkollën në vendet europiane, para aventurave aziatike...

Mohimi që i bëhet të mirës dhe shembullit për t'u ndjekur është për të ardhur keq sot. Shembulli i mirë ka pak ndjekës dhe ai aventureir, aziatik ka shumë e më shumë! Në qoftë se ndjek shembullin e babës dhe nënës je gjynah... Është për të ardhur keq nga mossinqeriteti që kanë njerëzit ndaj një gjëje jo inteligjente!

Në botë sheikët dhe çifutët shpenzojnë kohë, ekonomi dhe djersë për ta pasur një shembull të tillë pranë vetes dhe në krahë të tyre! Ndërsa ne jemi më të "zgjuar" se ata, gjykojmë dhe kryqëzojmë një shembull familjar, të ndershëm dhe inteligjent, sepse adhurojmë aventurierët!

Edhe në televizione të mirës i hidhen në qafë, duke i zënë frymën, të mos flasë për virtytet.

Aktualisht mbrohen orgjitë, protutucioni mashkullor dhe femëror i paligjshëm, që në botë janë të dënueshme! Shembujt e mirë përbuzen, kritikohen dhe analizohet rruga e keqe! 

Fuqi, sot janë arsimimi, ndershmëria, integriteti e respekti ndaj vetes! Të tjerat vijnë pas... Mbylli sytë, sepse dy plus dy bëjnë pesë, jo katër. Në këtë rast e keqja duhet të mbijetojë. Kjo llogari që u shitet të rinjve është e gabuar dhe e pështirë!

Askush s'duhet gjykuar për zgjedhjet e tij në jetë, por ama është e patolerushme dhe e pashembullt të sulmohet virtyri njerëzor dhe prefeksioni familjar!

Njerëzit janë të barabartë para ligjit, por jo para papërgjegjësive dhe moralit!

Nuk mund t'i themi derrit dajë e as dajës derr. Kërkoj të përdoret më shumë prefesionalizëm dhe etikë në televizione dhe jashtë tyre, sepse vlerat e njeriut, vetë qenies sonë, nuk mund t'i vendosin aventurierët! Është e pa etikë kur hap një tv dhe dëgjon se një engjëll ka shumë djaj brenda tij! 

Lekët, aventurat, fama, pushteti e ndryshojnë karakterin e gjithkujt, por bojkotoje atë që inteligjenca s'ta pranon. E keqja s'e mund dot të mirën kurrë, qoftë ajo me marsha mediatikë, qoftë me marsha ekonomikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat