Isë, pse nuk u kandidove vet, por e more në qafe Dullën?

Opinione

Isë, pse nuk u kandidove vet, por e more në qafe Dullën?

Nga: Faton MEHMETI Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:42
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Ishte e pritshme nominimi i Avdullah Hotit nga ana e LDK për kryeministër, në zgjedhjet që pritën të mbahen në fund të janarit.

Paradoksalisht ky nominim është në harmoni me qëndrimet e LDK se “Dulla ka punuar mirë, dhe jemi pari në rritje”, që nënkupton se Dulla paska shkëlqyer në punë dhe se LDK është në rritje.

Pavarësisht se realiteti është ndryshe, së paku në kundërshtimin e qytetarëve, elozhet e krerëve të LDK nënkuptonin se z. Hoti do të nominohet.

Avdulla Hoti është i preferuar i kryetarit Mustafa, andaj edhe pritej konfirmimi për kandidat për kryeministër, pa harruar këtu se edhe disa figura të respektuara brenda LDK thuhet se kanë refuzuar të jenë kandidat.

Përflitej shumë Kujtim Shala, si figurë e respektuar, edhe jo e atakuar as nga kundërshtarët politikë, por kryesorja edhe gëzon respekt nga ana e qytetarëve. Mirëpo, z. Shala ka refuzuar duke e prekur realitetin me dorë, duke ditur se s’ka shans LDK të fitojë, besa as të del e dyta, dhe është krejtësisht e kuptueshme që Kujtim Shala ka refuzuar të “konsumohet” në një garë që e di paraprakisht që është e humbur.

E humbur jo për fajin e tij, por që nisur nga kryetari Mustafa dhe disa figura të tjera kanë sjellë një pezëm tek elektorati i LDK, një pjesë e të cilës po kalon tek Vjosa.

LDK ishte e detyruar të vazhdonte me Hotin, edhe për të mos justifikuar deklarimet e opozitë se “qeveria Hoti ishte e dështuar”, andaj Dullës i ra barra të vazhdon tutje, edhe përkundër që realiteti në terren nuk është fare në interes të tij dhe të partisë që ai përfaqëson.

Fitorja më e madhe për z. Hoti do të ishte të merrte votat që mori në zgjedhjet e 2017, e të cilat vështirë të ndodh. Gjithsesi, nëse situate do të ishte në favor të LDK, natyrisht se do të kishte pretendime nga brenda LDK që të dilnin kandidatë tjerë, megjithatë këtë radhë Hoti është i detyruar, edhe përkundër realitetit, që nuk e favorizon aspak.

Megjithatë, nëse Hoti do të ishte edhe kryetar i LDK, mbase do të mund të bënte ndonjë lëvizje taktike të minutës së fundit, mirëpo me Isën në krye të saj, Dulla duet të paguajë gabimet e Isës, por edhe koston e qeverisjes nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat