Fitorja e Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri, është edhe fitore për Serbinë

Opinione

Fitorja e Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri, është edhe fitore për Serbinë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 27 prill 2021 Në ora: 23:57
Edi Rama

Simbolika e votimit të Kryeministrit Kurti në Shqipëri, i ngjashëm më veprimet e At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes së Parisit më 20 qershor të vitit 1919 Zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri përfunduan, fatëbardhesishtë, megjithatë të qeta, fal popullit i cili votojë ashtu “siç ai mendojë”. Kështu dukej në shikim të parë por, ku të bësh analizë të gjenezës së këtij pushteti dy mandatesh duke u rizgjedhur edhe për mandatin e tretë, në kokë të sillën e pështillen shumë gjëra të cilat, nuk të qojnë në pastërtinë dhe realitetin që, për së treti here besimi i jepet të njëjtës parti dhe të njëjtit Kryeministër, në këtë rast, Edvin Kristaq Rama, për neve kosovarëve jo aq i adhuruar, pa e përdorë atë, jo i mirëseardhur.

Përderisa Kosova (Dardania), e mbronte gjoksin nga Serbia, tani, ajo duhet ta mbrojë shpinën, edhe nga Shqipëria më Edvin Kristaq Ramën në krye Dukët akuzë e rëndë por, nga praktike e deritanishme e politikëbërjës së Kryeministrit shqiptar karshi Kosovës( Dardanisë), në periudhat kur kjo e fundit përballej më Serbinë e ndihmuar nga Rusia dhe Franca e përkëdhelur dhe e toleruar nga Evropa, ky, në vend së të ishte krah Kosovës( Dardanisë), u lëshue në prehrin e Serbisë duke u bërë vazal i saj i sinqertë.

Por, ndoshta, para së ta akuzoja këtë për këto akte tradhtie, është e pandershme që mos të akuzohet ish i pari i shtetit, tani nën akuza të rënda pran Gjykatës së Hagës për krime ndaj njerëzimit, qoftë edhe për vrasje të shqiptarëve. Ajo që ia sollën Kosovës (Dardanisë) ky tandem, pasojat po i ndjejmë tani e të cilat do të na përcjellin edhe në vazhdim pasi, ish presidenti, siç thotë populli, ia preu vijat dallash, karshi bisedimeve më Serbinë, që nga të ashtuquajturat bisedime teknike ku për pasojë lindi “ fusnota (pusnota) e famshme që derivojë ku Kosova( Dardania), mund të prezantohet në takimet ndërkombëtare vetëm më ketë parashtesë të turpit e servilizmit ndaj Serbisë. Kjo, për turpërinë dhe nënshtrimit ndaj Serbisë, ndodhe edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku shpalljen e Pavarësisë e vërtetonë si legjitime si rezultat pastaj, pasojnë njohjet e më teper së 100 shteteve apo më shumë së gjysma kombeve të botës.

Edvin Kristaq Rama, pasardhes i Enver Hoxhës e i Fatos Nanos, i cili në vitin 1997 nga Kreta e Greqisë, në takim kokë më kokë më Millosheviqin duk pirë shlivovicë serbe, u qojë porosi shqiptarëve të Kosovës së, kryeqyteti i juaj është Beogradi. Trinomi, Vuçiq, Thaçi, Rama, më agjutantin e tyre, Baton Stanishiqin, iniciojnë korrigjimin e kufijve apo, ndarjen e Kosovës( Dardanisë) si zgjedhje më e mirë për të ardhur deri të “paqja më Serbinë”.

Ishte kërkesë ultimative nga Serbia, ndërsa, Thaçi, në marrëveshje më Vuçiqin, mund të dakordohën edhe për amnistinë e krimeve të dyanshme, merreni më mënd, ato serbe më ato që kanë ndodhe në Kosovë(Dardani), duke shpresuar që Thaqi do të amnestohet nga akuzat e rënda, që, mund të ishte edhe premtim i Vuqiqit, Grenellit më përkrahjen e Ramës, ose, ajo që u tentue të zhbëhet Gjykata Speciale e aprovuar në Parlament si Gjykatë e Kosovës( Dardanisë), por, që përfundojë pa sukses sepse, ishte e kushtëzuar që “Marrëveshja apo zotimi” në Uashington të jetë i suksesshëm.

Për fat, dështojë dhe shpëtojë Kosova( Dardania), nga ndarja, sipas hartave të cilat, Grenell nuk i kishte parë në tavoline por, nuk tha edhe në sirtar. “Mrekullia” e Edvin Kristaq Ramës, u shfaq më formimin e “Minishengenit” Ballkanik i cili doli nga takimi në Novi Sad i Vuqiçit, Ramës dhe Zaevit, pa e ftuar Kosovën( Dardanine) apo, siq thotë populli, më ka que baba, më e la gojën, duke e lënë jashtë, por, që Rama ishte aty në vëndë të Kosovës( Dardanisë), anipse jo e trajtuar si shtet. Dhe, qëllimi ishte që Serbisë t’i mundësohet dalje në detin Adriatik, që, do të ishte e rrezikshme si mundësi së në ëndrrat e Serbisë ekziston ai plani ogurzi në mes të Greqisë dhe Serbisë, ku Shqipëria të ndahej dhe kufiri Serbi-Greqi të jetë lumi Shkumbin. Kryeministri shqiptar, tani i zgjedhur edhe për mandatin e tretë, sjelljet e tij ndaj Kosovës( Dardanisë), ndaj popullit dhe udheheqjes së sajë, ishin poshtëruese, denigruese, përçarëse dhe ofenduese. Që nga ajo së ata janë budallonjë deri të mosrespektimi i udheheqësve të sajë. Sjellja e tij ndaj Presidentes, Zonjës Osmani gjatë vizitës së sajë në Shqipëri, duke e mosrespektuar as Protokollin e shtetit për pritje të personaliteteve të larta, derisa në anën tjetër, merret ngrykë më Vuçiqin e Bërnabiqin, për Kosovarët (Dardanet), është e pa pranueshme dhe e nënçmueshme.

Kryeministri, sapo dukët u irritua dhe u ndie i ngacmuar kur zonja Osmani gjatë fjalimit në Parlamentin shqiptar u kërkojë Deputetëve që ta miratojnë një Rezolutë më te cilën gjykohet gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, ishte shkas kur, Kryeministri nga Kukësi, dërgojë mesazhe përçarëse ndaj udheheqjes së Kosovës (Dardanisë), pas deklaratës së Presidentes Osmani se, Thaçi ishte turpi i Kosovës ndërsa, Rama deklaron duke i uruar ditëlindjen së, Hadhim Thaçi është shqiptari më i mirë që e ka kombi. Këtu, më siguri së e ka përfshirë edhe vetën sepse, në Kosovë( Dardani): thonë së, akroni e thërret akronin. Dikush do të më thonte më të drejtë së, e ka zgjedhe populli, mu ashtu sikur Albin Kurtin më mbi 50% të votave, që është e vërtetë. Por, në një shtet i cili cilësohet si Kolumbia e Evropës rreth trafikimit të drogës më kartelet dhe bandat kriminale që sundojnë me shtetin, blejnë e shesin vota dhe e mbajnë qetësinë absolute e cila, në shikim të parë, dukët demokratike dhe votë e “e shprehjes të lirë”, e vërteta është e kundërta kur, një Kryeministër udheheq më një Parlament monist pa opozitë, prandaj, çdo koment tjetër është i tepërt. Do të isha i njëanshëm po mos të t’i thoja dy fjalë për opozitën.

Në të vërtetë, opozitë të vërtetë, nuk ekziston në Shqipëri. Ky, është edhe rezultat i zhgënjimit të elektoratit demokrat sepse, kryedemokrati, zoti Lulzim Basha, ka dështuar që nga çadrat e deri të mosveprimi i guximshëm i arsyeshëm dhe i pa efektshëm. Prandaj, pas këtij dështimi, zoti Basha, duhet të dorëhiqet nga Kryetari i Partisë Demokratike bashkë më zotin Berisha, për të cilin mendohet së, ky në të vërtetë, është kryetar i partisë. Rreth simbolikës së votimit të Kryeministrit të Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri Unë ketë veprim të zotit Kurti, e krahasova më atë të At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris, i mbajtur më 20 qershor të vitit 1919. Në fjalimin e tijë me temën: “Shqiptarët e të drejtat e tyre”. Zoti Kurti, nuk mbajti fjalim por, veprimi i tijë i guximshëm politik para bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht ndaj Evropës e cila, fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite, nuk po mund të ç’veshët nga lëvozhga e laviritetit të sajë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, më theks të veçantë ndaj kosovarëve të cilët, në krahasim më Serbinë, i trajton si qytetar të dorës së dytë, duke i mbajtur në geto, pa lëvizje të lirë në Kontinentin e tyre njëri ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Evropës.

Zoti Kurti, ua bëri më dije së, Shqipëria etnike ka ekzistua, dhe, së jemi një komb padrejtësisht i ndarë që nga viti 1878 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, të përkujtuar në Konferencën e Paqës së Parisit të vitit 1919 dhe, sot, si shtetas i Shqipërisë e cila duhej të ishte e bashkuar më Kosovën( Dardaninë) në gjirin e sajë e pjesë e të tjera të shpërndarë në 5 shtete. Kjo, po u pengon dhe u dukët e pa pranueshme në këtë moment kur edhe jemi në vlugun e bisedimeve më Serbinë dhe, kur doli në shesh një “ non paper” dokument rreth korrigjimit të kufijve, jo i rastësishëm ani pse thuhet ashtu, konsiderohet një alarm më pasoja të destabilizimit dhe konflikteve të reja lidhur më korrigjimin e kufijve. Ky veprim i Zotit Kurti, është në shenjë të përkujtimit të padrejtësive ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tyre të copëtuara, nga të gjitha anët e poleve, veri, jug, lindje, perëndim dhe, është një vërejtje publike legjitime së, tokat shqiptare, nuk mundën dhe nuk lejojmë ma të tkurrën.

Ja së si shprehet i Madhi Fishta në Konferencën e Paqes së Parisit: “ Zotnjë Ç’me kohë të luftës turko- ballkanike e tektej e Shqiptarëve kanë pikue gjak prej dhimbjes e mjetimit, për arsye që Evropa e qytetnueme përkuli në Konferencë të Londrës së 1913 ma se gjysmën e Shqipnisë e plot një milion Shqiptar, nen zgjdhe të rëndë t’anmiqve të tyre kufitar”...... Më vjen keq kur, disa “ analistë, opinionistë, gazetar e historian”: të përshtatur politikave ditore, nuk shofin përtej hundës. Prandaj, janë inkurajuese deklaratat e Presidentes, Zonjës Vjosa Osmani, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit së, tërësia territoriale dhe rregullimi i brendshëm i Republikës së Kosovës ( Dardanisë), nuk vijnë në pyetje, prandaj, ftojë opozitën që të jetë zë i përbashkët në temat nacionale.

Prandaj, simbolikën e votimit në zgjedhjet në Shqipëri nga Kryeministri Kurti, e vlerësojë si veprim të veçantë më tepër së si shtetas i thjeshtë. Nën emocionet e brengës dhe rrezikut që po na kanoset brenda shqiptarëve, deri të përçarja, mos durimi ndaj njëri-tjetrit, vrasjet e përditshme, veprimet e politikave shtetëror të papërgjegjshëm, vazaliteti dhe serviliteti ndaj armiqve dhe ndaj disa “miqëve” ndërkombëtar, mu përkujtuan vargjet e Vaso Pashë Shkodranit: “Moj Shqipëri e mjera Shqipëri, Kush të qiti më krye në hi, Dikur ishe një zonjë e rëndë, Burrat e dheut të quajshin nënë. Pa më thusj Shqipëri së sot ku je...”. Mu dukën sikur këta rreshta janë shkruar më 25 prill 2021. Zoti Kryeministër shqiptar, Rama, tentative për ndarje të Kosovës por për fat shpëtojë, i bëjnë sikur ajo sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit së, kur dirasi del për të marrë hak dhe e qëllon kundrejt hadmit por nuk e qëllon, konsiderohet së e ka marrë hakun, anipse shpëtojë. Pra, gjaku e ka nxjerrë por, ai shpëtojë. Zotëri Kryeministër, ti, Kosovën e qite në shënjestër por pa sukses, prandaj, kosovarët, sado që shtirësh, nuk të besojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat