Reagim/ Falsifikimet e Izet Musës në Monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” në Pejë

Opinione

Reagim/ Falsifikimet e Izet Musës në Monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” në Pejë

Nga: DEMË MULLIQI Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:33
DEMË MULLIQI

Me plot të drejtë reagoj lidhur më falcifikimin e qellimt të Izet Musës, në Monografinë e Shkollës Normale “Ali Kelmendi” të Pejës. Në këtë monografi  ky autor (Izet Musa), përjashtimin tim nga shkolla pa asnjë dëshmi për shkak të demostratave të 19 nëntorit të vitit 1968 e cekë : “Demë Mulliqi është përjashtuar nga shkolla për shkak që nuk ka lajmëruar për organizimin e demostratave”.

Ky autor gënjeshtar e qëllim keq  dëshmohet së nuk ka shfrytëzuar fare literature, e as dokumentacion valid  kur pohon  një të pa vërtetë të tillë. Shihet çartë se nuk ka shfrytëzuar të dhëna nga dy vëllimet e përmbledhjës së kumtesave të Konferencës Shkencore të 40 vjetorit të demostratave të vitit 68, as veprën e Selatin Novosellës, as shkrimet në gazeta të Dr. Zymer Nezirit dhe autoreve tjerë, dhe  asgjë tjetër në dhjeta shkrime në shtypin e Kosovëss, ku dhjetra herë ceket së Demë Mulliqi është përjashtuar për shkak të ngritjës së flamurit kombëtar mbi kioskun e gazetës te atëhershme  “Borba”, dhe së është përjashtuar për shkak së ka qenë  bartësi i parë i flamurit në ballë të demostruesve.

Veprimi i tij i tillë është  produkt i karakterit të dobët si njeri, dhe si kolegë që kemi punuar disa vite në të njejtin institucion arsimor. Tek e fundit nuk më befason sepse në atë kohë  ishte kundër atyre demostratave, pastaj edhe kundër atyre të 81-tës.

Po ashtu as që ka marrë pjesë  në 40-vjetorin e as  në 50- vjetorin e demostratave në Pejë. Këtë publikim në monografi, e ka bërë si revansh ndaj meje, sepse  në prezencën e disa kolegëve i kam thënë: “ Ka qënë dashur që të dalesh në pension para 3-4 viteve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat