Propaganda e të dështuarve të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së na gënjeu për “Antiamerikanizmin e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”!

Opinione

Propaganda e të dështuarve të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së na gënjeu për “Antiamerikanizmin e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”!

Luan Asllan Dibrani Nga Luan Asllan Dibrani Më 14 qershor 2021 Në ora: 14:28
Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla

Ndërkohë nga opozita erdhën akuza, shpifje, etiketime, sharje nder ma te ulëtat, madje edhe propagande klasike të nivelit shpesh rruagaqsor kundër Qeverisë së Albin Kurtit!?.

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla me grupin e të dështuarve politik qe 20 vjet. Kosova nuk ka opozitë!

Koha po e dëshmon dhe populli po e din se planet dhe veprimtaria shume vjeçare të (LDK, PDK, AAK, NISMA), dhe ardhmja do të ju mallkoi me kohën, edhe ne do tu dënojmë siç vepruam me rasti e 14 shkurtit!!!

Ju jeni e keqja më e madhe që ka pas Kosova? Po qe vazhdohet ky trend politik në radhë për të ngel është partia e AAK-se, së Ramush Haradinajt!

Albin Kurti ,Vjosa Osmani,Donika Gërvalla e shumë figura tjera janë rreshtuar në platformën e interesave kombëtare, nga e cila betejë e injorancës se këtyre partive në krye me Enver Hoxhajn, Ramush Haradinajn, Lumir Abdixhiku, po vazhdon pa ndërprerë. Me ketë slogan rrëzuan Albin Kurtin, por populli më në fund e kuptoi dhe iu dha notën e merituar nga e cila Nisma e Fatmir Limajt ngeli.

Po qe vazhdohet ky trend politik ne radhë për të ngel është partia e AAK-se së Ramush Haradinajt nga e cila mjaft u rrudh në zgjedhjet e fundit.

Lufta dhe betejat e sharjeve, fyerjeve dhe demagogjisë primitive , po merr përmasa të mëdha, herë të Vjosa Osmani herë të Donika Gërvalla e herë te ndonjë figurë kyçe nga LVV dhe Lisa GUXO, por në qendër mbetet zoti Albin Kurti!!!

Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla na benën të ndjehem krenare që Kosova ka gra intelektuale dhe kaq të guximshme. Guxim intelekti dhe përgatitja e tyre me guxim u shpalli lufte një llavë ujqish të egër që e mbanë Kosova peng e zhvillimit ,integrimit dhe vatër e skamjes dhe varfërisë!

Fatkeqësisht një pjese e popullit i ka votuar që sot të luajnë me jetët tona edhe fatin tonë në prag të dialogut me Serbin .Në dialogët paraprake, këto dele politike veç sa na e vështirësuan pozicionin tonë. Tani krekosen se gjoja tash i paska fajet Albin Kurti pa qenë kurrë në krye të qeverisë.

Demagogjia dhe propaganda ndaj qeverisë së re nga të apostrofuarit , popullin akoma po e afrojnë edhe ma shumë me Albin Kurtin,madje amerikanët ndanë me qindra miliona ndihma për Kosovën!

Demagogji ne vete me parullat tashmë të njohura me” Antiamerikanizmin e Albin Kurtit, me propaganda e të dështuarve nga LDK, PDK, dhe AAK, po dëshmon se na paskan gënjyer!

Posa e morri postin e kryeministrit Albin Kurti, amerikanët ndanë me qindra milion ndihma për Kosovën. Ata ndan edhe një fond të madh për vaksinën kundër Covidit për Kosovën. Posa e morri postin e kryeministrit Albin Kurti, Evropa e ndërroi kursin politik për dialogun me Serbinë, duke u justifikuar si nevoje e kohës qe ti japim fund marrëveshjes.

Demagogjia dhe propaganda ndaj qeverise se re popullin akoma po e afrojnë edhe me shumë me këto figura edhe nga ata qe nuk i kanë dhënë votën, madje ka shumë aderime qe po u ikën nga këto parti për t’ju bashkuar” LVV-së dhe Listës Guxo”.

Shihet se këta politikanë që kanë dosje të fshehura dhe për të mos ju dal në shesh që të përfundoni në burg, janë në gjendje të bëjnë çdo gjë në demin e demokracisë në Kosovë.

Deri ku ka shkuar injoranca në shumë caqe. Të përmendin Asoacionin me shumicë serbe si Zajednicë qe qeveritë paraprake i dhanë kompetenca ! Këta i dhanë edhe toka Malit të Zi, madje edhe Maqedonisë e pretenduan me nda Mitrovicën e tash e akuzojnë Albinin, turp për ju se krejt Kosova e diçka keni bërë ju mbi 20 vjet ne degradimin e kësaj shoqërie...

Gënjeshtar Hoxhaj, ti ish Kryeminister Ramush Haradinaj dhe ti Lumir Abdixhiku ishit ne pozita nëpër te gjitha pushtet epilogu iu doli me rezultat zero !

Kërkujt si ke dhënë llogari! Kurti akoma pa shkua në bisedime po kërkoni llogari! Populli iu njeh qe të gjithëve se si keni keq qeverisë,prandaj iu tregoj vendin. Duhet vazhduar beteja edhe në zgjedhjet lokale, për me pastrua Kosovën prej hajnave e të korruptuarve dhe nga krimit i organizuar.

Mjerë Kosova qe ka deputet si Enver Hoxhen ,Ramush Haradinaj e Lumir Abdixhiku o njerëz këthillnu, se po ju marrin të ardhmen tuaj, lloj i këtyre karagjozëve e vaj halli për ju!.

Mendoni mire o popull se i keni punët shume keq. Mos bini pre e hajnave të 22 viteve. Një pjese keni bashkëpunuar me hajna e dimë ketë, por hajnat dijeni se në fund përfundojnë në burg dhe do te zhgënjeheni me ta dhe neve do na krijoni edhe ma tutje plagë e vuajtje.

Sa herë qe po folni ju opozitar,aq ma shumë po sharroni e fundosni . Që 22 vjet pritëm nga ju qe sot po folni kundër qeverisë aktuale të Albin Kurtit. Neve na sollët vetëm skamje ,pasiguri ,korrupsion e pa drejtësi ,prandaj nuk mund ti shitni ma askujt dushk për gogla. Gënjeshtar Hoxhaj, ti ish Kryeministër Ramush Haradinaj dhe ti Lumir Abdixhiku ishit ne pozita nëpër te gjitha pushtet epilogu iu doli me rezultat zero !

Opozita nuk bëhet me vica, ngacmime e propagandë, po me punë konstruktive!

Fakte , kundërshtime me arsyetim dhe sinqeritet janë si elemente qe përforcojnë një opozite të mirëfilltë. Ju s’keni asgjë pran vetes si dëshmi pos gënjeshtrës!

Zotëri kryeministër Albin Kurti edhe 10 herë me dal në votime, prapë do të fitosh betejën,sepse populli është me ty. Këto partitë e Panit nuk po e kuptojnë se vetëm ma të fort po të bëjnë. Sot Kosova është pa opozitë. Ti nuk ke konkurrent, kam dëshirë qe te ketë Kosova një opozitë ma të fort, por këta nuk shohin ma larg se hunda dhe janë në prag te shuarjeve si “Komandant Fatmir Limaj”.

Iu bëj thirrje të gjithëve që të punojmë për një Kosovë të forte, stabile dhe demokratike.

Me vjen shumë keq kur dëgjoj se si kuvendojnë politikanët e Kosovës. Me shumë sakrifica dhe gjak e fituam shtetin dhe duhet ti lëmë të mirët dhe të dijshmit të na e çojnë përpara Republikën e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat