PDK-ja dhe Enver Hoxhaj me shpifje skandaloze kundër Qeverisë dinjitoze të Albin Kurtit

Opinione

PDK-ja dhe Enver Hoxhaj me shpifje skandaloze kundër Qeverisë dinjitoze të Albin Kurtit

Nga: Rexhep Torte Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:13
Rexhep Torte

Qeveria e Albin Kurtit për 21 ditë qeverisje nuk mund t’i përmirësojë dështimet e mëdha të PDK-së në 21 vite qeverisje të Kosovës.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, mos ja fut kot, se nuk ke as madhështi, as fuqi dhe as intelktualitet ta kritikosh Qeverinë e Albin Kurtit, Qeverinë që e zgjodhi populli me votim plebishitare, që as PDK-j dhe as Ty nuk e keni përjetuar dhe nuk do ta përjetoni asnjëherë.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat e politikan i dështuar, a ende se paske kuptuar se demokracinë qytetare në Kosovë e shkeli dhe e shndërroi në autokraci PDK-ja Yte në krye me Hashim Thaçin.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, a nuk po ta kap rradakja, se për tre javë qeverisje, edhe qeveritë më të suksesshme në botë nuk mund t’i ndreqin keqqeverisjet që i pati Kosova në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, që u keqpërdorën skajshëmrisht nga PDK-ja, Hashim Thaçi dhe koalicionerët e tyre qeverisës.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, ende nuk e paske kuptuar, se karantinimi i qytetarëve dhe mbyllja e ekonomisë ka ndodhur e po ndodh në tërë botën, si masë efektive për parandalimin e Coronavirusit, i cili e pllakosi tërë botën dhe i uli në gjunjë edhe shtetet më të fuqishme në botë.

Nuk e paske kuptuar ende se, sigurimi i vaksinave është problem në tërë botën, e para se kompanitë prodhuese nuk mund të prodhojnë vaksina aqë sa është kërkesa e tregut, e dyta duhet shikuar se cilat vaksina janë çertifikuar nga institucionet relevante shëndetësore, e treta vaksinat ruse e kineze nuk i preferojnë shumë vende për shkak të efektshmërisë së tyre për imunitet maksimalisht gjer 60 përqind, dhe e katërta nuk qëndron fare konstatimi mashtrues i PDK-së dhe i Yti, se Qeveria e Albin Kurtit nuk po angazhohet sa duhet për sigurimin e vaksinave për Kosovën.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, mos u mundo që dështimet e PDK-së dhe të T’uat t’i mbulosh me angazhimin e Albin Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, kur dihet se ky angazhin i Albin Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri bëhet për ta larguar nga skena politike Edi Ramën, mikun e ngushtë të kriminelit Aleksandër Vuçiq, të cilët sëbashku me Hashim Thaçin T’ënd, që i ke aqë shumë për zemër e projektuan coptimin e Kosovës.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, a ende se paske kuptuar se, tërë bota e din që vllavrasjet për pushtet, kriminalitetin, korrupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin në Kosovë e sollën dhe e institucionalizuan PDK-ja me Hashim Thaçin dhe koalicionerët e tyre qeverisës.

Ende se paske kuptuar se, PDK-ja me Hashim Thaçin dhe koalicionerët e tyre qeverisës e vodhën, e plaçkitën dhe e katandisën Kosovën dhe popullin e saj.

Ende se paske kuptuar zotrote se, nga keqqeverissja e PDK-së dhe të koalicionerëve të saj, keqqeverisje e bazuar në korrupsion, i detyruan mijëra e mijëra të rinj shqiptarë të Kosovës, të cilët nga pashpresa dhe nga nevoja për të siguruar bukën e gojës mërguan nga Kosova për në botën e jashtme.

O Envër Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, nuk ke të drejtë morale, njerëzore dhe kombëtare shqiptare, ta njollosish fjalimin dhe qëndrimin fisnik, vërtetësor dhe të guximshëm në OKB, të Donika Gërvallës, ministres së Jashtme të Kosovës, qëndrim dhe fjalim që e magjepsi tërë botën demoktarike, qëndrim dhe fjalim që e dridhi në palcë Serbinë kriminale sëbashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën.

Qëndrim dhe fjalim që gjer më sot nuk e ka bërë asnje diplomat i Kosovës, duke mos të përjashtuar as Ty si ish diplomat dhe politikan dështak, që din vetëm të krititikosh por jo edhe të veprosh në të mirë të Kosovës.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, është shpifëse dhe skandaloze nga ana Yte që interesimin zyrtar për një të vërtetë të informacionit, ta klasifikosh si kërcënim arbitrar dhe autoritar të mediave të pavarura dhe të fjalës së lirë.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, Ti e din shumë mirë se gjithnjë sipas mediave, PDK-ja është akuzuar për vrasjen e gazetarëve në Kosovë, dhe duhet ta kuptosh se, nuk ekziston krim më i kobshëm sesa ta vrasish gazetarin për shkak të shkrimeve të tij korrekte dhe hulumtuese.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, As PDK-ja, as Hashim Thaçi dhe as koalicionerët e T’uaj qeverisës nuk mund ta mbuloni keqqeverisjen T’uaj, duke kritikuar vend e pavend dhe me shpifje skandaloze Qeverinë e Albin Kurtit, Qeverinë më të pastër e më të pakorruptuar që ka patur Kosova në 21 vitet në liri e pavarësi.

Duke e kritikuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme që e ka paralajmëruar Qeveria e Albin Kurtit, u është futur frika në palcë, qoftë ish dhëheqësve të PDK-së, qoftë ish udhëheqësve të koalicionerëve qeverisës të PDK-së, të cilët u bënë milionerë të pasluftës.

O Enver Hoxhaj, ish diplomat dhe politikan i dështuar, PDK-ja dhe Ty duhet t’i ktheheni vetes me syrin kritik, duke identifikuar, demaskuar dhe duke u distancuar nga keqqeverisja e derisotme e PDK-së dhe e udhëheqësve të saj.

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, nuk mund të jetë përçarëse siç dëshironi ta njollosni PDK-ja dhe Ty, sepse populli i Kosovës me votat që ia dha Vjosa Osmanit dëshmoi se ajo është më shumë se unifikuese.

Kjo do të ishte rruga më e drejtë që nga PDK-ja presin qytertaët dhe jo tu hedhni pluhur syve të qytetarëve, duke e kritikuar me pa të drejtë Qeverinë e Albin Kurtit.

Me shpifjet skandaloze të PDK-së dhe të T’uat, me pallavra e fjalë boshe, do të bindeni se gaboni rëndë , kur në zgjedhjet e ardhëshme PDK-ja dhe kandidatët e saj do të mbesin me një pakicë votash ose pa asnjë votë.

Enver Hoxhaj, u.d. kryetar i PDK-së, më datë 18 prill 2021 nuk nguroi ta kritikojë Qeverinë e Albin Kurtit, duke deklarur se, “ Pa bërë as edhe një muaj të plotë Qeveria e Albin Kurtit nisi projektin mjegullor për ta shndërruar demokracinë qytetare në Kosovcë në autokraci të pushtetarëve. Tre javët e pushtetit të Albin Kurtit janë jashtëzakonisht dëshpruese në qeverisje. Mbyllja e qytetarëve dhe e ekonomisë, dështimi i sigurimit të vaksinave , zhvendosja nga problemet reale të qytetrëve të Kosovës, në zgjedhjet në Shqipëri, paraqitja e Kosovës si shtet dështues e kriminal në OKB dhe së fundmi kërcënimi arbitrar e autoritar i mediave të pavarura dhe fjalës së lirë, shpërfaqën edhe njëherë atë që e kemi thënë gjithmonë se çfarë përfaqëson Albin Kurti dhe mendësia e tij”, deklaroi Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat