A e dinë akoma shqiptarët në Shqipëri se sa antishqiptare janë shteti, propaganda, media, kisha dhe politika serbe?!

Opinione

A e dinë akoma shqiptarët në Shqipëri se sa antishqiptare janë shteti, propaganda, media, kisha dhe politika serbe?!

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:36
Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim vendosa ta shkruaj , pasi jam shqiptar me prindër nga Kosova lindur e rritur në Shqipëri. Gjithmonë prindërit e mi na kanë mësuar për Historinë e  Kosovës,luftrat,përpjekjet kundër serbëve, për natyrën kriminale dhe antishqiptare të serbëve, e që kur ua tregoja shokëve këtu në Shqipëri nuk e besonin dhe as nuk tregonin as ndjesi dhe interesim për një gjë të tillë . Edhe gjatë luftës më të fundit të viteve 1988-99 çuditërisht kishte nga asish në Shqipëri  që thonin se: ç’deshën kosovarët që filluan luftën se mirë ishin , dhe tjetra se po sikur të fitojë Serbia luftën ku do të shkojnë kosovarët etj. etj. Kohët e fundit në disa lokale e hotele kanë filluar të vijnë serbë në plazh dhe vërehet një respekt,  mirësjellje e interesim i tepruar e deri në servilizëm karshi tyre  në krahasim me ata të Kosovës. Kjo edhe si rezultat i ftesës dhe propagandës së Qeverisë  Rama për të ardhur sa më shumë serbë në Shqipëri, a thua se turistët serbë do e mbushin buxhetin e shtetit shqiptar.Madje rastësisht dëgjova edhe këtë  në një bisedë në një lokal se: Basha i humbi zgjedhjet sepse premtoi  t’u hiqte kosovarëve taksën e “Rrugës së Kombit”.  Pra kjo sikur do të thotë sikur Partia Socialiste na paska bërë fushatë tinëzare  duke porositur që  mos e votoni Bashën se ai do e heqë taksën e rrugës për kosovarët.

Dhe këto edhe më shtynë që edhe të pyes se: A e dinë akoma dhe a e kanë mësuar shqiptarët në Shqipëri, se në Serbi vjen në pushtet dhe votohen ata politikanë të cilët janë shovinist dhe antishqiptarë, dhe ata i voton populli serb dhe i mbështët edhe Kisha serbe?!

A e dinë shqiptarët në Shqipëri se edhe Millosheviçi erdhi në pushtet me politikën e parullave dhe sloganeve urrejtëse kundër shqiptarëve?

A e dinë shqiptarët në Shqipëri se si krajlët, komunistët apo edhe ata që pretendojnë të jenë demokratë në Serbi  se të gjithë kanë si emrues të përbashkët antishqiptarizmin?!

A e dinë se kisha, shkolla dhe akademia serbe i paraprijnë edukimit antishqiptar të serbëve?!

Asnjë politikan dhe asnjë shtetar në Serbi nuk guxon nga frika  prej popullit serb që ta njohë Kosovën  dhe as që guxon ta pranojë genocidin serb?

 Në Serbi falet çdo lloj krimi e korrupsioni por nuk falet ai i cili guxon të thotë të vërtetën mbi krimet e genocidin serb; nuk falet askush nëse guxon e thotë se Kosova u përket shqiptarëve , dhe nuk falet asnjë politikan që guxon të thotë se Kosova është shtet i pavarur.

Ndërsa në Shqipëri shumë pak kush reagon seriozisht pse Edi Rama sillet e vepron kundër interesave të shqiptarëve dhe kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat