Ja personi që e planifikoi dhe e kreu/ Vrasja e Ahmet Krasniqit, gjurmë e ligë në historinë e Kosovës

Opinione

Ja personi që e planifikoi dhe e kreu/ Vrasja e Ahmet Krasniqit, gjurmë e ligë në historinë e Kosovës

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 13 janar 2021 Në ora: 19:04
Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, riatdhesimi i mbetjeve mortore të ministrit të parë të luftës, përpjekjet, iniciativat dhe roli i eprorëve ushtarak të karierës lidhur me zhvillimin e atyre ngjarjeve të cilat lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të Kosovës me pasoja të paparashikueshme.

Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel, Ahmet Krasniqi në një atentat makabër më 21 shtator 1998, në qendër të Tiranës, në shtetin shqiptar, ishte dhe mbeti një ngjarje e cila shokoi opinionin mbarëkombëtar, por edhe më gjërë.

Ajo vrasje ishte mirë e planifikuar, dirigjuar dhe udhëhequr nga kreu i ekzekutivit të partisë socialiste të shtetit shqiptar Fatos Nanos. Kur e them këte bazohem në fakte dhe ja disa nga ato që do i paraqes në vijim:

Me 20 shtator të vitit 1998, pra një ditë para betimit të Brigadave 134, 131 dhe 133, Fatos Nano, kishte dërguar një faks, në komisariatin e policisë së Tropojës. Një oficer i atij komisariati, kishte kërkuar takim me kolonel Ahmet Krasniqin, për t´ia përcjellur mesazhin e Fatos Nanos, i cili ka këtë përmbajtje si vijon:

”Fatos Nano, urdhëroi që të mbyllen qendrat për regrutim në Viqidol dhe Papaj ” !

Kolonel Ahmet Krasniqi, e kishte kundërshtuar atë urdhër, duke ju drejtuar oficerit të policisë:

”Ne, jo vetëm që nuk do i mbyllim këto qendra, por do të hapim edhe qendra tjera. Tropoja dhe gjithë Shqipëria do të jenë prapavijë për Kosovën”.

Po at natë xhipit të kolonelit Krasniqi, i shpërthehet goma, nga persona të pa njohur. Hilmi Nebihu, kërkoi që të shkojë dhe rregullojë gomën, por pa dhënë detaje dhe hollësi edhe pse dinte që një person i deleguar nga Fatos Nano, qëndronte në objektin tonë në Viqidol.

Pse s’më paralajmëroi Hilmi Nebihu, kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, për Shërbimin Informativ të Ushtrisë (SHIU) për këte përfaqësues të Nanos dhe pse duhej shkuar natën, kur ishte rreziku më i madh për lëvizje, këte duhet ta thotë ai dhe pres sqarim.

Isha unë ai që mora detyrën për ta rregulluar gomën kur mësova se bëhet fjalë për veturën e ministrit Ahmet Krasniqi, duke vajtur me ushtarin Fadil Hadërgjonaj, (S´bëhet fjalë për eprorin Fadil Hadergjonaj), në Bajram Curr. Trokitëm derë më derë deri sa një Gomister, na hapi derën, duke pyetur se s´kërkojmë?

Pas spjegimit se kush jemi dhe pse kemi ardhur në këtë kohë të vonë nate, na pranoi brenda për ta rregulluar gomën duke na këshilluar; mos gaboni të udhëtoni për Papaj, sonte ju duhet të qëndroni në Bajram Curr, nëse s´keni ku e bëni natën mund të qëndroni tek unë, sepse është rrezik i madh për sigurinë tuaj, pra mund t’iu ndodhë çdo gjë, bandat këtu bëjnë kërdi...!

Unë insistova që pa tjetër duhet të kthehemi, pasi ne kishim një ”Kërkesë”, dhe kërkesa duhet zbatuar pa tjetër, kështu rezonojmë ne ushtarakër e karierës, pa marrë parasysh çmimin që do paguajmë kur është në pyetje Ministri ynë, dhe pas shumë përpjekjeve për të mos udhëtuar më në fund ra në dakord edhe Gomisteri.

Gomisteri, kërkoi që t´na shoqërojë deri në gjysëm të rrugës, t’a kalojmë vendin ku kanosej rreziku më i madh dhe pastaj të vazhdojmë më tutje për në Viqidol-Papaj të Tropojës.

Fillimisht ai vazhdoi t’a ngasë makinën i pari, ndërsa ne vazhduam pas tij duke përcjellur me kujdes të veqantë. Ashtu kaluan gjysmën e rrugës, kur e vërejtëm se vetura e tij u ndal, duke na dhënë shenjë që të vazhdojmë tutje, ne vazhduam pa u ndalur fare në pjesën e dytë të rrugëtimit.

Ia arrijtëm që të mbërrijmë në destinacionin e duhur, pa kurrfarë problemi dhe telashe falë këtij njeriu të mirë të cilin na e solli Përendia. (dëshiroj ta kontaktoj Gomosterin që na ndihmoi aso kohe).

Detyra e pranuar është kryer me sukses dhe pa pasoja për ne, meritë kjo e Gomisterit, person, të cilit emrin s’munda t´ia mësoj, meriton një mirënjohje publike, për veprimin dhe ndihmën e ofruar në kushte dhe rrethana të vështira, i cili pa kurrfarë interesi rrezikoi veten për ne, por që kam d’eshirë t´më lajmërohet ai apo dikush që e ngjeh kamë thjesht dua ta kontaktojë personalisht.

Të nesërmen gjatë kthimit për në Tiranë bashkë me Hilmi Nebihun, Flamur Gashin e Leonora Jakupin, e cila kishte kënduar në solemnitetin e dhënjes së betimit të njësive operative të UÇK-së, brigadave 134, 131 dhe 133 më 21 qershor 1998 në Papaj të Tropojës.

Image
Leonora Jakupi gjate betimit të njësive operative të UÇK-së, brigadave 134, 131 dhe 133, para Ministrit të parë të luftës kolonel Ahmet Krasniqit më 21 qershor 1998.
Image
Leonora Jakupi e para nga e majta pas betimi të njësive operative të UÇK-së në Papaj më 21 qershor 1998, pasojnë Shaban Draga, Faruk Xhemajli, Nehat Basha, Rrustem Berisha, Nazif Ramabaja dhe personi në të bardha fotografi Avni Kastrati

Babai i Leonorës, Qazim Jakupi, kishte humbur jetën më 15 korrik, tri javë pas betimit të brigadave operative në Tropojë, në një, ”Fatkeqësi komunikacioni”, në aksin rrugor Bajram Curr-Tropojë, vetura e të cilit ishte rrokullisur duke rënë poshtë në një hendek në Lumin e Valbonës.

Se a ishte aksident i rastit apo i planifikuar dhe montuar, kurrë s’u kuptua e vërteta e atij aksidenti me fatalitet, që për pasojë rezultoi me vdekjen e Qazim Jakupit, babait, të Leonora Jakupit.

Leonora, kurrë më s’u këndoi njësiteve operative të kolonel Ahmet Krasniqit, ishte tërheqje vërejtjeje apo kërcnim për ate nga grupi i cili montoi fatkeqësinë në komunikacion, ne s´do të mirremi me paragjykime, megjithate ky rast duhet hetuar dhe dokumentuar, unë vetëm po parashtroj pyetje të tjerët, pra organet kompetente të sigurisë duhet të merren me rastin në fjalë.

Përafërsisht në kilometrin e pestë para Liqenit të Komanit, një bandë e armatosur dhe e maskuar shtin me armë zjarri në drejtim të tyre, për fat të mirë s’pati të plagosur as të vrarë, por që banda mirë e armatosur dhe maskuar ua marin veturën me të gjitha gjërat dhe dokumentet, fatmirësisht një kasetë e xhirimit të solemnitetit të betimit në Papaj shpëton./ Vazhdon

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat