Në kohën kur Kryeministri Kurti me shumë mund po ia kthen shtetin qytetarit, kundërshtarët po e kërcënojnë me demonstrata

Opinione

Në kohën kur Kryeministri Kurti me shumë mund po ia kthen shtetin qytetarit, kundërshtarët po e kërcënojnë me demonstrata

Nga: Adem Bytyqi Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:06
Adem Bytyqi

Fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit të parakohshme për ta qeverisur vendin, e largoi nga pushteti një kastë politike e cila më shumë se 20 vite në pushtet e kishte keqqeverisur vendin.

Në vend që të punonte për shtet dhe për qytetarë, punoi vetëm për pushtet, privilegjet e të cilit i shfrytëzoi për t'u pasuruar vetë, miqtë dhe familjarët e tyre.

Qytetarët e indinjuar dhe të demoralizuar me këtë kastë politike anti shtet dhe të korruptuar, vendosën t'iu thonë stop me 14 shkurt 2021, nuk jeni ju ata që mund ta qeverisnit vendin dhe t'i përfaqësonit interesat e vërteta tonat, kështu me votën e tyre plebishitare qytetarët e Kosovës ia besuan qeverisjen e vendit koalicionit të listës Guxo dhe Vetëvendosjes me Kryeministër z.Albin Kurti.

Ky ishte një akt solemn demokratik për shumicën e qytetarëve të Kosovës, por për partitë politike të cilat mbetën pa pushtet dhe i kishin zhvatur qytetarët më tepër se 20 vite dhe pasuritë e Kosovës i kishin bërë rrush e kumbulla, ishte një ngjarje pikëllimi dhe humbje shpresë së më kurrë qytetarët nuk do t'ia besojnë qeverisjen e vendit.

Tani, të frustruar nga humbja e pushtetit dhe mundësia e shfrytëzimit të të mirave të pushtetit për interesa të tyre personale dhe të kundërligjshme dhe nga frika se do të skanohen pasuritë e tyre të pa justifikueshme nga institucionet e specializuara të drejtësisë dhe më në fund do të pasojë exproprijimi i pasurive të pa justifikueshme, janë bërë bashkë dhe paralajmërojnë PROTESTA kundër Qeverisë Kurti, dhe vetë Kryeministrit Kurti, duke parë ëndërr se mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, për të ardhur vetë në pushtet dhe për të vazhduar qeverisjen e vendit ashtu siç dinë dhe siç e kanë qeverisur vendin para se koalicioni i Listës Guxo dhe VV, t'i fitonin zgjedhjet e fundit të parakohshme për ta qeverisur vendin.

Tani, nuk thuhej kot se: Me të njëjtin brum buka nuk del ndryshe", që do të thotë se kthimi i partive të vjetra prapë në pushtet nuk garanton një qeverisje produktive dhe kualitative në të mirën e vendit dhe të qytetarëve, prandaj edhe është iluzore se partitë opozitare do të të mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti me PROTESTA dhe lëvizje tjera politike demokratike sepse qeveria Kurti, e ka përkrahjen e shumicës se qytetarëve të Kosovës dhe është duke e qeverisur vendin sipas pritjeve të qytetarëve.

Sa më shumë kundërshtimi i partive politike në opozitë ,të cilat deri dje ishin në pushtet aq më e madhe do të jetë përkrahja e qytetarëve ndaj qeverisë Kurti, më mirë se qytetarët që e dinë se cili apo cilat subjekte politike e qeverisin vendin më mirë, nuk e di as kush tjetër, as vetë ato parti të cilat shohin ëndrra, se mund ta rrëzojnë qeverinë Kurti, duke protestuar rrugëve të kryeqytetit me britma "poshtë" Albin Kurti, "rroftë" Isa Mustafa apo Avdullah Hoti!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat