Mërgata shqiptare në botë: Reagim ndaj sulmeve për Donika Gërvallën

Diaspora

Mërgata shqiptare në botë: Reagim ndaj sulmeve për Donika Gërvallën

Nga: Gani Mehmeti Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:12
Donika Gërvalla

Ne, Mërgata Shqiptare në Botë, jemi tejet të shokuar dhe të brengosur me ngjarjet e zhvilluara së fundmi nga disa zëra që po dalin kundër organeve të zgjedhura nga vota e lirë e popullit në Kosovë!

Sulmet ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, duke kërkuar edhe dorëheqjen e saj, janë zëra të shterrur nga humbës të zgjedhjeve jo vetëm 14 shkurt 2021, por edhe më herët, çka do të thotë, se ata nuk janë bij e bija të denjë të popullit, pse ata kanë treguar veten se shikojnë vetëm interesin e tyre personal në dëm të Pavarësisë e Lirisë së Kosovës dhe kundër Kosovës shtet, të cilët gjoja thirren në emër të UÇK-së!

UÇK-ja e ka kryer punën e vet, dhe ajo qëndron në majat më të larta të shtetit të Kosovës. UÇK nuk ishin vetëm të uniformuarit, UÇK ishin të gjithë, i madh e i vogel, deri edhe fëmija ende i palindur, ishte me UÇK-në, prandaj, nuk ka të drejtën askush të thirret në emër të UÇK-së për mbrojtjen e asnjërit.

Kjo është aq edhe më e keqe, edhe aq më e papranueshme, kur në emër të UÇK-së thirren disa individë që ose nuk kanë qenë fare në UÇK ose e kanë zhvatur shtetin e Kosovës, kryesisht pas shpalljes së Pavarësisë së saj, gjithëherë në emër të UÇK-së, e cila tani po shihet sheshazi.

Koha e luftës ka kaluar, me të edhe koha e UÇK-së. Secili që mendon në mbrojtjen e UÇK-së, sot duhet të punojë për të ardhmen e mirë të Kosovës dhe të mbarë popullit shqiptar. Nuk bëhen punët vetëm me fjalë, ato duhet të kthehen në vepra për së mbari.

UÇK-ja sot mund të trajtohet vetëm si relikt, vendin e të cilës e ka zënë Ushtria e Kosovës, me emrin Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sot jemi në një kohë tjetër, ku lufta nuk bëhet përmes armëve, por lufta zhvillohet me të diturit, me të pashiturit, me njerëzit që kanë vullnetin e mirë dhe të fortë në mbrojtjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë, pra edhe në rrafshin ndërkombëtar.

U pa për dhjetë vite, se me njerëz të korruptuar, ndoshta, edhe me njerëz të shitur tek Serbia, dialogu me Serbinë kishte ngecje dhe nuk u arrit asgjë në të mirë të Kosovës, gjithiçka deri tani ishte në dëm të Kosovës, nisur nga Demarkacioni me Malin e Zi, me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me hapjen e temës për ndryshimin e kufijve të Kosovës, ishin dhe mbeten kanceri i Kosovës, që rrezikojnë ndarjen e saj, duke mbetur Kosova pa pasuritë më të mëdha natyrore, për të cilat lufton Serbia t'i marrë, që nuk e ka qëllim mbrojtjen e serbëve për perfitimin e pasurisë minerare të Kosovës.

Duke u nisur nga njerëz të pandërgjegjshëm për shtetin që po sulmojnë Donika Gërvallën, Qeverinë e Albin Kurtit në synimet e tyre për zhvillimin e vendit, për fitoren në dialog me Serbinë, në zhdukjen dhe dënimin e korrupcionit, në zbatimin e ligjit njësoj për të gjithë, në përfitimin e simpatisë me ndërkombëtarët dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ne bëjmë thirrje të gjitha forcave shkatërruese shtetërore, të gjithë atyre që shkatërruan Kosovën që nga paslufta, të gjithë atyre që kanë ngritur krye kundër Kosovës dhe punës së Qeverisë Kurti 2, të lënë interesat e tyre personale, të lënë inatet në mbarëvajtjen e zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe dialogun me Serbinë me ndermjetesuesit e BE-së dhe të SHBA-ve, që do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Organet shtetërore të Kosovës duhet të lihen të lira edhe në vemndimet e tyre lidhur me garancionet apo jo të mbrojtjes të të akuzuarve nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë. Edhe ashtu, deri sa kjo gjykatë nuk ka kërkuar nga Kosova për mbrojtje ose jo, apo kjo nuk i besohet fare Kosovës, sepse gjykata ka kërkuar nga një vend i tretë, çka do të thotë se Gjykata Speciale nuk e ka fjalën fare për Kosovën.

Ne do të përcjellim punën e Qeverisë Kurti 2, dhe do të reagojmë sipas nevojës, por, jo pa e parë punën e mirë apo jo të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat