Psikologët me tituj shkencorë magjistra dhe doktor shkence bredhin rrugëve të pa punë

Opinione

Psikologët me tituj shkencorë magjistra dhe doktor shkence bredhin rrugëve të pa punë

Nga: Ismail Muciqi, gazetar Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Ismail Muciqi

Në vitin 1999 gjatë eksodit të Kosovareve në Shqipëri dhe Maqedoni, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të Refugjateve, pata rastin që disa here të takohem me mjeket pa kufi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo ekipe e mjekeve kërkonin vazhdimisht takime me qytetaret e përndjekur nga Kosova. Këshillat dhe sugjerimit e tyre shkencore kishin të bënin me parandalimin e traumave të luftës në Kosovë.

Tani pas 20 vitesh po e kuptojë analizën dhe mesazhin e tyre të cilët na sugjeronin se një pjesë e refugjateve pas mbarimit të luftës do të përballen me pasojat dhe traumat shëndetësore gjatë jetës. Se me të vërtet tani Shoqëria Kosovare pas mbarimit të luftës po përballet me probleme me te ndryshme shëndetësore të cilat ma të shprehura po manifestohen edhe tek gjeneratat e reja e sidomos nëpër shkollat tona viteve të fundit po  shprehet edhe sjellja delikuente e nxënësve nëpër shkolla.

Anomalia si dukuri e sjelljes tek një pjesë e gjeneratës së re po e pengon punën normale në sistemin edukativo arsimore. Nuk janë të rralla rastet kur dëgjojmë lajme sensacionale të dhunës nëpër shkolla dhe në entet edukative. Ka kohë që sistemi i arsimit është lënë anash nga qeveritë e pasluftës të cilat në krye të Ministrisë së Arsimit kanë emërua ministra politikë të cilët më shumë i kanë shkaktua dëme Arsimit sesa që kanë lënë ndonjë gjurmë pozitive në avancimin e punës dhe cilësisë në shkollat tona.

Nepotizmi dhe jo profesionalizmi ka dominue gjithandej sistemit të Arsimit që nga shkolla fillore e deri tek Institucionet Universitare. Është e dhimbshme udhëheqja e politikës kadrovike e burimeve njerëzore nëpër Institucionet Shkollore. Sot bredhin rrugëve si të pa punë një numër i psikologëve me tituj magjistra dhe doktor shkence të cilët duhej të ishin të punësuar në institucionet edukative për tu dhënë ndihmën dhe trajtimin e nevojshëm nxënësve të cilët kanë probleme psikike shëndetësore dhe të cilët kanë nevojë për ndihmën dhe këshillat e psikologut.

Para pak ditësh në një televizion e përcolla me vëmendje një psikologe e cila quhej Lule Alidemaj. Ajo më la përshtypje të një profili të psikologes me plotkuptimin e fjalës. Hulumtova më gjatë në Youtube dhe mësova se e njëjta ka botuar dy libra të shkencës së psikologjisë. Mjerisht kjo psikologe ende është e pa punë ndërsa shkollat tona ballafaqohen vazhdimisht me problemet e trajtimit të sjelljeve jo normale të një numëri të nxënësve nëpër shkolla. Këto janë anomalit të cilat plot 20 vite e përcollën arsimin dhe edukimin e Shtetit të Kosovës dhe të cilat si rezultat e sollën edhe testin PISA si piramidë e gjendjes dhe cilësisë në Arsimin e Kosovës.

Anomalit e degradimit shoqëror janë të prekshme kudo në Institucionet e Kosovës. Mjetet e informimit televizionet të cilat përmes debateve politike po e helmojnë opinionin vazhdimisht po e pasqyrojnë politikën e mbrapshtë  editoriale e cila po e përqanë shoqërinë. Do ishte shumë më racionale dhe ma fisnike sikur televizionet në Kosovë në politikën programore të organizonin emisione edukative duke i plotësuar edhe me këshilla profesionale, shëndetësore të cilat do të trajtoheshin nga psikologet dhe pedagoget. Një aktivitet i tillë nuk po ndodhë, përshkak të vetëdijes së ulët të njerëzve që  udhëheqin me institucionet e arsimit dhe të shëndetit mental në Kosovë. Shtetin e Kosovës ka kohë që e ka ngulfat pa dituria e njerëzve pa dinjitet dhe pa integritet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat