Naim Miftari, meriton dekoratë shtetërore për demaskimin e tradhtarëve gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë

Opinione

Naim Miftari, meriton dekoratë shtetërore për demaskimin e tradhtarëve gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 29 korrik 2021 Në ora: 10:26
Rexhep Torte

Albin Kurti, kryeministri dhe Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e kanë obligim kombëtar, qeveritar, shtetëror e njerëzor, që Naim Miftarin, ish eprorin e UÇK-së dhe ish agjentin e SHIK-ut, ta dekorojnë për meritat e tij në demaskimin e tradhtarëve shqiptarë gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Naim Miftari guximtari, sypatremburi e atdhetari, shembulli i shkëlqyer i karakterit e moralit të lartë kombëtar e njerëzor shqiptar, është i vetmi nga eprorët e UÇK-ësë dhe udhëheqësit e SHIK-ut, që i ndejti besnik betimit dhe besabesës së UÇK-së, që i ndejti besnik amanetit të dëshmorëve të lirisë, për të luftuar kundër Serbisë agresore gjenocidale e kriminale dhe për ta bërë Kosovën shtet të lirë, të pavarur dhe të fuqishëm.

Naim Miftari me shqiptbardhësinë dhe dinjitetin e tij prej shqiptari, është i vetmi në misionin e tij fisnik kombëtar shqiptar, në zbardhjen e hileve dhe të tradhtisë kombëtare, që ia bënë dhe po ia bëjnë Kosovës, popullit të Kosovës dhe mbarë shqiptarisë, ish komandantët e UÇK-së dhe ish udhëheqësit e SHIK-ut.

Falë Naim Miftarit, sypatremburit e atdhetarit, pjesa dërmuese e shqiptarëve do të mbetej në hamendje dhe e mashtruar nga ish komandantët e UÇK-ësë dhe ish udhëheqësit e SHIK-ut, se gjoja këta ish komandantë dhe ish udhëheqës ishin në krye të detyrës dhe të misionit kombëtar shqiptar në Kosovë.

Pa deklaratat demaskuese të Naim Miftarit, pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk do ta kuptonin veprimtarinë tradhtare kombëtare të Klanit “ROGNER’ dhe Klanit “PRONTO”, për të cilët pjesa dërmuese e shqiptarëve, mendonte se këta ish komandantë dhe ish udhëheqës të Kosovës ishin ajka e patriotizmit dhe e atdhedashurisë shqiptare në Kosovë.

Naim Miftari, me angazhimin e tij të përkushtuar dhe tejet të rëdësishëm për Kosovën, duke i demaskuar në mënyrë të argumentuar tradhtarët e Kosovës, ka ndikuar maksimalisht në kuptimin e të vërtetës dhe në rritjen e vetëdijes sonë kombëtare shqiptare, në vigjilencën tonë mbarë shqiptare që të mos mashtrohemi mga gënjeshtrat dhe demagogjitë e ish komandantëve të UÇK-së dhe ish udhheqësve të SHIK-ut, të cilët për interesa të tyre vetjake e meskine, i tradhtuan idealet e luftës së UÇK-së.

Më kujtohet para disa viteve kur një në emision telviziv, Pandeli Majko grekofili, deklaroi se, “ Jam në gjendje ta fus dorën time në prush, nese Hashim Thaçi e tradhton Kosovën”.

O Pandeli Majko grekofili, që dëshiroje ta mbrosh Hashim Thaçin tradhtarin, fute tani dorën në prush, se ndoshta e “shpëton” Hashim Thaçin nga akuzat e rënda për të cilat ndodhet prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë.

Më kujtohet gjithashtu vitin që shkoi, kur Baton Haxhiu Stanishiqi dhe Bllendi Fevziu faqeziu, botuan librin kushtuar Hashim Thaçit përplot me gënjeshtra, se gjoja Hashim Thaçi, që ndodhej prapa grilave në Hagë, paska punuar për të mirën e Kosovës, edhe pse Hashim Thaç, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, u dëshmuan se ishin arqitektët e ndarjes së Kosovës në favor të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Naim Miftari misionin e tij fisnik kombëtar shqiptar është duke e kryer me përkushtim lakmues, në mënyrë të shkëlqyeshme dhe admiruese, që duhet të na shërbejë si shembull ne të gjithëve, që të bardhës t’i thuhet e bardhë dhe të zezës e zezë.

Naim Miftari me deklaratat e tij të argumentuara i zhveshi dhe i lakuriqoi tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe shumë tradhtarë tjerë, të cilët, vodhën nga fondet e diaporës shqiptare dërguar UÇK-së, u bënë milionerë të pasluftës në Kosovë, përgatitën dhe realizuan vllavrasjet për pushtet në Kosovë, dhe lejuan që SHIK-u të shndërohet në organizatë kriminale, për t’i realizuar qëllimet ogurzeza vllavrasëse ndaj secilit që këtyre tradhtarëve u dilte pëpara në politikë, pushtet dhe bizmesin korruptiv.

Vetëm duke i demaskuar gjer në fund tradhtarët e kombit, ne shqiptarët mund të mbrohemi nga armiqtë, dhe vetëm në këtë mënyrë ne shqiptarët mund të jemi pengesë e pakapërcyeshme për armiqtë tanë.

Sygjerimi im vëllazëror për z. Naim Miftari, është që tërë bëmat tradhtare anti shqiptare për të cilat ka dijeni, t’i stigmatizojë në një libër, i cili do të ishte udhëzim dhe edukim, për brezat e ardhshëm shqiptarë, që ta kuptojnë njëherë e mirë se, as veprimet e mira dhe as ato të liga nuk mbeten pa u zbardhur dhe pa u kuptuar.

I lumtur është vetm ai shqiptar që këtë jetë të shkurtër e jeton me ndershmëri dhe me sinqeritet, duke e lartësuar veten e tij, familjen e tij dhe çështjen kombëtare mbarë shqiptare shqiptare.

Tradhtarët, hajnët, horrat, rezilët, katilët, të korruptuarit, vllavrasësit për pushtet dhe milionerët e pasluftës, në historinë e Kosovës dhe në historinë mbarë shqiptare, do të mbeten për jetë e mot, tradhtarë dhe bërlloku i kombit, që është vula katran e zezë dhe e pashlyeshme kombëtare shqiptare dhe njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat