Rama bëri vizitë në Greqi, para se zyrtarisht ta dorëzoi Detin!

Opinione

Rama bëri vizitë në Greqi, para se zyrtarisht ta dorëzoi Detin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:27
Pamje nga vizita e Rames ne Greqi

Zgjerimi në 12.000 milje i Greqisë në Detin Jon, tashmë po merr formën e kryer. Zëvendësministri i Jashtëm grek Miltiadhis konfirmoi se Rama me kabinetin e tij qeveritar dhe partinë e tij PS janë të pajtimit për zgjerimin, po çështja do të dërgohet në Hagë që të konfirmohet ligjërisht.

Krejt kjo lidhet dhe ngjan me kundërshtimin e fuqishëm të opozitës, presidentit Meta, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë.

Me fjalë të tjera, ky do të ishte një formalitet për t´u arsyetuar Rama para popullit, për tregtinë me Detin shqiptar.

Sipas paraqitjes së Zëvendësministrit grek Miltiadhis, tash e tutje Deti do të jetë çështje e harruar, po Shqipëria do të përballet edhe me një  varg kërkesash të  tjera të parashtruara nga EU, të cilat i inicion Greqia, e ato do të jenë : regjistrimi i pasurive të palëvizshme të minoritetit grek dhe të drejtat e tyre në Shqipëri.

Po u plotësuan këto kritere që Greqia i matë me “standardet evropiane “,  vjen pastaj kërkesa e saj që të definohet statusi i tyre. Në fund krejtësisht planifikohet zgjerimi territorial në hapësirën tokësore shqiptare. Zgjerimi detar do të ishte i harruar.

Ky skenar dhe kërkesat greke do të bëhen edhe me bekimin e EU, sepse do t´u bashkëngjiten kërkesave të panumërta me standardet e zgjerimit, të cilat i kërkon bashkësia ndërkombëtare.

Ndoshta Rama e ka nuhatur këtë me kohë dhe Detin do ta dorëzoi vullnetarisht, po zgjerimin tokësor grek në kurriz të territorit shqiptar, nuk mund ta përbij aq lehtë.

Gjithsesi dhe me çdo kusht Rama po kërkon aleanca me Minishengenin Ballkanik të Serbisë dhe me Turqinë, në rast se dështon agjenda e zgjerimit me EU.

Ne po derdhim lot për Çamërinë, kurse Greqia po i konkretizon faktet: së pari i përkufizoi “ varrezat greke “ në Shqipëri, Kishën Ortodokse Shqiptare ia pronësoi Janatullosit, tash po zgjerohet në Detin shqiptar dhe në fund i mbetet vetëm edhe zgjerimi tokësor.

 Po të vinte puna për vijën kufitare Kosovë – Shqipëri ndoshta nuk do t´i kushtonim rëndësi, sepse është çështje mes vëllezërve, por neve në këtë shekull Mali i Zi na shkëputi sërish territor, Serbia është në ato përpjekje, kurse Greqia në njërë anë po na rrëmben Det, kurse po bëhet gati edhe territorin tokësor të na konfiskoi.

Elena Kocaçi po i mbron grekët

Sipas historianes sonë Elena Kocaçi edhe grekët janë popull, jo më pak se Pellazg sikurse shqiptarët, prandaj sipas saj do t´i kishim kushërinj. Por ata nuk e pranojnë një gjë të tillë dhe kemi përshtypjen se na urrejnë në baza raciste, njëjtë sikurse serbët.

 Në këtë rast si të pajtohesh që t´u lirosh territor tëndin, kur ata nuk e respektojnë prejardhjen tënde, nuk e pranojnë se të kanë kushërinj dhe luftojnë kundër interesave tua, pa llogaritur se po ta rrezikojnë bërthamën tënde ekzistenciale.

 Mund të ishim bashkë dhe ta përkrahnim njëri tjetrin. Tingëllon si një tregim i bukur, po aq absurd apo jo.

Nëse kemi të njëjtën DNA me grekët dhe nëse kemi prejardhje të njëjtë nga Pellazgët, atëherë e kemi po ashtu Aleksandrin e Madh, Homerin, Aristotelin, Pitagorën, Platonin, Eskilin, Akilin, Helenën, Trojën etj. të përbashkët.

 Do të ishte senzacion botëror që dy popujt ta shpallnin prejardhjen e tyre të përbashkët, duke u bazuar në baza shkencore.

 Nëse mund të paramendohet diçka e tillë pas gjithë katrahurave dhe armiqësive që Kanë ndodhur mes dy popujve, do të duhej secili nga këta dy popuj ta përpunoi të kaluarën, për t´u pajtuar me të sotmen dhe realitetin.

 Kultura dhe shkenca janë ato që shërojnë plagë të hapura. Akullin e theu Kadareja ynë me “ Eskilin ky humbës i madh “. Ka edhe raste të tjera nga të dyja palët, po mbeten ende zëra të vetmuar. Përpjekjet mund të shpaguhen. Elena Kocaçi, po punon në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat