Pritja madhështore e Vjosa Osmanit në Zvicër, e ka efektin e vet ndërshtetëror dhe peshën e një personaliteti të veçantë

Opinione

Pritja madhështore e Vjosa Osmanit në Zvicër, e ka efektin e vet ndërshtetëror dhe peshën e një personaliteti të veçantë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 10 mars 2021 Në ora: 18:49
Vjosa Osmani

Shteti i Zvicrës është një ndër vendet me shembullin më të mirë të integrimit të popujve, ndoshta edhe në botë, e cila në përbërjen e vet i ka afro 8 milionë e gjysmë banor, si edhe 2 milionë të huaj, prej të cilëve edhe 5, 2%, shqiptarë, duke u renditur në vendin e pestë nga popujt e huaj që jetojnë në këtë vend.

Shteti i Zvicrës, përbëhet nga 26 kantone konfederative, ku secili e ka Kushtetutën e vet, qeverinë dhe parlamentin, Gjykatat dhe ligjet e veta, të cilat së bashku ndërlidhën në pajtim me parimet e Konfederatës dhe ligjeve të shtetit.

Secili kanton i gëzon të drejtat e veta administrative dhe lirinë e tyre në vendimmarrje, gjithashtu janë të pavarur edhe në shërbimet e tyre, në kuptimin e asaj që quhet qeverisje, si në arsim, shëndetësi, polici, në punë sociale, në kontrollin e nivelit të taksave dhe në gjitha shërbimet tjera të nevojshme.

Zvicra është një ndër vendet më të njohura me një ekonomi të zhvilluar dhe stabile, por edhe me një standard të lartë të jetës. Ky vend shquhet edhe si kështjella më e njohur e investitorëve të huaj me investime dhe shuma të mëdha të kapitalit që ruhen në bankat e këtij vendi.

Ky vend është një ndër vendet që ka arrit të ardhurat më të larta për kokë të banorit si asnjë vend tjetër, dhe e ka shkallën më të ulët të pa punësisë, si një e arritur përmes politikave dhe reformave të punës, por edhe të përgjegjësisë e llogaridhënieve, duke filluar prej udhëheqësit përkatës dhe deri te shefi mbikëqyrës, apo prej shkencëtari dhe tekniku e deri te bujku dhe të tjerë.

Prandaj, Kosova ka shumë nevojë të zgjerojë marrëdhëniet e saj politike dhe ekonomike me vendet e zhvilluara të botës, sikur edhe me shtetin e Zvicrës, ku edhe vendi i jonë do ta gjente vetën në një perspektivë të tillë, veçanërisht në modalitetet e tilla të punës dhe organizimit në qeverisjen e shtetit, duke i zbatuar kriteret e nevojshme, që mbështetën mbi të gjitha në ndjenjën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Po ashtu, vizita e presidentes së Kosovës, z. Vjosa Osmani, këto ditë në Zvicër, ishte mjaftë domethënëse, ku përfaqësuesit e këtij shteti i bënë një mikpritje të rrallë, ndër të tjerë, edhe nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës, z.Irene Kalin, pastaj ministri i jashtëm z. Ignozia Cassis, kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit z. Andreas Aebi dhe të tjerë, me ç’rast do të ishte vizita më mbresëlënëse në kohët e fundit në këtë vend, që do mbahet në mendje një kohë të gjatë.

Ndër të tjera, presidentja V.Osmani, në Parlamentin e Zvicrës, i njoftoi miqtë e vet për të arriturat e shtetit të Kosovës, po ashtu përmendi edhe Zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të këtij viti, si fitore e gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët si kurrë një herë tjetër do të tregohen të bindur për ndryshime pozitive në këtë vend.

Zonja Osmani, që në fillim të fjalimit të saj e falënderoi shtetin zviceran dhe popullin e këtij vendi, për kontributin e tyre të vazhdueshëm që e dhanë për Kosovën dhe lirinë e saj, dhe duke u renditur ndër të parat që e pranoj shtetin e pavarur të këtij vendi.

Shteti i Zvicrës, me Kosovën, kanë raporte shumë të mira, ku zonja Osmani, e falënderoi edhe misionin paqësor SËISSCOY- të këtij vendi, i cili në kuadër të KFOR-it, shërben në vendin tonë, për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë vend.

Pritja madhështore që iu bë presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, nga shteti i Zvicrës, e ka efektin e vet ndër shtetëror, por dhe të një miku i vendit tonë, dhe e veçanta e kësaj, e ka edhe peshën e vet ndaj një personi të vlerësuar dhe të çmuar të këtij shteti ndaj zonjës Vjosa Osmani.

Kosova dhe populli i këtij vendi, duhet të ndihet krenar dhe fisnik me një presidente të tillë sikur Vjosa Osmani, e cila është e zonja dhe aftë të bartë në vete përgjegjësinë që ka ndaj popullit të vet, e cila e bart në vete edhe shpresën për ta drejtuar këtë popull përgjatë shtigjesh të drejta.

Gjendja e sotme në Kosovë, kuptohet është e pa pajtueshme dhe e pa pranueshme, e cila si shtyse e nevojës duhet të na dërgojë në zbulimin e rrugëdaljeve të reja, por gatishmëria e shoqërisë tonë për të ndryshuar situatën nuk mund të bëhet përmes një individi apo edhe të ndonjë grupi njerëzor.

As që duhet të pajtohemi dhe të miratojmë atë që po e përjeton populli i jonë në një mënyrë, nëse qytetari i Kosovës, nuk e ndjenë vetën të rehatshëm dhe sikur i ngushtohen kufijtë e organikës dhe harmonisë së tij në vendin e vet, pa punë, pa një perspektivë dhe mirëqenie njerëzore.

Kjo nënkupton se çdo analizë që hedh dritë mbi ndryshimin e këtyre kushteve dhe rrethanave, mund të arrihet vetëm me një administrim dhe strukturë të re njerëzore, që vjen si fryt i gjeneratës së re, e cila është e aftë, e pastër dhe është në gjendje ta ushtrojë pushtetin që do varet nga rezultati i punës së vet, që vepron me ndërgjegje dhe llogaridhënie ndaj detyrave të përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat