Raportimi i ministres Donika Gërvalla para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ishte fenomenal!

Opinione

Raportimi i ministres Donika Gërvalla para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ishte fenomenal!

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:02
Adem Bytyçi

Sot me datën 25 maj 2021, duke dëgjuar raportimin në Komisionin parlamentare ministren për PJ dhe Diasporë, zonj Donika Gërvallen, jo vetëm unë, por besoj edhe shumë qytetarë të Republikës si unë, janë impresionuar aq shumë, sa që me siguri thonin: Kosovës i duhen politikanë dhe politikane si kjo, për të ndërtuar shtet ligjor dhe për të pasur ministri të mirëfillt të PJ e cila në përfaqësit diplomatike dhe konsulare të Kosovës, në shtetet mike i dërgon individ të shkolluar, kompetent dhe të dijshëm, që i mbrojnë me dinjitet dhe përgjegjësi intresat e shtetit të Kosovës dhe kultivojnë raporte miqësore dhe të interesit reciprok me shtetet mike të Kosovës.

Duhet ta pranojmë të gjithë me sinqeritetin më të madhë se, që nga ardhja për ta qeverisur vendin Qeveria Kurti, shtetit të Kosovës po i vije era shtet, shif për këtë, kush do të guxonte të dënonte personalitetet si Xhavit Haliti, për mos mbajtjen e maskës kundër COVID-19, dhe të dënonte deputetët për shkelje të rregullave të trafikut në Qeverinë Hoti, Thaqi, Haradinaj apo Isa Mustafa, me siguri askush.

Tani, këto po ndodhin për herë të parë në Qeverinë aktuale Kurti, si një dëshmi e pa kontestutshme se barazia para ligjit ka filluar të zbatohet ngjashëm ndaj të gjithë qytetarëve pavarësisht se a janë deputetë apo në pozita tjera politike dhe shtetërore apo janë qytetarë të rëndomt.

Kështu veprohet në të gjitha shtetet demokratike perëndimore në të cilat funksionon dhe vepron shteti ligjor dhe barazia e qytetarëve para ligjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat