Nuk është “shpikje” e Vjosa Osmanit slogani “Guxo”

Opinione

Nuk është “shpikje” e Vjosa Osmanit slogani “Guxo”

Skënder S. Kapiti Nga Skënder S. Kapiti Më 6 janar 2021 Në ora: 10:42
Vjosa Osmani

Slogani “Guxo” nuk është shpikje as e Vjosa Osmanit dhe as i Partisë Demokratike  të Kosovës , por është e Iluminizmit , parulla e të cilit ishte “Ki guximin për të përdorur mëndjen tënde”, parim të cilin unë e kam cituar në Librin tim filozofik “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK” në kapitullin “MEDIA” (faqe 69).

“Të gjitha hallkat e shtetit dhe pushtetit kanë nevojë për autoriteritin dhe mendimin intelektual, por kërkohet dhe guximi , aktivizimi dhe pjesmarrja e tij  në politikë, në partitë politike të cilat sot janë parti tribale, pronë e princave të përjetshëm që favorizojnë egoizmin, mediokritetrin dhe jointelektin”. 

Po kështu për moralin dhe guximin intelektual kam shkruar edhe në Librin tim tjetër  me titull “MORALOKRACIA” ku ndër të tjera po citoj nga ai Libër:

Morali i vërtetë kërkon pjesëmarrje, ndershmëri dhe guxim intelektual për të përdorur forcën , mënçurinë dhe autoritetin e kapacitetin intelektual kundër dhe për të rrëzuar reputacionin e pamerituar, arbitraritetin e mashtrimin, keqqeverisjen abusive; morali intelektual duhet t’i paraprijë ripërtëritjes morale e shpirtërore, optimizmit, shpresës, besimit dhe formimit të opinionit, gjykimit dhe vlerësimit të paanshëm.( Nga Libri im “MORALOKRACIA”, faqe 167)

Po kështu për guximin intelektual kam shkruar në një shkrim se:

“Intelektuali i vërtetë duhet të karakterizohet së pari nga guximi për ta përdorur në epokën e tij guximin kritik, forcën intelektuale, autoritetin dhe respektin që ai ka në shërbim të ndryshimit, për ta shëmbur reputacionin, arrogancën, arbitraritetin , korrupsionin, hipokrizinë dhe tradhëtinë e politikës e të pushtetit të keq prej të cilëve pësojnë bashkëkombasit e vet”. https:ëëë.fjalaelire.com/post/i-kadare-2019-dhe-esad-toptani-1916-me-titullin-francez-oficer-i-madh-i-legjionit-t%C3%AB-nderit.

Pra termi , koncepti apo slogani “Guxo” nuk janë shpikje të politikës e as të politikanëve shqiptarë, as të Vjosës dhe as të PDK-së por ajo është produkt i Rilindjes, Reformacionit,  IIuminizmit, modernitetit, është mendimtaria guximtare  dhe udhëzimi  që na kanë lënë porosi mendimtarët dhe  filozofët e mëdhenj botëror  si p.sh. Immanuel KANT,Karl POPER etj.   prej të cilëve unë kam mësuar shumë dhe jam  frymëzuar prej tyre,  dhe kështu pra madje edhe iu jam drejtuar në jo pak raste me shkrime, opinione dhe ese opinionit publik shqiptar, rinisë dhe sidomos intelektualëve shqiptarë për të guxuar për të vepruar,  dhe jo për të qëndruar asnjanës, spektatorë dhe indiferentë karshi të këqijave politike të realitetit.  

Pikërisht këtë kam bërë edhe në një shkrim timin në Nëntor të vitit 2020 me titull “Thirrje për ndërgjegjsim e veprim …” në të cilin Ju lexues do ta gjeni se kush është ai i cili ka bërë thirrje intelektualëve , shoqërisë e mediave  për Guxim, te cilin e kane botuar disa media , dhe po  të cilin ua kam dërguar edhe politikanëve shqiptarë, shkrim në të cilin unë i kam kërkuar  dhe bërë thirrje  shoqërisë, intelektualëve  dhe mediave të që guxojnë intelektualisht, politikisht dhe demokratikisht  për të vepruar për ndryshimin.

Dhe konkretisht ja se çfarë kam sygjeruar në atë shkrim në Nëntor 2020  para se ta shpallte  Znj. Osmani Sloganin “Guxo” si slogan të saj:

“Është koha që dituria, kompetenca dhe patriotizmi i vërtetë të aktivizohen fort dhe guximshem në politikë.

U them analistëve e opinionistëve , atyre që shkruajnë e botojnë shkrime dhe opinione që: mos rrini e thoni vetëm kritika  por kapërcejini edhe ju egoizmin negativ  dhe xhelozinë e sëmurë; inkurajoni dhe propagandoni më të mirët e intelektualizmit dhe kombëtarizmit  që janë aktivizuar në politikë.

Nëse nuk keni aftësinë dhe guximin për t’u marrë vetë me politikë, atëhere përdoreni gjykimin dhe vlerësimin për të mbështetur meritorët e vërtetë, sepse kështu edhe ndihmohet shteti, shoqëria por edhe e ndihmoni veten tuaj.

Aktivizohuni, mos rrini dhe mos prisni se dhuntia e talenti vlerësohen  duke pritur prej të tjerëve, sidomos prej mediokritetit dhe inferioritetit të cilët janë armiq të meritës dhe talentit. Shpërblimi merret sipas meritës, por  ama nëse dhe kur kur guxon e vepron edhe politikisht.

Për këtë është koha të dalë në skenë dhe të aktivizohet maksimalisht Guximi intelektual e politik i meritorëve dhe i intelektualëve të vërtetë. (https://www.botasot.info/opinione/1438131/thirrje-per-ndergjegjsim-e-veprim- )

 (Skënder KAPITI,

  [i]Pra Slogani “Guxo” nuk është shpikje  as e Znj. Osmani , as e PDK-së  e cia e akuzon se ajo ia ka vjedhur asaj , por sloganin “Guxo” e kam përdorur unë në vitin 2008 në Librin “TRIUMFI I KOMBIT” , po  kështu edhe  te Libri “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “MORALOKRACIA” si dhe te Libri “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT”, në letren me titull “Kombi duhet të jetë trim dhe i mënçur”, Libër të cilin e hap me thirrjen : “Lexoni për të mësuar”!, sepse pa dije dhe pa mësim mbetesh gjithmonë prapa dhe në prapambetje në rrugën e civilizimit, progresit, zhvillimit e mirëqënies.

Ndryshimi e përmirësimi kërkojnë  Guxim dhe aktvizim për të vepruar, kjo është motoja ime për politikën të cilën e kam trajtuar në shumë analiza dhe shkrime të botuara në mediat e portalet kryesore shqiptare.

Këto  libra ua kam dhurur pothuajse të gjithë kryetarëve të Partive politike shqiptare në Shqipëri e Kosovë por që asnjëri prej tyre jo falenderim por  as minimalisht as përgjigje nuk më kanë kthyer. Pra falë shtypit të lirë , penës së lirë të internetit bëhet  e mundur që opinioni të mësojë të vërtetat, moralin, dhe intelektualizmin pozitivist e politikën reale kundër mëndjemadhësisë dhe  egoizmit tinëzar, hipokrit, mosmirënjohës e spekulativ të politikanëve dhe të intelektualëve të tillë.

Nga Skënder Sadri KAPITI, opinionist, analist, shkrimtar, jurist, historian, politolog, studiues i Fesë, Moralit e  Filozofisë si dhe Veteran i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat