E turpshme kritika e deputetit të PDK-së ndaj ministres Donika Gërvalla

Opinione

E turpshme kritika e deputetit të PDK-së ndaj ministres Donika Gërvalla

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:40
Adem Bytyçi

Fjala e drejtë gjithmonë është e itht për ata që e meritojnë.

Nuk është hera parë që disa krerë të politikës aktuale të Kosovës sulmohen në mēnyrë brutale , pse thonë në disa takime ndërkombëtare se në Kosovë ka korpupsion dhe krim ekonomik .

Një grup "patriotësh" nga opozita thonë mos i'u tregoni të huajve se në vendin tonë ka hajni, korrupsion dhe krim ekonomik të orgonizuar, sepse kështu e dëmtojmë imazhin e vendit tonë në botën jashtme.

Ky grup politikanësh e përfaqësojnë alternativën:" Bënë me vjedh ,por këtë nuk bënë ta dinë të huajt".

Këtë e pohojnë pa ju shkuar mendja se edhe ashtu  të huajt  informohen për hajni e krim ekonomik të orgonizuar në Kosovë, sepse ata janë këto në mesin tonë.

Atyre që thonë mos i informoni të huajt se në vendin tonë ka korrpupsion dhe krim ekonomik të orgonizuar ,sepse kështu e dëmtojmë reputasionin ndërkombëtar të shtetit tonë, me duhet të thëmë: Mosni të nderuar se Ariu nuk hun në thes dhe Dielli me shosh nuk mbulohet.

Korupsioni dhe krimi ekonomik nuk luftohet duke e fshehur, por duke e bërë publik mbrenda dhe jasht vendit , tanimë prej Europës nuk mund ta fshehemi hajnit ,sepse Europën e kemi këtu në Kosovë,  përkundrazi duhet të kërkojmë ndihmën e saj për ta luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik.

Vetëm ata që përfitojnë nga korupsioni dhe krimi ekonomik i orgonizuar lobojnë në të gjitha mënyratë e mundshme, që këto dy fenomene tepër të dëmshme për intresat e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës të mbahet në fshehtësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat