Si të bëhet zgjidhja afatëgjatë për zgjedhjet nacionale në RK-ës?!

Opinione

Si të bëhet zgjidhja afatëgjatë për zgjedhjet nacionale në RK-ës?!

Nga: Sami ARIFI Më: 11 maj 2021 Në ora: 07:25
Sami ARIFI

Për të pasur një stabilitet të institucioneve shtetërore shumë vende të zhvilluara përdorin sisteme të zgjedhjeve me rregulla të veçanta.

-RF e Gjermanisë për partitë pas daljes nga zgjedhjet e lira, për vendet në parlamet, rritë numrin e parlamentarëve në përqindje, varsisht nga diferenca e partive të dalura nga vota e lirë fitojnë vende në parlamentin e RFGJ-së. Kuptohet, partia më e madhe pas zgjedhjeve shkonë më shumë në përqindje me vende shtesë të rritjes së numrit të parlamentarëve, varësisht nga diferenca në përqindje, krahasuar me partitë më të vogla, dhe kështu sigurohet stabilitet qeveritar, me vende shtesë të garantuara, për mandat të plotë.

-Ndërsa në shtetin e Greqisë partia më e madhe e dalur nga zgjedhjet, përmes votës së lirë të qytetarit i ka 50 vende të garantuara shtesë, kështu bëhet stabilitet politik dhe qeveritar në udhëheqje për një mandat të plotë katërvjeçar, duke i eleminuar kështu koalicionet e shumëta në udhëheqje të shtetit të cilat shkaktojnë jostabilit për mandat të plotë qeveritar.

-Në bazë të rregullimeve për sistemet zgjedhore te shumë vende demokratike në forma të tilla bëhet stabiliteti politik dhe qeveritar i vendit.

-Mendoj që edhe RK-ës, për t’i menjanuar përgjithmonë dobësitë në udhëheqje të vendit, për të krijuar stabilitet qeveritar dhe stabilitet politik duhet që partia më e madhe që del nga zgjedhjet t’i ketë 20 vende të garantuara shtesë.

-Prej çlirimit e deri më sot në RK-ës, asnjëherë nuk ka përfunduar mandat i plotë qeveritar, shkaku ishte se partitë me mandate në parlament të dalura nga zgjedhjet ishin me numër të pakt të parlamentarëve me vende të fituara në PRK-ës, kështu që me koalicione të tri e më shumë partive ishte vështirë të arrihej stabilitet politik, qeveritar, prandaj përfundonin mandatiet e papërfunduara të plota karërvjeçare.

-Është rasti i parë qe 21 viti që një parti fiton, përmes votës së lirë të qytetarit mbi 50% të votave për ulset në PRK-ës, por vështirë se ndodhë kjo shpesh, prandaj për stabilitetin e RK-ës është e rrugës, që në zgjedhjet e ardhshme, për partinë më të madhe fituese të ketë shtesë të garantuar 20 vende në PRK-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat