Serbia po përfiton dukshëm nga fjalori i matur i liderëve evropianë, duke u përkrahur fuqimisht nga kreu i Kremlinit

Opinione

Serbia po përfiton dukshëm nga fjalori i matur i liderëve evropianë, duke u përkrahur fuqimisht nga kreu i Kremlinit

Nga: Agim Vuniqi Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:30
Agim Vuniqi

Ish kryetari i Asambles së Përgjithshme, serbi, Vuk Jeremiq ishte ai që imponoi rezolutën për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për ta zbutur opinionin këshilldhënës se Kosova nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtarë me shpalljen e njëanëshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës e njohur ndërkombëtarisht nga afro 130 shtete, që disa prej tyre janë në lëkundje.

Droja e Jeremiçit, kryerës të trafikimit me organet njerëzore janë vet serbët !?

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç, kritikoi vendimin e gjykatës së Hagës për të liruar gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç. Ai shkroi në profilin e tij Twitter se gjithçka që ai kishte menduar, gjithmonë, për drejtësinë e ashtuquajtur të Hagës, nuk kishte asnjë arsye për t'a formuluar në një gjuhë politikisht korrekte, më, dhe që ata të cilët u pajtuan që EULEX-i të kryejë hetimin për nxjerrjen dhe trafikimin  e organeve të serbëve kinse (v.a.) të rrëmbyer në Kosovë, tani duhet të mendojnë për këtë edhe një herë, se EULEX-i ndoshta do të arrijë në përfundimin se viktimat serbe, ia bënë vetes gjithashtu..

Serbia në shtyllën e krimit dhe turpit të historisë së re moderne të pas Luftës së Dytë Botërore

Pretendimet e orkestruara serbe për të zbehur luftën çlirimtare të ish-republikave dhe të Kosovës në rajon, të cilat u mbrojtën më plotë sukses, ua pamundësojë liderëve luftarak serb realizmin e projektit serb të Serbisë së madhe. Makineria propagandistike serbe nuk ndalet akoma edhe pas krimeve të papara kundër njerëzimit që ua shkaktuan banorëve në ish Jugosllavi,.dëme të mëdha fizike në njerëz dhe dëme të pariparueshme materiale. Serbia po përfiton dukshëm edhe nga fjalori i matur i liderëve evropianë, duke u përkrahur fuqimisht nga kreu i Kremlinit, i cili nuk po heziton fare që problemet e brendëshme politike në Serbi t'i balansoj me sulmet e parreshtura diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës, duke arsyetuar politikën e ndjekjes dhe dëbimit të qytetarëve jo rus në Abkhazi dhe Oseti, por edhe duke fshehur përmasat e krimeve monstruoze në Çeçeni. Lirimi i gjeneralit Gotovina dhe Markaç, përfundimisht do të zhbëjë ëndrrën serbe të barazimit të viktimës e xhelatit, duke vënë Serbinë në shtyllën e krimit dhe turpit të historisë së re moderne të pas Luftës së Dytë Botërore.

Politikanët serb nuk kanë ndërruar aspak strategjinë nacionaliste, ata si gjithëherë përpiqen që të justifikojnë luftën shfarosëse kundër të tjerëve për të zbehur kujtesën e opnionit në Evropë, atë të destruktivitetit dhe të krimit. Nuk është vetëm Kosova terren i veprimit dhe deklaratave provokative, këtë e bën edhe ish ministri serb i jashtëm tash kryetar i Asambles së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq. 

Kush është ish kryetari i AP të OKB, Vuk Jeremiç

Vuk Jeremiç vetëm 37 vjeç po luan skenarët e përkryera serbosllave me politikën e improvizimeve dhe mashtrimeve strategjike. Jeremiçi një fizikant i diplomuar që i hyri botës së diplomacisë duke ndjekur studimet master në Harvard, është bërë një figurë e indoktrinuar dhe e përgaditur për të propaganduar interesat gjeostrategjike serbe.

Jeremiç një nip i myslimanëve po shfaqet një improvizues i skalitur i diplomacisë serbe nëpër vendet arabe. Ai është i biri i babait serb Mihajllo Jeremiç dhe nga nëna Sena Pozderac, vajza e Sadeta Pozderac, motrës së ish-funksionarit të lartë boshnjak në kuadër të ish-Jugosllavisë së Titos, Hamdija Pozderac.

Jeremiç ka deklaruar në Tv Hayat para një viti se origjina e tij familjare është e lidhur edhe me botën boshnjako-myslimane . Ai deklarohet si serb ortodoks, mirëpo ka pranuar se përkushtohet edhe për pjesën tjetër të identitetit, ato boshnjako-myslimane .

Diplomacia antishqiptare me perçet arabe

Vuk Jeremiç duke shfrytëzuar myslimanizmin si kartë familjare, për shkak të nënës së tij myslimane, diplomacia e tij si Ministër i Jashtëm është aktivizuar tejmase për bllokimin dhe obstruksionet ndaj shtetit të Republikës së Kosovës.

Beteja në rrafshin ndërkombëtarë për Kosovën, ka çuar Jeremiçin për të propaganduar gjithçka antishqiptare në shtetet e botës arabe. Në shumë shtete arabe, duke përfshirë Libinë, Egjiptin, Iranin dhe shtete tjera të në Azi dhe Afrikë, ai shfaqet përveç diplomatit si një mysliman i denjë.

Fotografi dhe pamje të tij duken edhe për vizitat e tij në institucione të kultit, saqë ai edhe falet nëpër xhamitë myslimane, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e politikës serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo është strategjia e përkryer e Beogradit, që në këtë mënyrë po propagandon dhe po mban peng botën arabe, sa i përket shtimit të njohjeve të reja të Kosovës.

Ana myslimane e Jeremiçit

Vuk Jeremiç edhe pse nga emri dhe mbiemri duket se nuk ka asnjë lidhje me myslimanizmin, ai nga nëna e tij, Sena është një mysliman i pastër.

Edhe pse emrin Vuk, ai është një nga stërnipët e Murat Pozderac në periudhën e sundimit turk, por edhe nip i Hamdija Pozderac, funksionarit famëlartë boshnjak në kuadër të ish-federatës jugosllave. Hamdija Pozderac ka qenë djali i Nuri Pozderac, një figurë protagoniste që u vra në vitin 1943 si një nga komandantët udhëheqës partizan në betejën e Sutjeskës. Ai la tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Dy djemtë e tij Hamdi Pozderac dhe Haki Pozderac, bëhen protagonistë kryesor dhe funksionarë të lartë në sistemin komunist në RSFJ. Sidomos Hamdi Pozderac në vitet e 80-ta arrin pozita të larta në kreun e shtetit jugosllav. Ai me politikën e tij fuqimisht angazhohej për afirmimin e myslimanëve dhe gjithnjë ka qenë në konflikt të heshtur me politikanët serb. Duke qenë në këtë pozitë, në vitin 1980 ndaj tij ngritet një aferë korruptive me një ndërmarrje shtetërore “Agrokomerc”, ku u akuzua edhe vëllai i tij Haki Pozderac.

Pas një periudhe Hamdija Pozderac largohet nga të gjitha funksionet shtetërore në vitin 1987 dhe pas një viti ai ka ndërruar jetë. Dyshimet e para që lindin për vdekjen e tij janë se ai ishte helmuar nga strukturat serbe në kuadër shërbimit sekret jugosllav në Beograd, sidomos nga bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviçit, i cili në atë periudhë konsiderohej si njeriu i fuqishëm me nacionalistes serb. Por në këtë periudhë Vuk Jeremiç ishte vetëm një fëmijë që ndiqte shkollën në Beograd dhe shoqërohej nga gjyshja Sadeta Pozderac, e cila ishte e martuar me diplomatin Sherif Buljubashiç. Sena Pozderac, nëna e Jeremiçit hyri në familjen e Jeremiçëve, mirëpo e cila mbante trashëgiminë e saj si myslimane.

Afërsia me Millosheviçët dhe Tadiçët

Vuk Jeremiç ishte një djalë i lazdruar dhe me gjitha kushtet që rritej në Beograd. Ai falë pozicioneve të larta të babait të tij Mihajllo Jeremiç si drejtor i kompanisë së famshme të naftës “Jugopetrol”, tanimë e njohur si “NIS”, ishte i lidhur drejtpërdrejt me qarqet e atëhershme të pushtetit serb, sidomos lidhjet e afërta me ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, por edhe si anëtarë i Partisë Socialiste Serbe.

Jeremiçët mbanin lidhje të mira edhe me presidentin aktual Boris Tadiç, i cili njihej që atëkohë edhe me Vuk Jeremiçin, sepse e kishte nxënës në gjimnazin e Beogradit, ku Tadiç ishte profesor psikologjie. Duke qenë në pozita të tilla të pasurisë dhe lidhjeve të afërta politike, Vuk Jeremiç fillon shkollimin e tij në Universitetin Queen Collegeu në Kembrixh për fizikën teorike, ndërsa më pas magjistron për diplomaci në Universitetin e Harvardit.

Ai me të kthyer në Beograd, që në moshën 28 vjeçare bëhet këshilltari i parë më i ri shtetëror në Qeverinë e Serbisë dhe njëri i afërt me Tadiçin. Ai njëkohësisht shfrytëzon martesën me gazetaren televizive Natasha Lekiç, e cila gjithashtu është një promotore e politikës së tij në qarqet mediale. (burimi INA dhe Wikpedia)

Zgjedhja e Jeremiçit për një diplomat serb nuk është e rastësishme, por ai del si një protagonistë i përkryer i politikave serbe, sidomos në planin ndërkombëtarë

Çka thotë "British Journal Economist" për Jeremiçin

British Journal Economist ka thënë se diplomacia serbe, e udhëhequr nga Jeremic, është "në steroid" për shkak të aktivitetit të harbuar. Mediat serbe kanë raportuar shpesh se udhëheqësit perëndimorë janë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me sukseset e diplomacisë serbe dhe lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër për Jeremic të "ftohët" lidhur me aktivitetet e tij në prag të  vendimit të Drejtësisë Ndërkombëtare  (ICJ) mbi ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë, duke shpresuar se kjo do të rrisë shanset e tyre. Udhëheqësit perëndimorë lobuan vonë kundër zgjedhjes së presidentit të ri të AP të OKB-së, tash është Jeremiç, por pa sukses, pasi Jeremiq kishte një mbështetje të fuqishme të Rusisë dhe vendeve më të madhe botërore.

Lobimi i Jeremiçit kundër njohjeve...

Gjatë periudhës së pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Jeremiç ka lobuar nëpër botë kundër njohjes. Ai udhëtoi për në vendet me të cilat Serbia gëzon marrëdhënie të mira nga koha e Jugosllavisë dhe disa prej këtyre vizitave kanë qenë të parat pas një krize të gjatë politike dhe ekonomike në Serbi, gjatë së cilës zhvillimi normal i diplomacisë ishte penguar. Vizitat e tij përfshinin ato në Amerikën Qendrore dhe Jugore (Argjentina,  Brazil, Kili, Kuba,  Xhamajka,  Venezuelë dhe Meksikë; Afrika (Egjipti,  Libia,  Gabon,  RD Kongo, Afrika e Jugut, Gana, Maroku, Algjeria, Lesoto, Namibia dhe Nigeria dhe; Azia (Kina,  Indi,  Indonezi,  Malajzia, Singapor,  Vietnam, Kuvajt, Azerbajxhani, Tajlandë, Filipinet, Pakistan, Siri, Oman dhe Libani. Ai udhëtoi gjithashtu në majat e Lëvizjes të Pa-inkuadruarve në Teheran, Iran, të Bashkimit Afrikan në Sharm el-Sheikh, Egjipt dhe Malabo, Guinea Ekuatoriale, Sesioni i rregullt Tridhjetë e tetë i Organizatës së Amerikës shtetet në Medellin, seanca e rregullt e dyzetë e Organizatës së Shteteve Amerikane në Lima, forumi rajonal ekonomik në Meksikë, 2010 Forumi i Aleancës së Qytetërimeve në Rio de Janeiro dhe takimi Lidhjes Arabe në Egjipt. Në Teheran ai pati takime me Ministrat e Jashtëm të Mongolia, Sri Lanka, Algjeria, Brunei, Kenia, Kuba, Irani, Pakistani, Butani, Laosi, Bangladeshi, Singapori, Venezuela, Panamaja, Kili, Kolombia, Maroku, Siria, Tunizia dhe Bolivia. Në Meksikë Jeremiq ka pasur takime me Felipe Calderón, Daniel Ortega, Antonio Saca, Alvaro Colom Caballeros, Manuel Zelaya dhe Fernando Araujo Perdomo. Në vitin 2009, ai u takua me prelatin Pietro Parolin në Vatikan, në mënyrë që të konfirmojë dhe të miratojë mosnjohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Roli i tij destruktiv

Për rolin e tij destruktiv është shkruar sa e sa herë, por ai theu harmoninë e BE-së kur e mundi pretendentin esaj lituanez Dalius Cekuolis (i lindur më 29 mars 1959), një diplomat karriere i Lituanisë i cili ishte Përfaqësues i Përhershëm i Lituanisë në OKB nga viti 2006. Zgjedhjet presidenciale të mbajtura për të zgjedhur Kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u mbajtën më 8 qershor 2012 për të zëvendësuar Nassir Abdulaziz Al-Nasser që të kryesojë seancën e Gjashtëdhjetë e shtatë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo është radha rrotulluese i Grupit të Europës Lindore për kryesim seance.

Vuk Jeremiç ishte zgjedhur me 99 vota për dhe 85 vota kundër. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1991 se nuk kishte asnjë kandidat konsensus nga grupim rajonal, duke u thirrur në një votë të fshehtë të votimit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila dha mendimin këshillëdhënës për Kosovën, u inicua nga Jeremiq, duke marrë qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme, ai pasi kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë për një opinion këshillues mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, tha se vendimi "do të jetë një precedent". Gjykata vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë ligjore; taktika Jeremiç kishte "dështuar keq". Rezultati i politikës Jeremiç ka qenë përshkruar si "thellësisht keq për Serbinë", nga anëtarët e opozitës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat