Nuk ka rëndësi se çka (çfarë) thotë politika, por çka (çfarë) thotë shkenca

Opinione

Nuk ka rëndësi se çka (çfarë) thotë politika, por çka (çfarë) thotë shkenca

Nga: Agron Shabani Më: 21 korrik 2021 Në ora: 07:09
Agron Shabani

Ndërkohë që bashkësia ndërkombtare ( e sidomos UE-s, SHBA-së, Natoja ose Perëndimi)-vazhdojnë të kërkojnë paqën ose "pajtimin historik" në mes shqiptarëve dhe serbëve, gjegjësisht "marrëveshjen përfundimare" në mes Kosovë dhe Serbisë, e cila në instancë të fundit, nënkupton kompromise dhe koncesione të Kosovës ndaj Serbisë: Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, ose në mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë t'u ngjajnë atyre dy linjave (dy pikave ose vijave) paralele në"postulatin e pestë" të Tukididit që nuk puçën ose s'bashkohen kurrë, vetëm në infinit ose pafundësi.

Ndërkaq, serbët (plus rusët) në kuadër të luftërave të njohura speciale, subverzive, psikologjike dhe propagandistike kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ua kanë shtuar ose bashkangjitur edhe elementin, instrumentin ose narrativin e dyfishtë insubordinues ose psikologjik të ndjelljes së frikës ose panikut të përgjithshëm tek shqiptarët me anë të kërrcnimit me luftë. 

Ndonëse, marëdhëniet ose raportët e përgjithshme në mes Kosovës dhe Serbisë, gjithëmonë ose vazhdimisht i kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme dhe permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme armiqsore, kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. 

Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose manifestuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar vazhdimisht në formë  lufte, konflikti ose krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për të dyja palët. 

Kështu që Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për dallim të paraardhësve ose homologëve të tij, ëshë kryeministri ose lideri i parë shqiptar i cili ua ka bërë të qartë serbëve dhe të tjerëve, se në dialogun ose marëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është fortë me rëndësi se çka (çfarë) thonë politika, politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike, por çka (çfarë) thotë shkenca dhe historia.

Se këndejmi, në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët shqiptar ose kosovar, shpesherë ose vazhdimisht e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre! 

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) permanent ose reciprok, madje nënshtrimi, indolenca dhe animoziteti i njohur ndaj palës serbe, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

"Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena ose gënjeshtra, kanë shumë fytyra dhe shumë maska." (Viktor Hygo)

U mor vesh se nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën sundimin, robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh. 

Ashtu siç nuk ka njeri ose politikan normal në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosovan (Dardania Antike)- është tokë ose teritor indogjen, etnik, historik dhe gjeografik i shqiptarë që nga Neoliti...Respektivisht, 3OOO vjet para Krishtit dhe gjer me sot.

Vetëm para "Konferencës së Londrës" (1913) dhe luftërave ballkanike: Kosova i kishte me tepër se 29. 5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, nacionale, etnike ose historiko-gjeografike.

Ndërkaq, para "Kongresit të Vjenës"(1815) dhe atij të Berlinit (1878)-dy-tre herë me shumë.

T'u kërkosh Kosovës dhe shqiptarëve kompromise dhe koncesione të reja ndaj palës serbe: Kjo vërtetë të ngjanë në karrem ose gogol të madh politik ose diplomatik. Për të mos thënë në diaboli, hipokrizi ose blasfemi politike.

Ne nuk guxojmë të shquhemi ose krenohemi aty ku i detyrojmë të tjerët të ndjehën (ndihën) të skuqur, deshpruar ose poshtëruar me vendimët ose nënshkrimët e tyre, do thoshte dikur një diplomat dhe intelektual i njohur politik.

Kosova dhe shqiptarët, nuk kanë më se çka (çfarë) t'i japin ose falin "blanco" Serbisë dhe aleatëve të tyre gjithandej, për t'i kënaqur ose ushqyer epshët ose orekset (apetitët) e tyre militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.

Serbia u ka borxhe dhe obligime të shumëta Kosovës dhe shqiptarëve, dhe jo Kosova dhe shqiptarët serbëve.

Ndaj, është e mundur dhe si është e mundur që një popull ose komb i tërë si shqiptarët (për të mos thënë këtu i tërë Ballkani dhe kontinenti i vjetër europian) të gjejnë paqë, qetësi ose shpëtim nga kërrcnimët politike, ushtarake (luftarake) dhe të tjera të Serbisë?! Shtrohët pyetja. Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet sot në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste. 

Ndonëse, politologjia dhe filozofia politike na mësojnë se nuk mund të pajtohen kurrë egoja, intencioni, potencioni ose dimensioni i veçantë i individit dhe kolektivitetit me vlerat, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm historik, evolutivë, kognitivë, empirikë, organikë ose dialektikë të kulturës dhe civilizimit të njohur njerëzorë. 

Vërtetë duhësh të keshë urtësi, durim, maturi dhe frymëzim sokratian ose platonik, për t´i njohur, identifikuar dhe duruar problemet, sfidat dhe provokimët e vazhdueshme ruso-serbe së bashku me heshtjen qyqare ose vrastare të disa fuqive kryesore të UE-s, Natos ose Perëndimit -përballë tyre!

"Ata që ëndërrojnë shumë i njihni në sy, pasiqë në sytë e tyre kanë një mantel ose 'lëkurë të hollë' flegamtizmi, sofizmi, hedonizmi dhe melankolie te tepruar. E kanë melankolinë e fjetur ose t' përgjumur në 'flegerat' ose cepin e buzëve të thara nga etja ose vapa e madhe iluzore ose enderrimtare. E kanë pamjen e një njeriu që kërkon diçka nxitimthi dhe me dëshpërim. Ëndërrat janë një diçka e lodhshme, e fjetur ose statike në paravetëdijen ose nënvetëdijen tonë. Ato nuk janë për çdo njeri. Ëndërrat janë diçka përtej nesh..si lufta, zjarri, deti etj...'' (R. Benini)

-"Liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki, ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ai shndërrohet në tiran, despot, autokrat ose tirani."(Filozofia politike)

"Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë." (Albert Camy)

Ndryshe nga kjo, edhe rusët dhe kinezët si p.sh., nuk mund të bëhen kurrë miq dhe aleat të vërtetë me amerikanët për shkak të luftërave të njohura në Kore dhe Vietnam ose Indokinë. Shtoja këtu edhe aktin tjetër të zhbërjes dhe shkatërrimit të përgjithshëshem e përfundimtar të ish Bashkimit Sovjetik dhe "Traktatit të Varshavës" e kështu me radhë. 

Ndërkaq, rusët mund të bëhen miq ose aleat me gjermanët etj.. vetëm nëse i nënshtrojnë ose i bëjnë të varur prej tyre gjermanët dhe popujt tjerë.

Ka shumë kohë qëkur Rusia dhe Kina, përmes oligarkëve ose multimiliarderëve të pasur ruso-kinez, si dhe forcave të ndryshme centripetale dhe të ngjajshme, vazhdojnë të investojnë mjete, kuadro dhe fuqi të shmëta materiale, teknike, konspirative, dekonspirative, logjistike dhe të tjera, për ngritjen, afirmimin dhe promovimin e një leveizjeje ose organizate të madhe "revolucionare",proletare ose internacionaliste, me temën, doktrinën ose formulën e njohur (boshte) të rlindjes ose ringjalljes së sistemit dhe ideologjisë së egër "revolucionare", autoritare, totalitare ose komunosocialiste me simbole, narrative ose ngjyrime të reja në truallin ose teritorin politik dhe gjeografik të demokracisë së lartë euro-perëndimore.

Aty janë edhe tendencat dhe insinuatat e vazhdueshme ose sistematike mbi ndarjën ose përçarjen e botës së pasur industriale dhe kapitaliste të Perëndimit në mundèsinë e penetrimit, inkorporimit ose interferimit tè anës  emocionale, refleksive (reflektive), revolucionare ose teorike në anën ekzekutive dhe praktike. Duke e bërë në mënyrë sintetike dhe insubordinative edhe integrimin e shumë elementëve të tjera "revolucionare" brenda paradigmave të njohura politike, sindikaliste, konceptuale, ideologjike etj. Mbase, integrimin, postulimin dhe afirmimin e anarkoliberalizmit ose anarkoindividualizmit  teorik dhe praktik me thekse të ndryshme dogmatike, diabolike, demagogjike, unilaterale, monologjike, reaksionare ose anakronike!

P. S. E kam ( kemi) cekur shpesh së boshti  kurrizor i secilës etikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste. Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika e lartë shtetrore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Ndaj,  sa më precize dhe racionale të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta do jenë ato për t´i identifikuar dhe definuar në mënyrë konkrete dhe pozitiviste të gjitha ato çfarë i duhen shtetit, pushtetit dhe rregullimit të gjithëmbarëshem shoqëror, qytetar ose poitik në Kosovë, apo dikund tjetër. Sidomos në çështjet e larta strategjike, gjeopolitike, konceptuale dhe ideologjike që i përcaktojnë marëdhëniet ose raportët e saj me të tjerët.

Kosovës dhe spektrit të saj politik ose partiak, në këtë etapë sfiduese, turbulente dhe tepër hektive ose agresive të marëdhënieve ose raportëve të përgjithshme rajonale, kontinentale dhe interkontinentale, mbi të gjithat iu duhën ose nevojitën dialogu i brendshëm politik ose partiak së bashku me kompromisin ose konsenzusin e përgjithshëm në interes të kauzalitetit të lartë shtetrorë, nacional, politik, historik dhe patriotik. 

Identiteti i një kombi dhe shtetit të tërë, janë identiteti dhe uniteti i tij polemik, uniteti i të cilit konsiston në debatin ose dialogun ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe puçen, bashkohen, pajtohen, integrohen dhe postulohen preferencat, referencat dhe interferencat e ndryshme konceptuale, ideologjike, politike, partiake, fetare, kulturore, morale dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe një shteti emrin, vlerën, identitetin, ekskluzivitetin dhe fizionominë e tyre. 

Është dialogu ose diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë stili, takti, gjuha (leksiku), gramatika ose forma e debatit ose dialogut, ato që krijojnë pasqyrën dhe imazhin e tyre. 

Mirëpo, po aq të rëndësishme, valide ose relevante, janë edhe koncepcet, përceptimet dhe anticipimet e njohura aksionale dhe funksionale të punës ose angazhimit praktik dhe teorik. Kombinimi, unifikimi ose konvencionalizimi i spiritualizmit me idealizmin dhe materializmin. 

Në instancë të fundit, pluralizmi politik ose partiak, nuk janë vetëm "një grumbul" ideshë ose qëndrimesh të ndryshme politike, partiake, parlamentare ose pluraliste, të cilat as nuk duan të pohojnë dhe as të mohojnë çfarëdoqoftë në politikën ose diplomacinë shtetrore ose nacionale. Përkundrazi, ato metojnë të hedhin poshtë secilin mazohizëm dhe nihilizëm ekstrem ose radikal së bashku me "komoditetin" ose "ekskluzivitetin" e relativizimit institucional, partiak, politik, konceptual, ideologjik, antropologjik, epistemologjik etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat