Donika Gërvalla nuk duhet të dorëhiqet nga posti i ministres së Punëve të Jashtme

Opinione

Donika Gërvalla nuk duhet të dorëhiqet nga posti i ministres së Punëve të Jashtme

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:05
Adem Bytyçi

Zonj.Gërvalla nuk duhet të dorëhiqet ,sepse është e pa fajshme për të gjitha ato për të cilat  akuzohet.

Në seancën efundit  zonj. Gërvalla  e ka fy në mënyrën më çnjerëzore deputeti i PDK-së. Memli Krasniqi, familjarët e të cilit nuk e kishin vështirë të merrnin tendera në Qeverinë e partisë tij, PDK-së. 

Në një Parlemen të një shteti në të cilin shkalla e vetëdijës së popullit është në nivelin më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, për fyrjen që i'a bëri femrave deputete, deputeti Krasniqi , elektorati i tij do t'ia merrte mandatin e deputetit.

Unë nuk e kuptoj marrëzin e atyre deputetëve të cilët  nuk e kanë derdh as edhe një pikë gjak për lirinë e Kovës dhe e sulmojnë në mënyrë aq barbare një zonj. baba dhe agja i të cilës ka derdh gjak për lirinë të cilën e gëzojmë në dhe ata  që i fyen dhe denigrojnë familijarët e tyre.

Nuk është problemi i opozitës zonj. Gërvalla ,por z. Kryeministri Albin Kurti, këtë nga pakujdësia e pranojë Arben Gashi i LDK-së ,në një prononcim të tij .

Qeveria Kurti, nuk po i duron politikanët qoftë deputët apo Ministra të punojnë në dy vende pune dhe të marrinë nga dy rroga e qytetarët e pa punë të bredhinë rrugëve.

Edhe ky vendim i qeverisë Kurti i ka terbuar disa politikanë deputet të opozitës të cilët i ka detyruar të jetë të kënaqur vetëm me një vend pune dhe vetëm me një rrogë.

Reagimët kaq të egra të opozitës kundër pozitës burimin e kanë në humbjen e pushtetit dhe në as një arsye tjetër.

Z.Kryeministri Kurti , duhet ta di se sot PDK, kërkon dorëheqjen e zonj .Donika Gërvalla , Ministrës se punëve të jashtme të Republikës së Kosovës , nëstër do të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit Kurti, ajo që tani dihet botërisht PDK, është deklaruar kundër qeverisë Kurti , mnjëherë pasi humbi   zgjedhjet fundit  të parakohshme.

Vetëm rrëzimi i qeverisë Kurti ,do t'ia shuante ambiciet për pushtet PDK-së, dhe as një dorëheqje tjetër e cilitdo  Ministër qoftë në Qeverinë Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat