Netanyahu dhe Erdogani i drejtohen Kurtit!

Opinione

Netanyahu dhe Erdogani i drejtohen Kurtit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 28 shkurt 2021 Në ora: 18:20
Albin Kurti

Politika e Kosovës në sprovë. Në sprovë vëhet edhe Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Kosova është politikisht tejet e polarizuar, po vendimet në të mirë të atdheut duhet të merren.

 Ekzistojnë dy alternativa: njëra është të shqyrtohe edhe njëherë marrëveshja, sidomos e cila ka të bëjë me hapjen e ambasadës në Jerusalem.

 Dhe e dyta është të merret hapi vendimtarë dhe pa hetizuar, ambasada të hapet në Jerusalem, ashtu siç është arritur marrëveshja.

Ata të cilët e përkrahin alternativën e parë dëshirojnë që ne të jemi të matur dhe mos ta iritojmë EU, për të cilën ne kemi aq shumë nevojë si në rastin e bisedimeve me Serbinë, përmbylljen e marrëveshjes, anëtarësimin në EU, OKB dhe Nato etj.

Grupi i dytë pa humbur kohë dëshiron që ne të rreshtohemi në anën e SHBA dhe Izraelit. Ambasada pa humbur kohë të hapet në Jerusalem, i pëlqeu kjo dikujt apo jo.

Deri më sot ne kemi vepruar gjithnjë sipas udhëzimeve të EU : Na u desh ta votonim Asociacionin, Gjykatën Ndërkombëtare, Marrëveshjet me Serbinë, Kufirin me Maqedoninë, kufirin me Malin e Zi duke humbur territor etj. kurse ne EU - ja, Kosovën të vetmin shtet evropian e mbanë ende të izoluar.

Serbia po luan me EU duke fituar në kohë dhe duke pritur t´i realizoi synimet ndaj Kosovës me ndihmën e Rusisë dhe Kinës. Pra EU si gjithnjë e pavendosur, nuk përdor mekanizëm apo nuk kërkon limit për arritjen e marrëvesjes përfundimtare.

Në anën tjetër EU herë haptas, herë i mbyll sytë dhe gjithnjë e favorizon Serbinë në dëm të Kosovës, me moton mos ta iritojmë Serbinë sepse ajo do t´i afrohet Rusisë.

Serbia çdo ditë e kërcënon Kosovën si politikisht, po ashtu ushtarakisht kurse EU i mban veshët e shurdhër, gjoja se spo dëgjon asgjë dhe kohët e fundit përfaqësuesit e saj deklarojnë se, ne jemi neutral përballë statusit të Kosovës.

Sot dikush në emër të EU të thotë mendime të tilla trashanike kur statusi i Kosovës është i përfunduar dhe Kosova së paku nga 116 shtete është e njohur, nuk e beson dot.

Për absurditet edhe sot kemi 5 shtete nga EU të cilat ende refuzojnë njohjen e Kosovës.

Të gjitha këto dëshmojnë që EU është e përçarë, e pavendosur dhe ballafaqohet me probleme serioze.

Shqiptarët duhet ta shikojnë interesin e vetë kombëtar e ai është të rreshtohemi krah SHBA dhe Izraelit, duke bërë përpjekje ta bindin EU për vendimin e tyre.

EU - ja po ashtu ka mendimin e saj për ne : ata haptas deklarojnë, shqiptarët veprojnë ashtu si i urdhëron SHBA.

Prandaj shqiptarët kudo që janë nuk mund dhe nuk guxojnë të vendosin dhe veprojnë kundër körkesave të SHBA, sepse ne jemi të bindur se nëse mbetemi vetëm nën mëshirën e EU, ata sërish do të përpiqeshin ta zgjidhin problemin tonë në kuadër të Sebisë.

Garantimi i tyre do të ishte : ne do të angazhohemi që t´i kontrollojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, në mënyrë që Serbisë t´ia tërheqim vërejtjen.

Ne aq sa kemi nevojë për EU, po aq kemi nevojë për SHBA, por nëse vjen çështja për ta zgjedhur njërën nga këto të dyja ne patjetër do të vendosnim për SHBA. Këtë e dijnë edhe Evropianët dhe kjo është krejtësish e logjikshme dhe në rregull.

Prandaj ne shpresojmë se çdo politikan shqiptar në këtë rast edhe Albin Kurti duhet të vendos në interesin e popullit.

 Interesi i popullit tonë është: nëse SHBA është e pajtimit që ambasada e Kosovës të hapet në Jerusalem, këtë ta bëjmë pa menduar dy herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat