Kur do të mbledhin mend politikanët shqiptarë

Opinione

Kur do të mbledhin mend politikanët shqiptarë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:52
Ismail Muçiqi

Gjatë historisë armiku më i madhë i shqiptarëve kanë qenë vet shqiptarët kundër vetvetës këtë e ka thënë edhe patrioti dhe atdhetari Faik Konica. Mjerishtë historia bardh e zi e shqiptarëve po përsëritet edhe tani në shekullin e 21. Lufta për pushtet, për ego po manifestohet edhe në shekullin e 21 tek shqiptarët të përqarë në të gjitha trojet ku jetojnë. Anomalitë e individëve – liderëve dhe partive politike u panë haptazi në mbledhjen konstituive të Parlamentit të Kosovës e cila u mbajte këto ditë.

Kush do të besonte se pas gjenocidit serbë kundër shqiptareve dhe tendencat për pastrimin etnikë të Kosovës pas 22 vitesh në Parlamentin e Kosovës deputetët Shqiptarë e votojnë deputetin e listës serbe, por nuk e votojnë Glauk Konjufcën për Kryetar të Parlamentit të Kosovës. Ky veprim i grupeve të partive politike të cilat që nga pas lufta e kanë zhvatë parën publike duke i realizuar të gjitha epshet dhe përfitimet tjera për interesat personale, klanore dhe partiake, është i pafalshëm, i pamoralshëm për Shtetin e Kosovës dhe për ardhmërinë e qytetareve.

Pas zgjedhjeve nacionale {- referendumit gjithë qytetar} i cili në mënyrë të qartë e përcaktojë rrugën gjenerale se kush do t’i udhëheq institucionet e Kosovës disa parti politike të konsumuara po veprojnë me mendësi primitive duke u munduar të shkaktojnë probleme dhe bllokada në zgjedhjen e përfaqësuesve të institucionit të shtetit. Këto hile dhe opstrukcione po vazhdojnë edhe në momentin kur pritet të zgjidhet – votohet Presidentja e Kosovës.

Këto ditë kur të gjithë qytetarët po presin me admirim që më në fund shteti të bëhet më normal, kur Ambasadoret e Kuintit po kërkojnë që sa më parë të zgjidhet Presidentja dhe të respektohet vota e qytetareve disa lider të cilët i përfaqësojnë grupet politike po mundohen që ta përmbysin votën e qytetareve, e ky është mjerimi i moralit dhe integritetit të gjithë atyre të cilët janë zhytur thellë në gjynahe duke qenë shkaktaret kryesor në ngecjen e proceseve zhvillimore të Kosovës.

Sot është koha që të gjithë të bëhemi bashkë për ti tejkaluar vështirësitë dhe sfidat të cilat e presin këtë vend. Derisa Serbia flet me një zë përmes listës serbe kundër Kosovës disa deputet të mjerë shqiptarë, të cilët ka kohë që janë bërë të neveritshëm për opinionin tani kanë filluar të mirën me jetën private të fëmijëve të personaliteteve të caktuara.

Ka ardhë koha që për shkak të këti mjerimi të skenës politike nganjëherë edhe vet ndërtesat e institucioneve nuk janë më joshëse, dhe interesante për opinionin të cilit duhet ti shërbejnë. Sot kur po përkujtohet 22 vjetori i masakrës se Krushës, kur edhe 1600 trupa shqiptarë figurojnë të zhdukur, kur Kosova po përballet tani me pandeminë e cila po bënë gërdi gjithandej botës, kur ende nuk ka arritur asnjë vaksinë në Kosovë partitë politike po mirën me përqarje dhe inate për interesa personale se kush do ta marr flamurin e bajraktarit të mahallës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat