Të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, avokatët mbrojtës dhe shteti i Kosovës

Opinione

Të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, avokatët mbrojtës dhe shteti i Kosovës

Bardh M. Nëngurra Nga Bardh M. Nëngurra Më 5 maj 2021 Në ora: 16:26
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Kudo në botë njerëzit që bien ndesh me drejtësinë, që i ndjek prokuroria dhe arrestohen si të dyshuar për diçka që bien ndesh me ligjin kanë të drejtë në avokat mbrojtës. Në shtetet europerëndimore shteti ju garanton avokat mbrojtës personave që kanë ekonomi të dobët, që nuk kanë mundësi me pague shpenzimet që ju kërkon një avokat. Mirëpo pothuaj në të gjitha shtetet europerëndimore ka një limit për sa orë punë të avokatit mbrojtës shpenzimet i mbulon shteti.

Në Norvegji ku jetojë unë, varësisht nga vepra për të cilën ndiqet i akuzuemi, shteti paguan nga 7-10 orë punë të avokatit. Besoj se ngjashëm duhet të jetë edhe në shtetet tjera europerëndimore. Mirëpo në raste të tilla asht vetë Gjykata dhe Prokuroria që caktojnë avokatin mbrojtës. Nëse i akuzuari e refuzon atëherë ai ose duhet me gjet dhe me e pague vetë avokatin ose mbetet të mbrohet vetë pa avokat.

Si taksapagues i Kosovës (edhe pse jam mërgimtar, unë paguaj taksë çdo vit për pronë që kam në vendlindje) jam i indinjuam pasi përcolla shkrimet dhe debatet që këto ditë po qarkullojnë neper portale e studio të TV-vë për ndarjen e miliona eurove që shteti Republika e Kosovës i ka nda per avokatët mbrojtës të arrestuarve me akuza për vrasje dhe krime në Kosovës.

Shteti me një buxhet të varfër çfarë asht Kosova ta merr mbi vete barrën e shpenzimeve kolosale për njerëzit e akuzuar, për njerëzit e dyshimtë për krime dhe vrasje, për njerëzit që kanë prona e pasuri secili veç e veç pothuaj aq sa asht krejt Buxheti i Kosovës asht jo vetëm padrejtësi, por asht edhe poshtërsi dhe ofendim per familjaret e gjallë të viktimave për vrasjen e të cilëve dyshohen, akuzohen dhe hetohen të burgosurit e Gjykatës Speciale ne Hagë.

Të akuzuarit, ata qe janë në paraburgim në Hagë kan prona me vlerë të miliona eurove në Kosovë dhe sipas disave kanë prona edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe disa qak edhe në Monako e diku tjetër. Aspak nuk asht sekret se ato prona ata i kanë fitue pa djersë, pa merita, kryesisht janë prona të uzurpuara. Të burgosurit në Hagë pasurinë e kanë arrijtë me vepra krimi, me mito, me shantazhe , me haraqe e forma të tjera të kundërligjshme andaj ata duhet vetë me pague avokatët mbrojtës dhe shteti asesi nuk duhet të mirret me këto punë.

Kam shumë arsye pse mendojë kështu. Arsyeja ma e madhe asht sepse përderisa Gjykata Speciale të burgosurit që i ka arrestue dhe i mban në paraburgim i ka quajt ndërmarrje kriminele dhe për ta ka dosje në bazë të të cilave edhe i ka ndjeke dhe i ka arrestue dhe pse tash të tillët ti merr në mbrojtje shteti i Kosovës?!!

Çdo tentim për t’i ndihmue , apo për t’u siguruar para për mbrojtje të burgosurit në Hagë automatikisht e zbeh imazhin e shtetit Republika e Kosovës ne raport me faktorin ndërkombëtar. Kosova me ju pague shpenzimet për mbrojtje të akuzuarve në Hagë asht njejt sikur të jetë vetë shteti sponsor apo bashkëpjesëmarrës në veprimtarinë kriminele për çka janë akuzuar dhe tash do gjykohen ish liderët e vetë emnuem në të ashtuqujtunin Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së, andaj me këtë veprim Kosova del si shtet joserioz, si shtet që ndan para nga buxheti i varfër i sajë për t’u pague avokatët mbrojtës njerëzve të akuzuem për krim , për vrasje dhe vepra tjera të dënueshme me ligjin.

Tani për tani në Hagë janë 8 (tetë) të akuzuem, por sipas burimeve Gjykata Speciale ka në listë si të akuzuem diku afër 100 persona, dhe çka do baj Kosova nëse një ditë të gjithë ata do gjinden prapa grilave të burgut në Hagë. Nëse deri tash për mbrojtjen e tetë vetave duhet me pague disa miliona euro, për t’i marr në mbrojtje edhe 100 tjerë duhet Kosova me marr borxh në Bankën Ndërkombëtare dhe pastaj për disa dekada me pague borxhin ndërsa popullin e sajë me e lanë në mjerim e varfni.

Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk duhet me i shkue mendja me nda një cent për t’u pague avokatët e të arrestuarve në Hagë. Nuk duhet sepse kështu do shpëton miliona euro të taksapaguesve të Kosovës dhe shpëton fytyrën e vetë si Qeveri dhe si shtet sepse ta voton dhe ta formon Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës dhe tash Qeveria dhe pushtetarët tu dalin sponsor për mbrojtje atyre që Gjykata i ka akuzue dhe i ka arrestuar është dyfytyrësi, asht poshtërsi e tmerrshme.

Si ka mundësi që në Kosovë të ketë qeveritar dhe ish qeveritar, deputet dhe ish deputet, ministra dhe ish ministra, kryeministra dhe ish kryeministra që sa munden flasin, sa munden shkruajnë dhe apelojnë që të ndahen fonde për t’i ndihmuar të burgosurit në Hagë. Pa aspak rezervë dhe me plotë ndërgjegje ju them se të tillët duhet me u turpëruar për këto përpjekje të tyre.

Tashmë dihet sheshit se akuzat ma të rënda për të burgosurit në Hagë me të cilat do merret Gjykata Speciale janë vrasjet e oponentëve politik , kryesisht të veprimtarëve të LDK-së. Dhe si ka mundësi që Qeveria dhe shteti i jonë ti ndajë parat e taksave të familjarëve të vramë që ato para tua bartë në llogari avokatëve mbrojtës të atyre që dyshohen , që akuzohen dhe që gjykohen për vrasjet e baballarëve, burrave , djemve dhe vëllaznive e edhe motrave ( Sabahate Tolaj ) të tyre?!!! A ka absurd ma të madh se të veprohet kështu?!!!

Pash diku një shkrim se si edhe ish Kryeministri Isa Mustafa përkrah idenë për t’i ndihmuar të burgosurit e Hagës. Me gjithë respektin për juve i nderuar Profesor Isa Mustafa po ju them se Ju kishit bë mirë që tani vërtetë të pushoni dhe të merresh me veten tënde. Por, fondeve për t’i ndihmue të akuzuarit mund të jenë vetëm ata që kanë përfituar qoftë shumë apo pak nga veprimtaritë e të akuzuarve dhe të burgosurve në Hagë. Pro ndihmës për të akuzuemit mund të jenë vetëm ish kampanjonët e tyre në veprimtarinë kriminele , ish bashkpartiakët dhe servil të tjerë njerëz të dobët.

Besojë se asnjë qytetar i ndershëm, asnjë qytetar me pak mend në rradake nuk përkrah idenë për t’i paguar avokatët për të burgosurit ne Hagë.

Unë i pyes ata që çaraveshen me komente neper portale dhe neper Tv për t;u ndihmuar të burgosurit në Hagë, çka do thoni ju nëse gjykata ka fakte, ka materiale dhe prova dhe ma në fund i zbardhë vrasjet në mos të të gjithëve, së paku të disa vrasjeve të figurave politike veprimtar të LDK-së, p.sh. të Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Haki Ymeri, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku etj, etj. Për plagosjet e Fetah Rudit, Agim Veliut , Gani Gecit, Sabri Hamitit etj, etj. Për vrasjet e gazetarëve Bardhyl Ajeti, Sherif Popova, Besim Kastrati etj, etj. Vrasjen e disa ish Komandantëve të UÇK-së p.sh. të Ekrem Rexhes -Komandant Drini, të Smajl Hajdaraj, të Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj etj, etj dhe nëse fajtor për vrasjet e tyre Gjykata Speciale shpall këta të akuzar dhe që tani janë në paraburgim në Hagë, pra çka do thoni juve? A do harroni pastaj apo do turpëroheni se keni keqpërdorë parat e familjarëve të viktimave të pafajshme, pra paratë e taksave të tyre për t’u ndihmuar kriminelëve (po e them hipotetikishtë këtë ) , të vrasësve të familjarëve të këtyre taksapaguesve? Padyshim se ju do harroni budallakinë që po mundoheni me e bë tash dhe a do keni pastaj ftyrë me ju dalë para katër djemve dhe vajzës së Shaban Manaj, me i dalë para ish-deputetes Doruntina Maloku, me i dalë para deputetit Besian Mustafës, a do keni fytyrë me taku secilin qytetar të ndershëm të Kosovës pastaj?!!!

Pse ju asnjëherë nuk keni ngritë zërin me kërkuar që shteti të ndan bursa për t’i ndihmuar me u shkollue e me jetuar jetën me dinjitet fëmijët jetima pa babë , baballarët e të cilëve dikush i vrau për të vetmin shkak se ishin veprimtar dhe shtylla të LDK-së, partisë shtetformuese , ishin shtylla ne përkrahjen e Dr. Ibrahim Rugovës të themeluesit të shtetit Republika e Kosovës?!!! Nëse nuk keni menduar se si do rriten, si do shkollohen dhe si do jetojnë jetimët e viktimave të pafajshme të LDK-së ta dini se do bëheni turpi i botës nëse tash ndani qoftë edhe një cent për avokatët mbrojtës të të akuzuarve për vrasjen e shqiptarëve e edhe të tjerëve kushdo qofshin ata , cilitdo minoritet qofshin ata .

Nëse shteti paguan avokatët për të burgosurit në Hagë me këtë veprim pos tjerash shteti do pranojë indirekt se përkrah veprimet kriminele të atyre që janë akuzuar dhe po gjykohen.

Neper Kosovë pothuaj për çdo ditë po ndodhin vrasje mes qytetarëve. Por ata duhet vetë t’i mbulojnë shpenzimet për pagesat e avokatëve. Shumica e tyre ne mungese te mundësive për ta paguar avokatin shpesh marrin dënime drastike te padrejta dhe askush nuk qanë kokën për ta. Pse tash shteti duhet tua mbaj dertin njerëzve milionerë të cilët kanë angazhuar si mbrojtës avokatët ma te shtrenjtë nga Amerika, Anglia dhe shtete tjera?!!!

Pse te burgosurit ne Hagë nuk angazhuan avokat nga Kosova qe do kishin kushtuar shumëherë ma lirë?

Ata kanë mjaftë para te pista e shumë pak nga djersa e tyre, kanë prona milionëshe dhe mbrojtësit duhet me i pagu vetë. Nëse shpallen te pafajshëm ata duhet te marrin dëmshpërblim.

Ata po gjykohen si individ, pa dallim se çfarë pozitash apo postesh shtetërore e paraushtarake ( ushtarak unë i pranojë vetëm ushtarët e UÇK-së nen komandën e Ministrit Ahmet Krasniqi ) kishin dikur. Gjykata Speciale nuk po gjykon UÇK-në , nuk po gjykon Luftën heroike te UÇK-së. UÇK-ja ka me qindra luftëtar dhe komandantë që kanë luftuar në Loxhë, në Koshare dhe fushëbeteja tjera dhe asnjërin nga ata përpos Serbisë asnjëherë si ka akzuar askush dhe as Gjykata Speciale. Gjykata Speciale i ka ne shënjestër vetëm disa persona dhe qebesa nuk i ka shënjestuar kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat