Pse aq hezitim rreth zgjedhjës së zonjës Osmani për Presidente?!

Opinione

Pse aq hezitim rreth zgjedhjës së zonjës Osmani për Presidente?!

Nga: Hafiz Shala Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:26
Hafiz Shala

Dua ta kuptojë luftën e partive politike por edhe të individëve për pushtet por, nëse duhet të konsolidohen organet shtetërore dhe të fillohet më realizimin e programit dhënë si premtim qytetarëve, e, ata e pranuan dhe e votuan si kurrë më parë më mbi 50% të shumicës, ndërsa zonjën Osmani me mbi 300 mijë vota, nuk po e kuptojë një hezitim të tillë, pa u lëshuar në metinë dhe pakënaqësinë e cila u ka kapluar.

Koalicioni Kurti- Osmani, u përkrah pothuajse në mënyrë plebishitare që, është shprehje apo njëllojë referendumi për ndryshim dhe, atë ia besuan këtij binomi.

Atëherë, pse hezitohet dhe kundërshtohet aq shumë e aq ashpër nga disa parti si të tëra dhe disa fraksione brendapartiake si shenjë inati sepse, disa pësuan humbje të thellë e disa nuk po mund ta durojnë organikishtë.

E, pa i analizuar shkaqet të cilat i quan të një debakël të tillë, iu vërsulen zonjës Osmani nga disa taborre të cilat dallojnë për akuzat e paqëndruara, por që për qellim është që ajo asesi mos të vijë në postin e presidentës.

PDK, “i ka arsyet e veta”, nëse janë vërtetë arsye. Sepse, për ta, zonja Osmani “nuk është person unifikues”, krahasuar me ish-presidentin Thaçi i cili, jo që ishte jounifikues por, në të vërtetë, ishte paqartësi më i madhë jo vetëm ndërpartiak por edhe ndëregjional e popullor.

PDK-ja, është e irituar tej mase kur zonja Osmani ia ndërrojë vendin e fotos së Thaçit në kabinetin e Parlamentit, nga një vend në një tjetër dhe kur zonja Osmani e kthejë Vulën e Presidentit në Presidencë dhe, e kthej edhe flamurin e Dardanisë si ide e aprovuar nga Presidenti Rugova.

Për t’i analizuar të gjitha meritat dhe pakënaqësitë e të gjitha taborreve partiake, qoftë të partisë së saj, LDK-së, pse u “largue”, - përjashtua dhe pësuan në zgjedhjet e fundit ku, fajin ia lanë Vjosës, ani pse, asnjëri nga udhëheqësit partiak, qoftë individ, Kryesi apo Këshillë i Përgjitshëm, para se të mllefosën në Vjosën, nuk dulën me një vlerësim zyrtar se ku ishin shkaqet dhe arsyet por, të gjitha gabimet me pasojat dhe dëmët, ia faturuan Vjosës. Në momentet kur pritet të finalizohet zgjedhja e institucionëve, pas konstituimit të Parlamentit, pastaj Qeverisë dhe, tani ka mbetë e papërfunduar çështja e Presidentit/tes, mollë sherri u bë posti i Presidentit/tës.

Praktikat e deritanishme në sistemin tonë parlamentar, çështja e Presidentit githmonë ka qenë marrëveshje e pazareve politike, pa u lëshuar në meritat apo vullnetin e popullit të shprehur më votën e lirë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndodhi mrekullia, populli, e tha fjalën e vetë, qartë dhe bindshëm se definitivishtë janë përcaktuar për një ndryshim rrënjësor pas dështimit të pushtetarëve të deritanishëm të cilët, nuk e morën besimin e popullit. Në të vërtetë, sovrani i dënojë sepse, dështuan, duke u munduar më shumë për pushtet se për shtet.

Në momentin historik të cilin Kosova e priti një kohë të gjatë, më në fund fitojë koalicion i dy partive, Vetëvendosje- Lista Guxo e zonjës Vjosa Osmani dhe atë më mbi 50% të të gjitha votave.

Partitë shqiptare pa u varur nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi, mund të merr vendime të duhura posaqërishtë për ato me interes nacional. Dhe, në këto momente kyqe për interes të Republikës së Kosovës, hezitohet të sigurohet vota për, femrën më të votuar në historinë e Kosovës.

E votojë populli dhe këtë, askush nuk mund ta mohojë.

Edhe në fillim e ceka se nuk më befasonë PDK-ja, sepse, udhëheqja e saj partiake e shtetëtore, bile edhe në koalicion më LDK-n, AAK-në, Nismën e AKR-në, pa marrë parasyshë se morën poste e detyra të pa merituara, ama, pazaret ishin çelsi dhë “ zgjidhja “ e problemëve, që e sollën vendin në këtë deregje.

LDK-ja, gjendet para një përgjegjësie historike në lidhje me përfundimin e ciklit të formimit të organëve shtetëror, pra, vota për postin e Presidentit.

Dëgjohen arsyet dhe akuzat se, problemi i konstituimit të organëve shtetërore, bie mbi fituesin e zgjedhjëve, në këtë rast, koalicionit, VV- Lista Guxo. Është e vërtetë, por, edhe përgjegjësia e opozitës është të sillet sipas Kushtetutës, të qëndrojë në sallë, pa marrë parasyshë votën,mirëpo apo kundër. Sjelljet destruktive, janë të pa pranueshme e të paarsyeshme.

Me siguri se kërkohet pjesa e “tortes” se pushtetit, por si. Pa meritë ose, me iu drejtua Listës Serbe, e ju, hezitoni ta siguroni votën pasi, Vjosa qenka “fajtore” për humbjen e partisë. Nuk po hyjë në akuza aq të rënda të cilat, po të ishte e moshuar, nuk ka patur rast t’i ndodhin.

Unë, megjithatë, dua të besojë se ende në LDK, ka zëra të arsyes dhe gadishmëria që të formohet shteti funksional sepse, nga e kaluara e hershme e LDK-së, gjithmonë ishte parti shtetëndërtuese dhe për atë, ishte e përkrahur dhe e respektuar dhe, sikur edhe sot, ende shpresohet se do të veprojë për interes të shtetit.

Vetëm në ketë mënyrë, mund ta kthej elektoratin e luhatur, besojë përkohësishtë dhe, të konsolidohet që në zgjedhjet e ardhshme, të luftojë për vend të parë duke e siguruar një koalicion stabil e afatëgjatë më partinë fituese, VV-në.

Duhet të ftofën gjakrat e individëve të LDK-së dhe ta pranojnë se ndryshimi dhe rirreshtimi i partisë ka qenë imperativ i kohës.

Si nuk po mund ta tejkaloni mllefin për interes të vendit kur, pas zgjedhjëve dhe fitores bindëse të binomit Kurti-Osmani, Serbia është në panik sepse, dua të besojë se, sipas deklarimëve të tyre, do të rifillohet dialogu, jo me agjendën as temat e deritanishme por, më ato për të cilat deri sot asnjë udhëheqës nuk i potencojë.

Padia e Serbisë për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Çështja e të zhdukurve, dëmshpërmblimet, padi për 3 miliard dollar nga trusti dhë, 400 milion dollar të pensioneve e qka jo tjetër.

Përgatitja e materialëve me fakte e dëshmi dhe dërguarjen e tyre në gjitha instancat relevante nderkombëtare, që Serbisë t’ia mbylli dyert propoganduese, tentim çnjohjëve si kërcënim publik politik, duke mos hezituar as edhe të kërcënojë edhe me ndërhyrje ushtarake.

Si po duket, ende nuk ka marrë mësim nga bombardimet e fundit dhe, se forcat e NATO-s, janë përgjegjëse për sigurinë e tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës.

Përderisa po i shkruaj këta rreshta, ende nuk jam në dijeni se si do të vendosin strukturat partiake por, në rend të parë, deputetë të zgjedhur nga populli.

Nëse tregohen progresiv siç deklarohen disa nga udhëheqësit e tyre dhe reagojnë në interes të shtetit, mund të iu kthehet në përfitimin e besimit të luhatur të elektoratit.

Nëse nuk vendosin në interes të Repunlikës së Kosovës, së pari humbë Kosova, jo vetem në aspektin e konsolidimit të brendshëm por, edhe në atë të jashtëm ndërkombëtar. Shtetet mike, në rend të parë aleati ynë historik shpëtimtar dhe gardian i sigurisë dhe i zhvillimit ekonomik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, përmes Ambasadorit Philip S. Kosnett, në interes të konstituimit të organëve shtetërore, përmes apelëve dhe vizitave të partive politike shqiptare, me përkrahjën edhe të Ambasadorëve të Quintit, duke vlerësuar rëndësinë e stabilizimit politik e shtetëror të Kosovës, apelojnë, kërkojnë që të respektohet vërdikti i sovranit.

Ky rast, nuk do të na përsëritët asnjëhere, ndërsa, shkuarja në zgjedhjet e reja, do tu kthehën si bumerang partive politike por edhe shtetit në pergjithësi.

Populli, do të zhgënjehet tej mase sepse, ishte i vendosur për ndryshim ndërsa, nuk do t’i harrojë penguesit e vulnetit të tyre i cili nuk mungojë as në kohë pandemie.

Shtrohet pyetja, cilat interesa po i mbrojmë dhe po e respektojmë vullnetin e sovranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat