Dëshira

Opinione

Dëshira

Nga: Dibran Demaku Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Dibran Demaku

Dëshira si kategori sociale e shoqërisë njerëzore mbase është më sublimja.Themi kështu,pasi që nga lindja e deri në përfundim të jetës individi është i përcjellur nga kjo kategori sociale e shoqërisë njerëzore.Dhe dëshira si e tillë paraqitet nga dy drejtime:nga vetë individi dhe nga ata që e shoqërojnë.Shoqëruesi i parë i individit është nëna,ajo që i jep jetë dhe e cila edhe i ka dëshirat më sublime për bimën e saj.

Ajo(pra)nëna i nxjerr në pah e para dëshirat dhe urimet për bimën e saj:-Nina nëna në djep të drunit,ti m‘u bafsh plak i katundit!-na këndonin nënat tek koka dikur.Siç duket atëherë posti më i lartë (politik)për shqiptarët ishte Plaku i katundit!

Por me zhvillimin e shoqërisë njerëzore edhe dëshirat e nënave për bimët e tyre ndryshuan.Sot nënat për bimët e tyre në djep këndojnë:-Nina nana bir(bijë) e paq shëndet,ju bëfsh nanës Deputet!

Nënat tash e kanë kuptuar se të qenurit deputet është ëndrra dhe dëshira e individit.Dhe atë për arsyen e thjeshtë se kur të arrish një post të tillë,përveq që je i nderuar dhe i respektuar(shpeshëherëedhe nga interesi) je edhe i priveligjuar i shoqërisë ku jeton.Përveq kësaj jeta ka treguar se të jesh deputet(i popullit)në shoqërinë shqiptare ti si individ do t‘a shkosh jetën në qumësht e mjaltë-siç thotë populli!Që nga zgjedhja deputet(i popullit,kjo i popullit është vetëm një cilësor mashtrues,sepse jeta ka treguar se individi kur e arrinë këtë post punon vetëm për veten e tij dhe ata që i ka përrreth).Përveq kësaj të jesh deputet bëhesh i njohur dhe njerëzit(servilët)të buzëqeshin dhe të duartrokasin!

Për të gjitha këto(dhe të tjerat që s‘u thanë)sot e këtu,pothuajse secili individ e ëndërron nominimin dhe pastaj edhe zgjedhjen zgjedhjen.

Kur jemi tek nominimi(për kandidat për deputet)jeta ka treguar se shumë para nominimit ti duhet të përkrahësh partinë dhe liderin e saj duke i bërë propagandë kudo të jesh:edhe në atdhe edhe në diasporë.(Nuk ka rëndësi nëse partinë dhe liderin e saj dikur në jetën tënde i ke urrejtur dhe sharë deri në ekstrem).E rëndësishme është që partinë dhe liderin e partisë së zgjedhur ta lavdërosh duke e ngritur në piedestal,dhe pastaj partia dhe lideri si kundërshpërblim të fusin në listën e kandidatëve për deputet!

Pas futjes në listë(nuk ka rëndësi nëse e ke merituar apo jo)ti ngado të shkosh dhe kudo të jesh duhet të premtosh...të premtosh...e të premtosh...(me premtime bosh) që të zgjosh vëmendjen e zgjedhësve(votuesve).Dhe kur të zgjedhesh e të bëhesh deputet(të është plotësuar dëshira) atyre që të kanë votuar dhe zgjedhur mund të ua kthesh në stilin:Përralla në Golesh e mira prej nesh!

Dëshirë për të pasur dhe për t‘u dukur është kjo.Ndërkaq premtimet janë përralla të bukura që i gëlltisin ata që duan dhe ëndërrojnë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat