Nonsensi diplomatik, si 5 shtete i kundërshtojnë 22 shtete të BE-së ?

Opinione

Nonsensi diplomatik, si 5 shtete i kundërshtojnë 22 shtete të BE-së ?

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 18 qershor 2021 Në ora: 06:25
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Edhe pse Spanja, Rumania, Greqia. Sllovakia dhe Qiproja Greke nuk kanë kurrfarë statusi special në BE, ashtu siç kanë Amerika, Rusia, Franca, Kina dhe Britania e Madhe si shtete të përhershme me të drejtë VETO-je në KS-në e OKB-së, këto nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Ky është nonsens jo vetëm diplomatik, por para së gjithash juridik ligjor, që kërkon shqyrtim imediat nga institucionet thelbësore, siç janë:  Parlamenti i Evropës, Këshili i Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian, Gjykata e Bashkimit Evropian etj.

*** Nga ky privilegj dhe kjo e drejtë diskrecioni, kur të gjithë anëtarët kanë të njëjtat të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të barabarta  në Bashkimin Evropian (BE). Sikur këto 5 vende të mos kishin qenë anëtare të BE-së, askush nuk do të kishte pasur të drejtë, që t’i detyronte ta njihnin Kosovën, mbase sipas së drejtës ndërkombëtare, njohja është akt i vullnetshëm i një shteti, nëse ka interes të njeh, nëse jo, nuk të njeh, dhe askush nuk mund t’ia imponojë një detyrim të tillë.

Pse, si ka qenë e mundur që,  Josep Borell ( i Spanjës) Përfaqërfaqësues i Lartë për  Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, dhe Miroslav Lajçak ( i Sllovakisë) idh-ministër për Politikë të Jashtme të BE-së, dhe, tani Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun serbo-shqiptar në Bruksel dhe për Ballkanin Perëndimor,  të emërhoen ndërmjetës  mes palës  negociuese shqiptare të Prishtinës dhe palës negociuese serbe të Beogradit, kur as Spanja e as Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës?

Ky është nonsens politik, diplomatik dhe juridik, sepse  logjikisht, normalisht dhe realisht ato shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës, nuk do të duhej të kishin ndërmjetësit e tyre në Dialogun e Brukselit, thjesht për faktin se  ekziston dyshimi në njëanshmërinë dhe  në padrejtësinë e tyre, duke qenë se vendet e tyre e mbështetin Serbinë ish-kolonialiste. Ndërkaq, de fakto dhe de jure   e mohojnë pavarësinë e Kosovës, si dhe haptazi kundërshtojnë vendimin e 22 shteteve të tjera të BE-së, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës (2008-2021). Ky veprim konkret i Spanjës, i Sllovakisë, i Rumanisë, i Greqisë dhe i Qipros greke, është në kolizion flagrant me Kushtetutën dhe me ligjet e tjera të BE-së. Kjo nuk duhet të tolerohet ( kur dihet se 27 vende anëtare të BE-së kanë të njëjtin status) , sepse edhe kjo “5-she”, e dalë kundër vedimeve të BE-së (shumicës dërrmuese-22 anëtare), është e detyrueshme, që të respektojë dhe të zbatojë të të gjitha vendimet dhe marrëveshjet e miratuara nga BE-ja, sepse këto nuk kanë kurrëfarë të drejte të VETO-s, ashtu sikurse  5 fuqitë e mëdha në KS-në e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prandaj, duhet të “disiplinohen” dhe të detyrohen që të mbështesin vendimet, kërkesat dhe standardet e BE-së, ashtu sikurse 22 shtetet e tjera anëtare të saj. Ndryshe, nuk ka kurrfarë kuptimi dhe efekti  politik, as juridik, as kushtetues e as ndërkombëtar, që Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja greke t’iu imponojnë dhe t’iu diktojnë “hiret” e tyre , të motivuara nga interesat e politikave të tyre të brendshme. -Thjesht, ligjërisht këto 5 shtete nuk mund të jenë përjashtim dhe të kenë privilegje  special ndaj 22 shteteve të tjera të BE-së, që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë vështrim, shtrohet kjo pyetje serioze, sikur Shqipëria të mos e kishte njohur Spanjën, a do të kishte pranuar ky shtet shtet, që ndërmjetës të ishte ndonjë lider politik shqiptar në “dialogun e saj me Kataloninë” ? – Përgjigjja është negative-Jo! –Atëherë, pse  qeveria e Kosovës pranoi që  Josep Borelli të jetë ndërmjetës në Dialogun e Brukselit (2011-2021), kur Spanja e tij nuk e njeh Kosovën, por Serbinë. Ky është cirk politik dhe diplomatik.

Nuk pranohet për ndërmjetës ai që nuk të njeh, por ai që të ka njohur !

Prandaj, politika dhe diplomacia e Kosovës nuk do të duhej të pranonin ndërmjetësimin e Borellit dhe të Lajçkat, për shkak se  shtetet e tyre (Spanja dhe Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ku është logjika racionale këtu, pse nuk është propozuar ndonjë përfaqësues nga 22 shtetet e BE-së, që e kanë njohur Kosovën (p.sh. Gjermania, Britania e Madhe, Franca apo Italia). Pikërisht, kjo logjikë iracionale, të bën të dyshosh dhe të mos besosh në objektivitetin e shërbimeve të vullnetit të mirë të dy ndërmjetësuesve të theksuar të BE-së. Ky është nonsens diplomatik dhe juridik  i BE-së.

Kërkesa e ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gërliq Radoman, racionale dhe e pranueshme, që edhe 5-shja e BE-së ta njohë pavarësinë e Kosovës

Duke qenë se Kroacia si anëtare e BE-së e ka njohur dhe e mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës, është normale, që   edhe 5 shtetet e tjera  anëtare të BE-së (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja Greke),  ta njohin Republikën e Kosovës, ashtu si e kanë njohur edhe 22 shtetet e tjera anëtare të BE-së (2008-2021), ka deklaruar Gërliq Radoman (ministër i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane), sepse një njohje e tillë do të ndihmonte në “stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës.”

Lapsus lingua e Lajçakut !

Duke qenë se Miroslav Lajçak  është  vetëm një përfaqësues i Sllovakisë në BE, do të duhej të thoshte “nëse nuk më besoni mua, shkoni dikund tjetër”, Jo “nëse nuk i besoni BE-së, shkoni dikund tjetër”, sepse ai nuk është BE-ja. –BE-ja është  më e madhe se Slovakia e Lajçakut, ka  edhe 26  shtete  të tjera anëtare të  Bashkimit Evropian. Prandaj, nuk ka asnjë të drejtë, që në emër të BE-së, t’u thotë shqiptarëve : “Nëse nuk i besoni BE-së,  shkoni dikund tjetër”.

Duke qenë se, edhe Kosova, edhe Shqipëria kanë besim të plotë ndaj BE-së, por jo edhe ndaj 5-shes që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. –Si t’i besohet  ndonjë misionari paqësor , kur shteti i tij nuk të njeh as de fakto e as de jure, siç është rasti me Borellin dhe me Lajçkun?  Kjo është tejet e thjeshtë për t’u kuptuar , pa ndonjë thellim të veçantë politik a diplomatik.

Një gabim i tillë i M.Lajçkaut shkaktoi reagime zinxhirore edhe te liderët politikë në Kosovë, si Mimoza Kusari-Lila ( deputete e Kuvendit të Kosovës), e cila përmes twiter-it iu përgjigj me këtë kundërshtim :” A moment to reply to @MiroslavLajcak If you don’t like your job, maybe you should go somewhere else. What an arrogant statement from someone who’s suppose to help countries come closer to the EU and not look further from it. “ Ndërkaq, Vlora Çitaku (ish-ambasadore e Kosovës në Uashington) e quajti skajshmërisht “arrogant”  me këto fjalë: “Arrogant. Extremely arrogant. Enlargement is not an altruistic project. Furthermore, if EU continues to fail on its immediate neighborhood how on earth EU bureaucrats expect to be taken seriously in regions far more distant and far more complex.”  (Burimi: https://arenamediale.tv/lajme/nese-nuk-i-besoni-be-se-shkoni-diku-tjeter-kusari-lila-e-citaku-i-reagojne-lajcakut-e-quajne-arrogant/ ).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat