Qeveria Kurti me shpejtësi po i mbyll portat e hajnive

Opinione

Qeveria Kurti me shpejtësi po i mbyll portat e hajnive

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:50
Adem Bytyçi

Pas luftës qeveritë e Kosovës dhe bosët e partive politike në marrëveshje me njëri tjetrin i kanë vjedhur pasuritë e qytetarëve të Kosovës, duke i varfëruar ata e duke u pasuruar për veti dhe familjet e tyre.

Sipas të gjitha fakteve për të rrënuar ekonomin e vendit dhe për tu pasuruar vetë në mënyrë të pa skrupullt ,para se gjithash krijuan dhe instaluan Instrumente juridike mizerabël për t'i vjedhur  vetë dhe për të masakruar asetet e qytetarëve duke filluar nga Fabrikat dhe tokatë në pronësi publike.

Instrumenti kryesor "juridik" i cili iu mundësojë  bosëve të politikës që t'i përvetësojnë asetet kryesore të qytetarëve me çmime qesharake dhe abuzive për veti ishte në fillim AKM dhe më vonë AKP, për mes së cilave shkuan për skrap ndërmarrjet - Fabrikat, të cilat dikur punësonin me qindra dhe mia punëtor dhe produktet e tyre eksportoheshin edhe ne tregjet jashtë Europës, ndër të cilat ishin Fabrika  e gomave "Ballkan" në Therandë ish Suharekë , Fabrika "Damper" gjithashtu në Therandë, fabrika e amortizerëve në Prishtinë e qindra e qindra  fabrika tjera  dhe mijëra e mijëra asete tjera ,të cilat po të ishin menaxhuar me përgjegjësi dhe po të mos ishin vjedhur dhe keqpërdorë , sot shkalla e papunësisë në Kosovë do të ishte më e ultë në rajon dhe qytetarët e Kosovës nuk do të detyroheshin ta lëshonin vendin e tyre për të gjetur punë në shtetet tjera të perëndimit.

Pas lufte pasuritë e qytetarëve të Kosovës janë masakruar në mënyrë të tmerrshme nga vetë ata të cilëve qytetarët e Kosovës i'u kishin besuar fatet e tyre dhe  menaxhimin me përgjegjësi të pasurive kombëtare të Kosovës në ngritjen e mirëqenies së tyre.

Megjithatë, ndodhi e kundërta, pasuritë e qytetarëve i vodhën, u përvetësuan me çmime abuzive nga vetë ata të cilëve qytetarët u kishin besuar mirëmbajtjen e këtyre pasurive.

Sot të njëjtit në vend që t'iu kërkonin ndjesë qytetarëve të Kosovës për vjedhjen dhe keqpërdorimit të pasurive më të rëndësishme për të ardhmen e tyre , për çudi kanë "fytyrë" dhe "moral" për të kërkuar votën e qytetarëve për të  ardhur përsëri në pushtet  për t'i vazhduar hajnitë dhe maskarallëqet tjera aty ku i kanë lënë në dem të vendit dhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat