Serbia ia la këmbët e arushës në dorë, (Asociacionin një etnik serb në Kosovë) Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

Opinione

Serbia ia la këmbët e arushës në dorë, (Asociacionin një etnik serb në Kosovë) Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:49
Adem Bytyçi

Tani, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, i'a lanë dobiqin (kopilin serb në derë Albin Kurtit ( Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë).

Është folur shumë për asociacionin, janë dhënë shumë mendime dhe sygjerime se sa i dëmshëm do të ishte për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të shtetit të Kosovës ,sikur të pranohej ky asociacion sipas verzionin të shtetit serb me kompetenca ekzekutive.

Po të tregoheshin në thellësin e përgjegjësisë kombëtare , politike dhe shtetërore Isa Mustafa dikur Kryeministëri dhe Hashim Thaqi, dukur President i Kosovës ,sot as që do të insistonte Serbia të kërkonte asociacion të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, me kompetenca shtesë jasht konturave të planit të Martih Ahtisarit, sepse Martih ,në planin e tij për pavarësin e Kosovës e kishte zgjidhur qështjen nacionale të minoriteti serb në Kosovë në mënyrën më perfekte të mundshme sipas standardeve më të larta ndêrkombêtare për të drejtatë dhe liritë e minoritëtëve që jetojnë në shtete të ndryshme ,këte sipas të drejtës së qeverisjës lokale.

Mirëpo ,politika serbe arriti të vente në lajthitje në mënyrën siq ajo e ka zakon përfaqësuesit e Kosovës në negociatatë me përfaqësuesit serb në Bruxel, që të jetë në tryezën e negociatave Kosovë - Serbi, Asociacioni i komunave me shumicë serbe i pakicës serbe në Kosovë ,si temë e veqantë e bisedimeve.

Edhe pse në Marrëveshjen e arritur në Bruxel ,Kosovë - Serbi, për asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, ekziston një KLAOZOLË, e cila thotë shprehimisht se , kjo Marrëveshje nëse bije ndësh me Kushtetutën e Kosovës , nuk do të implementohet, por pala serbe nuk është e gaqeme të respektojë Klaozolen e kësaj Marreveshje dhe insiston që me çdo kusht pavarësisht kriterëve të marrëveshjës sipas Serbisë, Kosova duhej ta pranonte themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicês serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive.

Sido që të vendoset lidhur me asociacionin, një fakt duhet ta këtë parasysh pala Kosovare: Asociacioni i komunave me shumicë serbe i pakicës serbe në Kosovë , eventualisht me kompetenca ekzekutive do të ishte hapi parë i coptimit teritorial të Kosovës dhe Bashkimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë ,me shtetin serb.

Zatën ndarja e Kosovës , nëse Serbia nuk do të arrinte ta mbante të terën të akupuar për gjithmonë, ka qenë një ide e vjetër nacional hegjemoniste dhe shoveniste serbe ndarja e Kosovës.

Pra ,ky është qëllimi i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, nëse do të arrinte ta realizonte në Marrëveshjen Finale të paqës me Kosovën?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat