Traktati i Paqes me Italinë si precedent i Traktatit të Paqes me Serbinë

Opinione

Traktati i Paqes me Italinë si precedent i Traktatit të Paqes me Serbinë

Nga: Korab Blakaj Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:29
Autori Korab Blakaj

Në rezolutën drejtuar Presediumit të Konferencës së Paqes në Paris nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë, me 30 Korrik 1946, argumentohej kërkesa e drejtë e popullit shqiptar,për të marrë pjesë si palë e barabartë, për të thënë fjalën e vet në mbrojtjën e interesave kombtare.

Britania e priti me rezerva kërkesën e përseritur të Qeverisë Shqiptare.Z Roger Pinsent, referent për Shqipërinë pranë Foreign Offices-it shprehej se britanikët nuk e duan posaqërisht pjesmarrjen e Shqipërisë në Konferencë.Ata mbronin pikëpamjen se duhej t’i qëndronin konsekuent linjës që shteti shqiptar mos të pranohej, por të ftohej të shtronte çështjet që donte të arrinte.Në Konferencë u ftua me vonesë pa të drejtë vote.

Në seancën plenare të 21 Gushtit, kryetari i delegacionit shqiptar, Enver Hoxha, deklaroi se populli shqiptar, besnik i traditave luftarake për liri e pavarësi, dhe besnik i çështjes aleate, që prej 7 Prillit 1939 e deri në ditën e fitorës, e kishte fituar me luftë të drejtën e pjesmarrjës në Konferencë, me titull dhe me të drejta të plota me 21 kombet fitimtare.I vetëm në mbrojtje, populli ynë ishte viktima e parë e agresionit fashist.

Italia kishte paraqitur gjithmonë një rrezik për shtetin shqiptar, duke synuar ta shndërronte Adriatikun në det italian dhe Shqipërinë një kryeurë për zgjerimin e saj imperialist në Ballkan.

Okupimi i Vlorës me 1917, Akordi Tittoni- Venizellos i vitit 1919, vendimi i 9 Nëntorit 1921 me të cilin Konferenca e Ambasadorëve, nën presionin italian, i njihte kësaj të fundit pozitë të privilegjuar mbi Shqipërinë.Të gjitha akordet, ujditë, konventat dhe traktatet që iu imponuan Shqipërisë deri me 1939, tregonin synimet imperialiste të saj kunder shtetit shqiptar.Pas agresionit të armatosur Italia përdori çdo mjet për të likujduar çdo të drejtë dhe çdo liri, përfshirë edhe ekzistencën fizike të popullit shqiptar.

Kjo politikë kundrejt Shqipërisë përfundoi me nënshkrimin e TRAKTATIT TË PAQES me Italinë, me 10 Shkurt 1947.Ai u depozitua në Arkivin e Republikës Franceze.Neni 88 u jepte të drejtë të firmosnin traktatin vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.Këtë të drejtë e fitoi edhe Shqipëria ndonëse nuk ishte pjesë e OKB së.

Garantues dolën SHBA,Anglia, Brss dhe Franca, me të drejtë arbitri në mosmarrveshjet e mundshme.

Neni 27 i Traktatit të Paqes, obligonte Italinë të njihte dhe të merrte detyrim të respektonte sovranitetin dhe indioedencën e shtetit shqiptar.

Neni 28 i detyronte Italinë të hiqte dorë nga çdo rivendikim mbi ishullin e Sazanit.

Neni 29, shfuqizonte të gjitha traktatet ekonomike, financiare e tregtare të nënshkruara gjer atëherë.

Ajo që po përpiqet Kryeministri i Kosovës z Albin Kurti është e njejtë për Kosovën.

Serbia do të detyrohet të pranojë ofertën për paqe, sepse erërat e gjeopolitikës diktojnë këtë gjë.

Oferta për paqe do sillet rreth 3 neneve:

Nenin e njohjës se pavarësisë

Nenin e heqjës dorë nga Mitrovica

Nenin e shfuqizimit të marrveshjeve ekonomike.

Pas kësaj vjen ulësja në OKB !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat