Zgjohuni dhe mendoni para se të votoni o shqiptar edhe të Shqiprisë

Opinione

Zgjohuni dhe mendoni para se të votoni o shqiptar edhe të Shqiprisë

Nga: Luz Tomaj Më: 22 prill 2021 Në ora: 07:25
Luz Tomaj

Duke u përgjegjë në nji pyetje për ardhmërin e kombit shqiptar, tani I ndjeri akademik Esat Stavileci, I cili gjat tër jetes, veproi dhe kontriboi pë shtetin, për kombin, u shpreh se e ardhmëja kombëtare, varet edhe nga ajo - në se Shqiprija do të dij me mbajt dhe zhvillu shtetin ndërsa Kosova me e formu shtetin.

Vetëm egzistimi formalo-juridik I shtetit nuk mjafton për vet domethënjen e shtetit, për interesin e popullit, si bartës I shtetit dhe, për të miren gjithkombëtare.

Njerzit e ndryshëm, gjërat I shiqojn nga këndvështrime të ndryshme, nga ato personale. Personalisht, mendoj se, Shqipria dhe Kosova, si shtete, gjinden në nji udhëkryq mjaft të rrezikshëm shiquar, qoftë nga aspekti I shtetit qoftë nga ai gjithkombëtar.

Sëpari, mendoj se nuk është kontestuese se, Kosova gjatë 13 viteve nuk diti me e rrumbullaksu procesin e formimit të shtetit. Që nga fillimi, në nji pjesë të teritorit të shtetit I mungon sovraniteti, pa të cilin, shteti, as në aspektin faktik dhe as atë juridik, nuk mund të paramendohet. Në anen tjetër, pushtetin, I cili duhej të ishte bartës I procesit të formimit të shtetit, e kapluan klane të ndryshme, në radhët e të cilave lindi krimi I organizuar, korrupcioni dhe me nji fjalë kapja e shtetit, të cilat e mbyllin rrugen e perspektives së shtetit, ndaj, Kosova është aty ku është. Në zgjedhjet e fundit, sipas mendimit tim, populli, sado kudo, tregoi një zgjim apo kuptim dhe, në pushtet e sjelli nji subjekt politik, I cili që nga lindja e shtetit ishte në opozitë. Të shpresojm që shteti I Kosoves, më në fund, të hyn në binar të duhur.

Dikur, neve kosovarët klithnim Oj Shqipri oj nëna e ime. Ajo çka, vite me radhë, ndodhë dhe zhvillohet në Shqipri, mendoj se është dëshpruese, se populli duhet të zgjohet dhe të mendon për shtetin por edhe për kombin. E kuptoj se, qytetarët përcaktohen për këtë apo atë subjekt politik. Megjithatë, çdo qytetar, nuk duhet të harroi se interesi I shtetit është mbi interesin e subjektit politik, se interesi I shtetit është interesi I popullit. Aqë më tepër, po e thëm kalimthi, më brengos edhe heshtja e Akademive shkencore, të cilat duhet të okupohen edhe me gjendjen dhe perspektiven e kombit.

Shiquar, në proporcion me numrin e popullit shqipëtar, jam I sigurtë se diaspora apo mergata shqiptare ia kalon çdo kombi tjeter. Po e thëm edhe këtë kalimthi se, falë shtresave politike të njërit dhe tjetrit shtet, mergata shqipëtare thua se nuk egziston, ndonse e tërë ajo mergat, fizikisht shtrihet në kontinente të ndryshme, nuk I heqet mendja, madje edhe kontributi, për vendlindja.

Iu lutem, për momentin, janë dy shtete shqipëtare. Sëpari, e shiqoi komunikimin në mes institucioneve të njerit apo tjetrit shtet. I mjerueshëm!!! Edhe këtu në SHBA, e patem Presidentin që shkoi. Në mjetet prestigjioze të informimit, kam shkruar se si, totalisht I mungon, jo vetem kultura politike por, edhe ajo e përgjithëshme. E përcjelli edhe Kryeministrin e Shqiprisë. Edhe ky, hyn në radhen e atyre njerzve, të cilët mendojn se mendimi I tij dhe vetem I tij është mendim I drejt. Sipas psikologjis, njerzit e till duhet t’iu nënshtrohen shiqimeve psikijatrike. Thjesht, e ka formuar klanin e vet, nuk e rrespekton Presidentin e vendit. Shiqoj se si sjellet ndaj liderëve kosovar. Sipas tij, vetem z. Thaqi është apo ishte ai me të cilin komunikonte. A din z. Rama të rrespekton, sëpaku oficialisht, liderët e Kosoves!!

Serbia është armik historik I shqiptarve. A shef ndokush se çka bën Serbia për serbët në Kosovë, në Bosnje, Mal të Zi... Po e them se, pas formimit të Republika serbska, dhe kërdive që bënte në Kosovë, e ruaj edhe sot, nji artikull të shkurt, publikuar në SHBA, të cilin e titullova – ndoshta Serbia do kërkoi formimin edhe të një Republike këtu në SHBA. Tani, ia shtroi pyetjen Kryeministrit shqipëtar se a bën donji levizje, a flet donji fjalë për shqipëtarët jasht Shqipris?? Jo jo, përkundrazi, kundërshtarët politik edhe brenda Shqipris përpiqet me I zhduk. Forma në të cilen e udhëheq Qeverin apo shtetin, është formë tipike e klanizuar. Në klanizime të tilla inkorporohet krimi I organizuar, korrupcioni, kapja e shtetit e çkamos tjeter.

Popull, duhet ta mprojm veten, ta mprojm kulturen dhe traditen e shenjtë kombëtare, mos të krijojm apo lejojm të krijohen ndarje dhe armiqësi brenda popullit, brenda kombit. Vetëm populli mund ti largon njerzit e rrezikshëm për shtet, për komb. Prandaj, në këtë moment, apeloi që, populli I Shqipërisë të zgjohet dhe të mendon për interes të shtetit, të popullit, I cili rreflektohet edhe në interes të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat