Aty ku mungon ndërmjet shtetit dhe popullit pakti solidar, mjekët dhe klerikët shndërrohen ose në oligarkë, ose në ent social

Opinione

Aty ku mungon ndërmjet shtetit dhe popullit pakti solidar, mjekët dhe klerikët shndërrohen ose në oligarkë, ose në ent social

Nga: Lirim Gashi Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:04
Lirim Gashi

Disa mjekë llapianë solidarizohen me kolegun e tyre të pacipë, i cili ia dikton pacientit edhe kohën për t'u sëmuar.

Imagjinojeni një pacienti të pashpresë ia dikton kohën për t'u sëmuar, thua se është grurë i mullirit që duhet të presë në rend për t'u bluar.

Që duhet të presë në rend nga Covidi për t'u bluar, i heshtur si varr, sepse malli për disa miligramë keqbërie, mjekun e tij e ka marrë. 

Sepse ky alamet mjek, e dhimb më shumë se sa njeriun e sëmuar për vdekje, krevatin dhe çarshafin, dhe këtë e bënë edhe pse bënë be që s'është i tillë; pasha Musafin. 

Fatmirësisht shumica absolute e llapianëve ua kanë treguar isovitëve dhe agimovitëve të pacipë vendin në zgjedhjet e kaluara komunale, sepse s'kanë dashur që të përfaqësohen pafundësisht në pushtet, nga këto dy fekale.

Prandaj do ua tregojnë vendin edhe mjekëve të tillë, që e shkelin betimin e Hipokratit si varrin e sakatit.

Do u thonë trusne bythën dhe punoni, e më jetët e njerëzve mos lozni, se përndryshe do ju izolojmë dhe lëmë të vetmuar si gjyshe.

E pastaj do e pyesin vetën e tyre ; kush do na shërojë nëse jo mjekët ?

Kush do na shërojë veç e veç dhe të gjithëve se bashku?

Dhe do vijnë në përfundim se më të mirë sesa mjekët shkencorë janë mjekët klerikë si Naim Ternava, Shefqet Krasniqi dhe Elvis Naçi. 

Sepse atyre xhemati ua ka shndërruar fytin e uritur për lekë në Shpellë të Gadimes në emër të Rrahmanit dhe Rahimes. Sepse Zotërinjtë Naim Ternava, Shefqet Krasniqi dhe Elvis Naçi e kanë kuptuar se mund ta fusin popullin në xhep kur dhe si të duan dhe prapëseprapë të barten prej tij në duar.

Kjo ndodh vetëm në shtetet ku mungon socialdemokracia. Ose edhe më saktësisht në shtetet ku mungon ndërmjet shtetit, popullit dhe shtresave pakti solidar.

Prandaj në këto shtete klerikët dhe mjekët më lekët e xhematit dhe pacientëve, ose shndërrohen në oligarkë, ose në ent social.

Mirëpo në politikën kosovare nuk mungon vetëm socialdemokracia, por edhe konzervatorizmi, higjiena ekologjike, liberalizmi dhe social realizmi.

Sepse politika ende s'ka arritur që të shkëputet nga primitivizmi parapolitik.

Sepse për ta arritur këtë shkallë të evoluimit duhet të pushojë së prodhuari atdhetarizëm folklorik.

E pastaj nën cilin jorgan do ta fsheh paaftësinë e saj?

Nën jorganin e Olivies dhe Marinarit Popaj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat