KQZ-ja dhe Gjykata në Kosovë janë instrumente të politikës së vjetër

Opinione

KQZ-ja dhe Gjykata në Kosovë janë instrumente të politikës së vjetër

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:32
Skënder Sadri Kapiti

Sot kauza në Kosovë është lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër tradhtive publike e kombëtare, kundër mashtrimeve e gënjeshtrave, kundër hipokrizisë dhe kundër antiligjit e antishtetit. Kjo kauzë kombëtare është njëkohësisht edhe kauzë e LVV, kundër së cilës është e gjithë elita politike e vjetër dështake e Kosovës.

Krahas elitës politike të vjetër të Kosovës janë edhe instrumentet politike të saj, Gjykata dhe KQZ-ja, të cilat në vazhdimësi të agjendës së tyre  antiKURTI vjen edhe vendimi i KQZ- së Kosovës për të skualifikuar dhe mos lejuar që të kandidojnë për deputet disa kandidatë , por që qëllimi është ai i mos lejimit të kandidimit të Albin KURTIT, kandidatit për Kryeministër nga Vetëvendosja. 

Duhet ta dijë mirë KQZ-ja se nuk mundet kurrë që të sfidojë kauzën dhe as verdiktin e demokracisë dhe të popullit që janë: demokracia, liria, shteti, antikrimi, antikorrupsini dhe kundër tradhtia.

Nuk është e vështirë për ta konstatuar faktin se KQZ në Kosovë gjithmonë por sidomos këto 3 palë zgjedhjet e fundit parlamentare ajo është përpjekur  por me “modesti” sa ka mundur për ta minimizuar fitoren e VETËVENDOSJES. Pra, pavarësisht përpjekjes për dukje  si një institucion i pavarur ajo ka anuar dhe është lakuar  qoftë edhe sado pak nga  politika e pushtetit që ka qeverisur ashtu sikurse gjithmonë që në Shqipëri, KQZ -ja ka qenë e kapur politikisht.

Në Shqipëri para dy vitesh ndodhi absurditeti më i madh dhe i paprecedentë në Demokraci, e që ishte mbajtja e zgjedhjeve vendore pa pjesëmarrjen opozitës  edhe pse kishte një dekret presidencial për shtyrjen e tyre nga Presidenti Ilir Meta.

Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë të rëndë paqëndrueshmërie politikë ,pas atij skandali të rëndë të trafikimit e të shitblerjes së votave nga pushteti.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve u kundërshtua edhe nga faktori demokratik ndërkombëtar. Pra në Shqipëri në vitin 2019 u zhvilluan zgjedhje moniste antidemokratike ku fituese e të gjitha Bashkive doli partia në pushtet ,Partia Socialiste pasi KQZ-ja në Tiranë edhe i lejoi ato zgjedhje por edhe i certifikoi pa pritur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dhe po këtë model mesa duket po përdor edhe KQZ-ja e Kosovës  e cila nuk certifikon jo vetëm kandidatët për deputet por as Partinë politike kryesore dhe më të madhe të Kosovës , atë të “VETËVENDOSJES”, pra tipikisht ashtu sikurse veproi edhe KQZ-ja në Shqipëri. Pra qëllimi KQZ-së në Kosovë  është që të mos marrë pjesë në zgjedhje LVV, dhe mundësisht  që Albin KURTI të mos jetë kandidat i saj..

Qëllimi KQZ-së në Kosovë është imponimi me sa të mundet që LVV të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi ajo me siguri që është fituesja e madhe e tyre. Pra ky është një kurth djallëzor  juridik e politik jo vetëm kundër Kurtit por edhe kundër Demokracisë: eliminimi i pjesëmarrjes së opozitës potente dhe të fortë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2019.

Kjo edhe të bind, pasi edhe kohë më parë ishte po Gjykata  e cila “certifikoi” pucin parlamentar, atë të rrëzimit të legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve te 6 Tetorit 2019 , ku Gjykata delegjitimoi legjitimitetin popullor dhe legjitimoi legjitimitetin pakicë, atë parlamentar, atë të pazarit e të trafikimit parlamentar, ku si rezultat i kësaj qeverinë e formoi politika humbëse e zgjedhjeve të 6 Tetorir 2019.

Çudia më e madhe  e Gjykatës dhe e KQZ-së së Kosovës është edhe kjo, se në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019  lejoi kandidimin KURTIT dhe deputetëve të tjerë, ndërsa tani në prag të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 nuk i lejon të kandidojë, me arsyetimin se nuk e lejon ligji pasi janë ndëshkuar penalisht në tre vitet e fundit, në një kohë kur ky afat kohor ndëshkimi ishte edhe për zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Pra, tani medemek KQZ po zbaton ligjin dhe atëherë jo, gjë e cila e komprometon rëndë KQZ-në apo jo.

Absurditeti tjetër i madh është fakti se as Kurti dhe as deputetët e tjerë nga VETËVENDOSJA të cilët i s’kualifikoi KQZ-ja nuk janë dënuar as për krime, as për hajni, as për korrupsion dhe as për tradhti kombëtare, por janë dënuar pse i  dolën në mbrojtje Ligjit, Kushtetues dhe interesave të Kosovës në mbrojtje të shtetit dhe të tërësisë territoriale të Kosovës duke kundërshtuar Demarkacionin i cili i dhuroi Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë shqiptare; kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe , pra kundërshtuan formimin  e minishtetit serb brenda Kosovës.

Dhe pikërisht për këto KQZ-ja nuk certifikon ata që duhet të kandidojnë  për deputet por certifikon ato individë dhe ato parti politike që kryen vepra, akte e marrëveshje  të rënda e të dëmshme kombëtare. Ky është absurditeti më i madh që ndodh  me politikën ,drejtësinë dhe me demokracinë në Kosovë. Pra KQZ-ja dhe më parë Gjykata ka marrë një vendim të paracaktuar dhe të mirëmenduar nga aleanca politike e së keqes kombëtare, ajo e LDK+PDK të cilat janë arkitektet e montimit të sistemit të korrupsionit e të hajnisë në sistem; të ndërtimit të gjyqësori kriminalo-politik; arkitektët e marrëveshjeve antiKosovë me Serbinë si atë të Demarkacionit, Bashkësisë së Komunave serbe, atë të ngritjes së Gjykatës Speciale antishqiptare dhe të asaj të Uashingtonit që  Serbinë si hisedare në Kosovë  si dhe heqjen   e reciprocitetit dhe ndalimin e përpjekjeve diplomatike të Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e saj në organizma dhe organizatat ndërkombëtare.

Skënder Kapiti Ju mbështes sepse keni të drejtë në këtë analizë reale  ashtu sikurse edhe në të tjerat para kësaj , ku Ju si njohës shumë i mirë i gjendjes në Shqipëri dhe në Kosovë e prezantoni atë mediatikisht dhe ku ndikoni dhe u bëni thirrje intelektualëve, mediave dhe rinisë që të mbështesin Albinin dhe Vjosën për në të mirë të çështjes kombëtare sidomos të cilën Ju miku im Skënder e keni si parësore e cila spikat në shkrimet, opinionet dhe në librat tuaja. Edhe unë jam njohës dhe studiues,  si shkrimtar, analist dhe poet jam në një linjë me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat