Kush fitoi e kush humbi nga Rezoluta 1244, që Serbia nuk po heq dorë?!

Opinione

Kush fitoi e kush humbi nga Rezoluta 1244, që Serbia nuk po heq dorë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 prill 2021 Në ora: 09:20
Ragip Guraziu

Marrëveshja e Kumanovës (ose Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë) i dha fund dhunës serbe në Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.

Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 15 mijë njerëz janë vrarë ose zhdukur dhe mbi një milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havijer Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Biden: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi kërkon kompromis,na le të kuptojmë se Rezoluta 1244 ende në fuqi edhe për miqtë e tanë?!

Presidenti i SHBA-së Biden u shpreh në një letër dërguar Presidentes së Kosovës, se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një letër dërguar Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se "SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqendrohej në njohjen reciproke”. Në këtë linjë Biden thotë se për sigurimin e paqes së qëndrueshme nevojitet dialog produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fleksibilitet dhe kompromise të vështira

Sipas presidentit amerikan rruga për arritjen e këtij qëllimi është e vështirë dhe kërkohet fleksibilitet. "Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësor për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet , dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap”, thotë Joe Biden.

Partneritet i rrënjosur

Presidenti i SHBA-së më tej në letër shkruan se "partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani për prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike”.

Presidenti Biden në letrën e tij, ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve duke vënë theksin edhe te raporti personal i familjes Biden me Kosovën. Në këtë linjë Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për "avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Edhe BE kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut

Një javë më parë ndërkaq, edhe Komisionieri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, i shkroi një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilën i kërkoi vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë. Sipas Varhelyi, kthimi i perspektivës evropiane në realitet për Kosovën kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë dhe normalizim raportesh mes dy vendeve.Marrëveshja e Kumanovës.

Marrëveshja e Kumanovës (ose Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë) i dha fund dhunës serbe në Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.

Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat