Vizita e djeshme e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe aktivizimi i bandave serbe!

Opinione

Vizita e djeshme e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe aktivizimi i bandave serbe!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 31 janar 2021 Në ora: 17:40
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dje në Mitrovicë

Disa individë të mjerë, shkurt pamës dhe grupe të partive politike kanë filluar t’i dhënë kahje negative vizitës së djeshme të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Mitrovicën Veriore. Këta individë, duke tentuar që përmes analizave dhe opinione të tyre të përfitojnë ndonjë votë në prag të zgjedhjeve nacionale, përmes jo argumenteve po tentojnë që kësaj vizite t’i dhënë kahje destruktive dhe të dështuar.

Kjo vizitë e dy strukturave politike të Kosovës, vërtetoi edhe një herë se institucionet e sigurisë dhe mekanizmat tjerë të Republikës së Kosovës janë të brishta dhe nuk janë në gjendje që të krijojnë klimë dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe cilin do udhëheqës të Kosovës.

Duhet theksuar se gjatë dy shekujve të fundit, Serbia është e njohur për terrorizëm dhe organizata të ndryshme terroriste të cilat janë formuar nga vet shteti, sidomos ndaj popujve jo serb (shqiptarë, boshnjakë, turq, gjermanë, hebrenj etj.).

Serbia është dhe ka qenë strofull e terrorizmit burimor serb. Këto organizata terroriste serbe në Serbi, i formojnë, ushtrojnë dhe i udhëheqin përfaqësuesit më të lart të shtetit.

Mentaliteti terrorist në Serbi është kultivuar nga qarqet ushtarake, policore dhe kishtare, me karakter politik, etnik dhe fetar gjithmonë në funksion të projektit të "Serbisë së Madhe".

Që nga vitit 1860, ishte formuar Organizata Terroriste serbe e quajtur Lëvizja kombëtare serbe, e cila përveç terrorit të ushtruar për t’i përzënë qytetarët jo serb deri në vitin 1867, ka djegur fshatra të tëra dhe shkatërruar objekte të ndryshme duke zhdukur çdo gjurmë të kulturës materiale (turke, shqiptare dhe boshnjake).

Organizata terroriste serbe Bashkim ose vdekje, e formuar në vitin 1903, doli dega e saj e njohur me emrin Dora e zezë.

Gjatë luftës së parë dhe dytë botërore e sidomos gjatë luftërave në ish-Jugosllavi 1991-1999, organizatat terroriste në Serbi, janë shtuar gjithandej duke hartuar programe me karakter klero fashist, dhe të terrorizmit shtetëror si: Bosnja e re, Lëvizja çetnike serbe, po ashtu u themelua edhe lëvizja Serbët e bashkuar.

Këto organizata famëkeqe veprojnë legalisht si grupe paramilitare të partive politike, apo si organizata jo qeveritare, të cilat janë të regjistruara dhe financohen nga burime të ndryshme legale dhe ilegale vendore dhe ndërkombëtare.

Po i përmendim vetëm disa nga këto Armata çlirimtare serbe, Këshilli kombëtar serb, Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës. Në Serbi funksionojnë këso grupesh kriminale 'organizata para politike apo OJQ", funksionojnë edhe 30 sosh.

Këto grupe kriminale kanë kryer atentate të panumërta brenda dhe jashtë shtetit serb. Duke qenë të "bekuara" dhe në funksion të klero fashizmit dhe të politikës hegjemoniste serbo madhe.

Në histografinë e Serbisë, janë emrat e 12 princave, mbretërve e kryeministrave të vrarë me atentate qoftë me motive politike apo me motive tjera hakmarrëse.

Ndër atentatet më të njohura janë: Princi Mihajllo Obrenovic (1868), Princi Aleksander Obrenovic dhe gruaja e ti Draga Mashin (1903), po ashtu atentat ndodhi edhe kundër Aleksandër Karagjorgjevic (1934), Millan Nebic (1941), Ivan Stambovic (2000), Zoran Gjingjic (2003) dhe shumë atentate tjera.

Në vitin 1986 organizatat terroriste serbe vranë Kryeministrin e Suedisë Ulof Palme, ndërsa në vitin 2003 atentatorët serbë vranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Ana Lindh, vepër kjo kriminale, e cila e shokoi gjithë Suedinë. Duhet theksuar se politika hegjemoniste serbe përmes grupeve dhe organizatave kriminale serbe, kanë organizuar atentate ndaj shqiptarëve dhe kroatëve në emigracion, ketë më së miri e dëshmon atentati kundër Enver Hadrit, Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës etj. Këto asnjëherë nuk u ndalën edhe gjatë shekullit në të cilin po jetojmë, një tentim grusht shteti dhe atentat u organizua edhe kundër Kryetarit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Të gjitha këto e dokumentojnë regjistrin e pjesëmarrjes së Serbisë në 135 luftëra për zgjerimin dhe pushtimin e territoreve të huaja. E kjo u dëshmua më së miri gjatë luftës në Kosovë, ku ushtria, policia dhe grupet kriminale serbe shkaktuan masakra dhe krime ndaj popullatës civile shqiptare. Prandaj, në fund po e theksojmë edhe një herë se ngjarja e djeshme në Mitrovicën Veriore është vazhdimësi e politikës dhe historisë të shtetit serb dhe e Kishës Ortodokse famëkeqe, e cila është përgjegjëse për gjenocidin dhe gjakderdhjen gjatë historisë e deri në luftërat e fundit në ish-Jugosllavi.

Politika e pasluftës e udhëhequr nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në raport me Serbinë ka qenë politikë shterpe, naive dhe e dështuar në ndërtimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës. Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, se sa ne jemi unik dhe jemi duke punuar për të ndërtuar ushtri profesionale dhe mekanizma tjerë të sigurisë është për tu dëshiruar. Prandaj nuk është befasi ajo që ndodhi dje në Mitrovicë do të ndodhë edhe nesër kushdo që të vijë në pushtet derisa kemi qasje të gabuar në udhëheqjen e politikës, ndërtimin e shtetit dhe vazhdojmë të jemi kështu të përçarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat