Rambo me shantazhe nuk fitohet karriga e presidentit

Opinione

Rambo me shantazhe nuk fitohet karriga e presidentit

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj

Yryshi i zyrtarëve (zyrtarë u thënqin) të AAK-së,se kryetari i partisë së tyre Ramushi (apo Rambo) duhet të zgjedhet në postin e presidentit të vendit nuk ka të ndalur. Ky yrysh (e përdora me qëllim këtë fjalë të huaj) vetëm sa po ua zbulon mendjen e tyre prej zogu. Në këtë lojë si gjithmonë i pari është Rambo!

Ai sa e sa herë ka deklaruar se nëse ai nuk zgjedhet në postin e dëshiruar të presidentit (dëshirë të shfaqur menjëherë pas luftës). Vetëm tash i janë shtuar ambiciet dhe po mundohet që me të gjitha mënyrat ta fitojë pozitën e të parit të vendit, edhepse dorën në zemër ai atë post nuk e meriton me asgjë, me dije jo se jo?!...

Sot qenka lajmëruar edhe nënkryetari i parë i partisë së Rambos, Ardian Gjini, përndryshe kryetar i komunës së Gjakovës,dhe edhe ai paska deklaruar se nëse Rambo nuk zgjidhet në postin e presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje!

Përveç kësaj ai paska shkuar edhe më larg se lideri i tij: Nuk po zgjedhim kryetar të Akademisë së shkencave, por president të vendit?!...Se përse e ka thënë një deklaratë të tillë, ky nënkryetar i famshëm nuk dihet, por ajo që dihet dhe që shihet në dritë të diellit, Gjini duke deklaruar kështu e paska ulur postin e presidentit në krahasim me të parin e Akademisë së shkencave?!... Vetëm tek ne njerëzit mendojnë se kryetar shteti mund të zgjedhet edhe një bari (çoban) mjafton që ai bari (çoban) të jetë kretar partie?!...

Shantazhi që Rambo dhe të tijët mundohen të bëjnë duke deklaruar se nëse ai nuk zgjedhet në postin e presidentit të vendit, vendi do të shkojë në zgjedhje, nuk i bën përshtypje askujt, përveç atyre që e bëjnë. Rambo dhe partia e tij e dijnë se nëse vendi shkon në zgjedhje, partia e tij (tyre), nuk do të kalonte as pragun zgjedhor, prandaj o burra lëvizni e bërtisni se ndoshta dikush do të frikësohet dhe do t‘u lirijë rrugë dhe Rambo të zëjë postin e presidentit të vendit?!...

Çfarë të keqeje do të kishte nëse vendi shkon në zgjedhje (përveç anës financiare)?

Do të zgjidhej një parlament i ri (të shpresojmë më i mirë se ky i tashmi) do të zgjedhej një qeveri legjitime dhe jo një qeveri-kukull si kjo që kemi, që mbahet në këmbë të qelqta falë Listës serpska?...

Rambo me shantazhe nuk fitohet karriga e presidentit?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat