Minidiktatorët e Ballkanit të shqetësuar në rast se Rama i humb zgjedhjet

Opinione

Minidiktatorët e Ballkanit të shqetësuar në rast se Rama i humb zgjedhjet

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:55
Sherif Ramabaja

Sa më shumë që po afrohet 25 Prilli dita e zgjedhjeve në Shqipëri, aq më shumë është duke u shtuar ankthi i minidiktatorëve të Ballkanit që Rama kësaj rradhe mund t´i humbas zgjedhjet.

Ky ankth shtohet aq më shumë sepse në Kosovë ndodhi ndryshimi. Kurti dhe Vjosa Osmani, llogariten arrë e fortë për këta minidiktatorë.

Po ndodhi që edhe Rama t´i humb zgjedhjet llogaritet se politika shqiptare do të unifikohej si në planin e mbrenshëm, po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Që qeveria aktuale e Kosovës është një arrë e fortë për Serbinë dhe Rusinë u vërejt këto ditë kur në formë virtuale u mbajt takimi i rregullt i OKB, e në të cilin takim Rusia përpiqej që Donika Gërvallës t´ia largonte prezencën e flamurit të Kosovës prapa saj.

Pra nuk është aspak çudi që këto qarqe antikombëtare janë alarmuar dhe i kanë ndezur dritat e të gjitha formave, për ta mbajtur Ramën në pushtet.

Me mbetjen e Ramës në pushtet së pari sigurohet që politika shqiptare të vazhdoi në këtë formë, e çakorduar, pa efekt, kontroverze dhe e përçarë.

Për vazhdimësinë e një politike të tillë janë të interesuar më së shumti Serbia së bashku me Rusinë, pastaj një pjesë e udhëheqjes së Maqedonisë, Greqia dhe Turqia e Erdoganit.

Rama, besnikërinë e tij ndaj këtyre autokratëve dhe diktatorëve e ka dëshmuar qysh herët: me Minishengenin tentonte ta izolonte Kosovën, pse jo edhe t´ia kthente Serbisë, me marrëveshjen mbi Detin e zgjeronte sërish Greqinë në dëm të territorit shqiptar, po Rama u kryente edhe shërbimin kryesor, në polarizimin e politikës mbarëshqiptare etj.

Për këto shërbime Vuçiq u vu haptas në përkrahje të Ramës, sepse në këtë mënyrë insiston të bëhet pjesë e lojës, duke këmbëngulur që ta mbaj Shqipërinë sa më larg ndaj strukturave të BE.

Javët e fundit Rama u dërgoi këtyre qarqeve sinjale të fuqishme duke porositur vaksinën ruse dhe kineze.

Efikasiteti i vaksinës kineze nga laboratorët perëndimore është vlerësuar vetëm 50 përqind, kurse vaksina ruse Sputnik V, refuzohet me të madhe nga vetë qytetarët rusë, të cilët vëtëm 4 përqind e tyre kanë pranuar të vaksinohen me te.

 Rusia deri më tash ka refuzuar që t´i bëjë publike të dhënat për vaksinën e tyre, prandaj për këtë arsye akoma nuk është çertifikuar nga EMA e EU për përdorim.

Kosova deri më tash me arsye të fuqishme si në rrafshin praktik po edhe politik i ka refuzuar vaksinat kineze dhe ruse, kurse Rama që të dyjat i ka aprovuar duke u munduar që në popull ta përmirësoi imazhin e tij në prag të zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat