Vota për ndryshim në Shqipëri e forcon kombin shqiptar dhe miqësinë me Amerikën!

Opinione

Vota për ndryshim në Shqipëri e forcon kombin shqiptar dhe miqësinë me Amerikën!

Nga: MA. Agim Aliçkaj Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:48
MA. Agim Aliçkaj

Të gjithë ata që ja duan të mirën kombit shqiptar e kanë një porosi për popullin e Shqipërisë sot: VOTONI PËR NDRYSHIM! Këtë e bëri të qartë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim me deklaratën e saj : “Nëse doni ndryshim votoni për ndryshim, nëse doni kriminelëvotoni për kriminelë”. Ndryshimet janë të domosdoshme nëçdo vend demokratik, që qeverisja të bëhet më e mirë dhe tëpunohet në interes të popullit dhe kombit. Nuk duhet dhënë më shumë se dy mandate asnjë partie, përveç nëse ka treguar rezultate të jashtëzakonshme, gjë që nuk ka ndodhur në Shqipëri. 

Në të vërtetë ka ndodhur e kundërta. Periudha tetëvjeçare e sundimit njëpartiak të Edi Ramës dhe PartisëSocialiste paraqet periudhën më të errët të zhvillimit tështetit shqiptar pas ardhjes së demokracisë. Korrupsion, krime ekonomike, pasurim i paligjshëm i një klase tëprivilegjuar dhe varfërimi i shtresave të gjëra popullore. Potencialet ekonomike të Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar as për së afërmi. Bashkëpunimi ekonomik me Dardaninë ( Kosovën) dhe Trojet tjera etnike shqiptare ishte minimal. Nëplanin ndërkombëtar nuk është shënuar asnjë arritje e rëndësishme për shtetin shqiptar, veçse largim i mëtutjeshëm nga Unioni Evropian. Fatbardhësisht, dështuan përpjekjet Rama-Vuçiq-Thaçi për krijimin e të ashtuquajturës zonëMinishengen apo Serbi të Madhe.

Arroganca dhe sjelljet e pahijshme të Edi Ramës e kalojnë çdo kufi të mirësjelljes së një lideri politik. Urrejtja përçmuese e tij për bashkëkombasit e Dardanisë dhe Trojeve tjera etnike është e papranueshme. Është e pakuptueshme si mund të zgjidhet të qeverisë me shtetin shqiptar një anti-shqiptar. Ngritja e tij brenda partisë socialiste deri te pozita e kryeministrit të Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare.

Përulja e vazhdueshme e Edi Ramës ndaj armikut tëkombit shqiptar, shovenistit Vuçiq është e turpshme. Bisedimet e tij të fshehta dhe të hapta me te dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës paraqesin tradhti kombëtare. I gjori ai, ndoshta mendon se “Vuçiq e don shumë”dhe si “internacionalist” që është i ndihmon për tu bërë “i rëndësishëm”. Nuk e kupton fare se ai e përdorë si paçavër për të fshirë pluhur, në planet e tij të errëta për t’a nënshtruar kombin shqiptar. Pas përdorimit dhe shtrydhjes së mirë e hudhë në pleh bashkë me Baton Stanishiqin. Nuk e ka lexuar historinë për ta kuptuar se shovenistët serb, duke tëpërqafuar, ta futin thikën në shpinë. Nuk e kupton se shovenistët serb e urrejnë atë dhe Batonin njësoj si të gjithëshqiptarët e tjerë, pa marrë parasysh territorin, besimin fetar apo qëndrimin politik të tyre. Arsyeja e shfaqjes së urrejtjes më të hapët dhe më të madhe ndaj shqiptarëve të Dardanisëdhe të Luginës është e thjeshtë, ata janë pengesa e parë nëarritjen e qëllimeve të tyre, grabitjen e mëtutjeshme të tokave shqiptare.

Populli i Dardanisë më 14 Shkurt e dha provimin e pjekurisë, mençurisë dhe demokracisë, votoi për ndryshime në mënyrë të organizuar dhe madhështore. Votoi për kandidat të pakorruptuar, të aftë e të guximshëm, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. U bë shembull për shtetet tjera të Evropës Juglindore se si mund të mbahen zgjedhjet e lira,se si mund të rrëzohet në mënyrë demokratike klasa e korruptuar. Duhet shpresuar dhe besuar se populli i Shqipërisë do ta bëjë tënjëjten gjë me 25 Prill. Kjo mund të arrihet vetëm me votimin e Aleancës për Ndryshim të Partisë Demokratike nëkrye me Z. Lulzim Basha. Dëgjohet shpesh se Basha është i pavendosur apo tepër i sjellshëm dhe ka gabime. Gabimi më i madh i PD-së të udhëhequr nga Basha ishte djegëja e mandateve. Bojkotimi i Parlamentit është akt jodemokratik i cili e destabilizon shtetin dhe ja bën të mundur kundërshtarit të veprojë sipas dëshirës, pa u trazuar fare. Mendoj dhe besoj se Basha dhe PD kan mësuar nga gabimet dhe kan bërë ndryshimet e nevojshme për ta udhëhequr shtetin shqiptar në drejtim të duhur. Asnjë politikan apo parti nuk janë të përsosur dhe të pagabueshëm. Por në këtë rast, Z. Lulzim Basha me përvojën dhe aftësitë e tij është më i mirë se Rama, e thënë popullorçe, sa prej Shkupit deri në Shkodër.

Gjatë ditëve të fundit, në media të ndryshme vërshuan kritikat e kuazi politikanëve dhe (ba)analistëve të shumtëkundër Kryeministrit të Dardanisë  z.Albin Kurti, për vizitën e tij në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë, jashtë detyrave të tij të punës, si dhe për kinse “përzierje në punët e brëndshme tëShqipërisë”. Shihet se nuk i kuptojnë aftësitë e tij për të bërëshumë gjëra në të njëjten kohë, krahas punëve tjera jashtëdetyrës së Kryeministrit. Në të vërtetë, ai e zëvendësoi atëkohë me punë gjatë gjithë vikendit. Po ashtu nuk e kanë tëqartë se përkrahja e kandidatëve të partive apo çështjeve tërëndësishme në shtetin amë është e drejtë dhe detyrë e çdo shqiptari ngado qoftë, pa marrë parasyshë pozitën e tij. Shqipëria është nëna jonë, pra edhe nëna Albinit. Shumë mëpak kritika pati kundër ndërhyrjes së vërtetë, shumë tërrezikshme në punët e brëndshme të Shqipërisë nga Kryeministrit i Maqedonisë Zaev, në përkrahje të Ramës. Dëshiroj të shtoj se, si shumë bashkëkombas të tjerë nga tëgjitha Trojet tona, mendoj se Rama është kandidati i preferuar edhe i Vuçiqit dhe i Putinit.

Edhe unë, si shqiptar i Dardanisë së shumëvuajtur antike, i cili filloi ta donte nënën Shqipëri me zemër që nga momenti që diti për vete, dëshiroj që të “përzihem në punët e brendshme të nënës Shqipëri”. Me kënaqësi të veçantë dhe shpresë të madhe, i ftoj të gjithë vëllazërit dhe motrat shqiptare që kanë të drejtë vote, të votojnë për ndryshim dhe jo për kriminelë. Të votojnë për Aleancën e PD-së për ndryshime dhe tre kandidatët e pavarur të OJQ-sëVetëvendosje. Dëshiroj ta veçoj me emër, kandidatin me numër 33 të PD-së, Z. KORAB LITA. Vlerat atdhetare të tij dhe të mbarë familjes Lita të zbritur në Kamëz nga Kalaja e Dodës heroike, janë admiruese. Ai qëndroi i vetëm opozitë e PS-së në mandatin e fundit të Parlamentit të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për sa më shumë politikanë si ai, të aftë, të pakorruptuar dhe sypatrembur.

Mërgata shqiptare ka luajtur një rol shumë tërëndësishem në zhvillimet politike të Shqipërisë, që nga koha e Nolit dhe Konicës. Përpjekjet politike për ta ndarë dhe izoluar atë, janë të dëmshme dhe anti-kombëtare. Mbjellja e urrejtjes dhe përçarjes në mes të mërgatës dhe vendlindjes ju shërben drejtpërdrejt interesave të armiqëve tanë.

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat