Për dhjetë postulatët e Enver Hoxhajt, drejtuar Kurtit dhe Osmanit, duhet të pyetet partia e tij dhe ato që ishin në pushtet në koalicion njëzetvjeqar

Opinione

Për dhjetë postulatët e Enver Hoxhajt, drejtuar Kurtit dhe Osmanit, duhet të pyetet partia e tij dhe ato që ishin në pushtet në koalicion njëzetvjeqar

Nga: Hafiz Shala, New York Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:00
Hafiz Shala

Më pyetjet e Enver Hoxhajt duhet të merrët Parlamenti i Kosovës, duke e kërkuar përgjegjësi nga klasa politike në pushtet gjatë periudhës 20 vjeqare, për të dhënë sqarime institucionale se, si dhe kush e solli vendin në këtë gjendje, si në aspektin e brendshëm, po ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Zoti Enver, po mundohet që të gjitha gabimet dhe veprimet antishtetërore të partisë së tij dhe udhëheqjës së saj e cila, nën akuza të rënda, qëndronë prapa grilave në burgun e Hagës e që në të vërtetë, udhëheqin më partinë në krye të së cilës u caktu, përmes direktivave nga çelitë e saj, për të tentuar që“ ta shfajësojnë vetën” nga përgjegjësitë për veprimet dhe vendimet kundër interesave të shtetit duke kaluar në anën e armikut në bashkëpunim të fshehtë jashtë institucioneve demokratike e shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ata, për të cilët populli nuk u mërzit fare edhe pse përmes parrullave manipulative tentuat t’ua impononi popullit duke ua dedikuar atyre e që në bazë të sjelljeve dhë veprimeve, nuk iu takonte, “ liria ka emër” UÇK, duke tentuar ta shndërroni në emra të përveqëm për ta përvetësuar luftën sikur e përvetësuan pushtetin me forma dhë metoda tanimë të njohura që, nuk iu ndihmojë, përkundër, ua zbulojë manipulimet më të cilat keni ardh në pushtet duke e keqpërdorur luftën kolektive të  popullit të të gjitha gjinive e moshave.

Populli, e di fare mirë se, kujt i takonë ky emër, prandaj, nuk ranë në këtë grackë manipulative ashtu siq keni vepru më tepër së dy dekada, bashkë më këta që u dorëhiqën e që rrugën e tyre, duhet ta ndjekni edhe ju.

Me slogane të tejkaluara e të gjykuara nga populli, nuk mund të ecni përpara. Ende nuk po mund ta kuptoni se, populli iu përzuri nga politika e pushteti.

Zoti Haradinaj tha dje se, nuk mund të lejojmë që të grumbullohen të gjitha pushtetët, fjala ishte për koalicionin VV dhe listës “ Guxo”, të cilët murën përmbi 50% të votave që ua jepin të drejtën të qeverisin më vendin që, dorën në zemër është përgjegjësi shumë e madhe, sepse, populli pret shumë e mundësitë janë të vogla në rrethanat në të cilat gjindet Kosova.

Po, a nuk po e kuptoni së, populli po do me u lirua nga ju sepse, duhet të fillohet nga ajo klasë që bëri gabime, mu për ato pyetje që Enver Hoxha ua drejtonte zotit Kurti e zonjës Osmani.

Veprimet më gaz lotësjellës dhe veprimet tjera në Parlament, ishin në mbrotje të Republikës dhe tërësisë së saj territoriale.

Veprimet kundër zgjedhjes së Thaqit për president, nuk  ishte kundër vullnetit të popullit por, tentim të pamundësimit të tij për të vepruar kundër interesave të shtetit të Kosovës e në bashkëpunim më Serbinë.

Isa Mustafa i LDK-së, ishte dora e djathtë e Hashim Thaqit, pa të keqën e zotit Haradinaj, pastaj, Behxhet  Pacollit e Fatmir Limajt.

Sovrani si popull kolektivë, nuk bënë gabime trashanike e të paparamenduara mirë. Mjaft iu durojë e tani, përderisa nuk largohni vetë, më hatër, u ndëshkuat më votën në formë plebishitare, që, nënkuptonë se do të udhëheqët vetëm nga ata të cilët populli i zgjodhi.

Nuk mundën ata më udhëheq bashkë më juve sepse, duhet ta nisin nga ju, për të siguruar liberalizimin e vizave pasi të fillojë luftimi i korrupcionit si “rampë”e vendosur nga  Bashkimi Evropian anipse i stërzgjatur.

Nuk ka liberalizim të vizave përderisa, shumica nga ju nuk do të gjindeni prapa grilave: për korrupcion, nepotizëm, pasurim enorm të jashtëligjshëm dhe konfiskimin e saj.

Nuk mund të vihet më në pushtet përmes pazareve politike. Kur do ta kuptoni këtë.

Vetingu, do të jetë filtër i pakapërcyeshëm për të gjithë që, mos të na përsëritet e keqja e cila na la në geto.

Sido që të jetë, edhe ata, kur të kthehen nga Haga, i pret Gjyqi i Popullit i cili, me ndryshimet që do të ndodhin sipas verdiktit të sovranit, askush nuk do të amnistohet për vepra të tilla të cilat kanë konsistue edhe më tradhti ndaj atdheut. Këtë, do ta vlerësojnë organet e drejtësisë së pakapur, më fakte e dëshmi, pa kurfarë hakmarrje.

Zgjedhjet në LDK, sa për sy e faqe

Humbjet që i përjetojë partia më e madhe, më serioze e shtetndërtuese, gati pësojë debakël.

Fatkeqësia më e madhe është se, nuk e pati guximin që të mbaj zgjedhje të përgjithshme që nga baza, nga nëndegë, degë e komuna, për të nxjerrë njerëz të pakontrolluar e dirigjuar nga qendra që, më shumë i përngjante sistemit komunist e jo atij demokratik duke e afirmuar mendimin e lirë gjatë proceve demokratike.

Për humbjet e partisë në zgjedhjet e fundit, u mjaftue që, kryetari dhe kryesia të dorëhiqet dhe, pa zgjat shumë shkohet në zgjedhje, respektivisht, një përgatitje që nuk ishte në të vërtetë serioze për ndryshime rrënjësore.

U paraqitën kandidatët për kryetar, disa nga ta për ta marrë kreun e partisë sipas vlerësimeve të tyre të cilët kishin ambicje për ndryshim, disa, ishin të preferuarit e Isa Mustafës sikur zoti Lutfi Haziri, ishte Anton Quni i cili, në ndërkohë u tërhoq, me apo sygjerime ose, më paralajmërime së nuk do të ketë gjasa, pastaj, i riu Besian Mustafa i cili, sipas sondazhit të dhënë nga “Bota sot”, e kishte një përparësi e që, më platformën e tij politike, parashifte reformim të përgjithshëm, duke filluar nga baza deri te organet qendrore.

Sido që të jetë, Kuvendi në shikim të parë dukej i “ suksesshëm dhe demokratik” pa u lëshuar në prapaskenat të cilat, “ nuk u vrejtën” por që megjithatë u panë në perfundim.

Është për mirëseardhje që Kuvendi përfundojë pa ndonjë ekces dhe, kandidatët të cilët nuk fituan, i uruan zotit Abdixhiku fitorën që është për t’u përshendetur si rregull e cila duhet të mbretërojë të të gjitha partitë.

Por, ajo që ia humbi vlerën këtij Kuvendi ishte se, në vend që zoti Isa Mustafa të përjashtohet nga partia si përgjegjësi keyesor për dështimin e partisë bashkë më Kryesinë, ai, propozohet për “ kryetar nderi”.

Shtrohet pyetja, për cilin nder?!. Kjo dorëheqje nuk të krahasohet më dorëheqjen e ish Presidentit Sejdiu i cili dha dorëheqje për ҫështje formale kushtetutare e që në të vërtetë, nuk e kishte dëmtuar partinë, krahasuar më këtë, që është e pakuptimit. Ose, zoti Nexhat Daci.

Zotit Abdixhiku, duke i dëshiruar sukses, njëherit, më vjen keq por, me veprimin e tij ndaj ish ish kolegut, nuk më jep shpresë së do ta rikthejë partinë ashtu siq po deklarohet, në atë të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat