Prof. Alon Ben-Meir, për Kosovën dhe Albin Kurtin e shprehët një konstatim, por e keni tepër gabim

Opinione

Prof. Alon Ben-Meir, për Kosovën dhe Albin Kurtin e shprehët një konstatim, por e keni tepër gabim

Nga: Rexhep Torte Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:00
Rexhep Torte

Serbia agresore gjenocidale dhe kriminale që kreu agresion  gjenocidal në vitet 1998/99, nuk mund të vihet në një rafsh me Kosovën viktimë e paqedashëse.

Kosova nuk shkoi në Beograd të vret serbë, por ishte Serbia ajo që në agresionin gjenocidal në Kosovë vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1394 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra të pafajshme shqiptare, rrëmbëu 1643 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe  i detyroi  më shumë se 1 milion shqiptarë që të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

 Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

 Aleksandër Vuçiq krimineli gjatë agresionit gjënocidal në Kosovë, por edhe në Kroaci dhe  Bosnjë hercegovinë, deklaronte  se për  një ushtar serb të vrarë duhet të vritën 100 civilë të pafajshëm.

Aleksandër Vuçiqi edhe sot po e vazhdon doktrinën e kriminelit Sllobodan Millosheviq duke e kërcënuar Kosovën dhe  Ballkanin me thirrjen e bashkimit të serbëve për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë kriminale.

Aleksandë Vuçiq krimineli,  më 28 korrik 2021 në Tëinterin e tij, duke i prezentuar  serbët  vrasës kanibalistë, shkroi shkrimin sadist e psikopat se, “  Ata u trajnuan  për të prerë kokat e njerëzve. Janë detyruar  tu heqin leshin nga koka, ta ruajnë atë nga lekura, me që ato pjesë që kanë qime mund ta pengonin (makinën për bluarjen e mishit), e ajo ashtu mund të ngecte. Ata ishin trajnuar se si duhej prerë kokat e njerëzve, e si të preheshin pjesët e trupit”, ky shkrim  u shpall edhe në TV PINK të Beogradit.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është konstruktiv dhe, dhe kurrën e kurrës nuk mund të krahasohet dhe të  vihet në një rafsh me kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, janë kombi më paqedashës, më pro amerikan,  më pro evropian, por megjithatë janë kombi më i nëpërkëburi dhe më i vuajturi në Ballkan.

Prof. Alon Ben-Meir, eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit,  ditë më parë, u shpreh se, “Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Albin Kurti,kryeministri i Kosovës, janë fajtorë për mungesën e përparimit në procesin e dialogur Kosovë-Serbi.

Sipas tij,  Vuçiq dhe Kurti  janë mbërthyer nga një mentalitet  populist politik. Ai tha  se, “ Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE  për dialogun  mes Beogradit e Prishtinës , tashmë e bëri të qartë se  e “ardhmja evropiane për Serbinë  dhe  Kosovën  varet nga  normalizimi i marëdhënieve të tyre”. 

Mjerisht Vuçiq dhe Kurti  janë mbërthyer  në një mentalitet  politik populist duke e përdorur veten si një “zë i popullit”, kur në  fakt  ata duhet b të  fajësohen  për mungesën  e përparimit”, ka shkruar Prof.  Alon Ben- Meir  në Facebookun e tij , informon  “Bota Sot” më datë 30 korrik 2021.

Prof. Alon Ben-Meir, Ju si njohës i çështjeve të Ballkanit me siguri  mendoni se, me  këtë  konstatim  T’uajin  e keni gjetur shkopin magjik për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke e analizuar në mënyrë racionale këtë  konstatim   T’uajin që e adresoni te Aleksandër Vuçiqi dhe Albin Kurti, e ndjej të nevojshme T’ju them se,  kjo qasje e Juaj është tejet e gabuar dhe në favor të Serbisë kriminale agresore gjenocidale e kriminale.

Serbia kiminale dhe Aleksandër Vuëiqi krimineli, sipas asnjë logjike,  nuk mund të vihen në një rafsh me Kosovën viktimë dhe  Albin Kurtin paqedashës.

Konstatimi i Juaj lidhur me mbërthyerjen populiste dhe me përdorjen e vetes si “zëri i popullit”, sipas bindjes sime të plotë vlen t’i adresohet vetëm kriminelit Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorit të ngushtë të  kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili,  është duke e vazhduar rrugën e kriminelit Millosheviq, duke e kërcënuar vazhdimisht Kosovën paqedashëse dhe duke proklamuar  politiken hegjemoniste për bashkimin e serbëve në Ballkan, që është e ngjashme me doktrinën e Sllobodan Millosheviqit që thoshte se kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Albin Kurti, kryeminitri i Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi e vendosi në binarë të duhur, që nënkupton se dialogu të zhvillohet midis dy palëve të barabarta, dhe jo si deri më sot, kur agjendën e dialogut e parapërgatitnin Serbia në bashkëpunin me përfaqësuesit e BE-së, duke filluar nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Han, duke përfshirë edhe Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, që  janë dëshmuar se e mbajnë anën e Serbisë kriminale.

Albin Kurti po tregohet shumë konstruktiv duke kërkuar që Serbia kriminale të përballet me të kaluarën, me krimet monstruoze dhe kanibaliste që i kreu në Kosovë ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm.

Serbia duhet ta pranojë gjenocidin dhe krimet që i kreu në Kosovë, sepse ndryshe nuk mund të ketë dialog të  të sukseshëm mes  Prishtinës dhe Beogradit.

Pakica serbë që jeton në Kosovë, e që Serbia  po e përdor si alibi për ta kërcënuar Kosovën,  i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia këtë  pakicë serbe gjithnjë e ka instrumentalizuar dhe  shfrytëzuar, për t’i mashtruar SHBA-të dhe BE-në se, gjoja kjo pakicë serbë  në Kosovë na qenka e rrezikuar dhe e  kërcënuar nga shqiptarët, gjë që nuk është aspak e vërte.

Serbia kriminale në vitet 1998/99  kreu agresion gjenocidal e në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, duke angazhuar 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të Serbisë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë ndaj shqiptarëve duarthatë.

Kjo e solli në skenë UÇK-në e cila u vu në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe të nderit të familjeve shqiptare  në Kosovë.

NATO me bombardimet e saj 78 ditore e detyroi Serbinë  agresore gjenocidale e vrasëse që të largohet nga Kosova dhe kjo e ndërpreu gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe  ia solli lirinë e pavarësinë Kosovës.

Prof. Alon Ben-Meir, shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, me indentitet, gjuhë, tradita dhe kulturë të pakontestueshme nga askush.

Shqiptarët janë popull fisnik dhe  paqedashës dhe në tërë historinë shqiptare nuk mund të gjeni asnjë fakt apo dëshmi që,   shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Serbët  në Ballkan janë ardhacakë të shekullit të 6-të  nga Kaukazi i largët. Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan sollën vetëm egërsi, luftëra të përgjakshme dhe në këtë mënyrë i zgjeruan kufijtë e tyre, e më së shumti duke i okupuar trojet shqiptare që kanë qenë gjer përtej Nishi. Për të gjitha këto ekzistojnë tapi shqipare në arkivat e Stambollit.

Serbia  vetëm në fundshekullin e 20-të kreu  tre luftëra gjenocidale okupuese në ish Jugosllavi, në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë e masakruar dhjetera mijëra njerëz të pafajshëm, duke  dhunuar dhjetëra mijëra femra të pafajshme dhe duke dëbuar miliona banorë të pafajshëm,  me të vetmin qëllim  për ta zbatuar  doktrinën e kriminelit Sllobodan Millosheviq se kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Prof. Alon  Ben-Meir, po Ju prezentoj  vetëm tre argumente  lidhur me masakrat serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”,  paraqet  protestën  e tij si  shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni  shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan  ky shkrimtar hebre në këtë libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

 Po Ju prezentoj  disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve  të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve  Leo Freundlich vazhdon t’i  përshkruajë si vijon:  “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocial edhe në Kosovë duke kryer krime nga më shtazaraket.

Po Ju prezentoj   edhe disa pjesë të vogla  nga   rrëfimet autentike të përshkruara në librin  me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë (1998/99)”  i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Prof. Alon  Ben-Meir, lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9  fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës  në qershor  1999 gjurmët e krimit serb u gjetën  kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët  e shpërngulur  kur janë kthyer  në shtëpitë e tyre  kanë gjetur qindra  dokumente  edhe fotografi ku  shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur  me armë në dorë  përpara shtëpive  që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur  shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit  të tyre  në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive  dhe objekte publike  e private,  në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e  vë në spikamë  zbulimin e një qendre  serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë  parashutiste të KFOR-it anglez  gjatë kontrollit  të objteve publike e private , në një ndërtesë  disa katëshe  kanë gjetur  dhoma,  ku forcat kriminale serbe  kanë kryer  tortura e pastaj  kanë ekzekutuar  mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi  janë gjetur shpata të gjata,  thika e maska të zeza,  e sende tjera metali, shufra e boksa metali,  shkopinj të thyr bejsboli,  drogë e shiringa,  litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë  ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë  me shenja gjaku, që tregon se  aty janë  prerë  koka dhë gjymtyrë  të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur  për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi  të fëmijëve  shqiptarë  të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore  në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma  të policisë serbe,  armë dhe arka me municion dhe një  inventar me  qindra dokumente  (dosje), që dëshmojnë  qartë krimin montruoz të kryer  në këtë objekt të regjimit kriminal  të Millosheviqit.

Pas zbulimit  këtë qendër të krimit  për herë të parë e ka vizituar  ekipi i prokurorëve  dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka  mbledhur dhe evidentuar  të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto  dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh  nga përfundimi i luftës,  askush nga kryerësit e këtij krimi  të pashembullt në historinë njerëzore  nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as  gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

Për fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës  (1999-2021)  nuk e kanë hetuar  këtë gjenocid të tmerrshëm  kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë  dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!,  shkruan  mes tjerash  në shkrimin e tij Sheradin Berisha.  

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Prof. Alon Ben-Meir, pasi t’i  lexoni këto  tre fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar me Serbinë dhe serbët po të kishin bërë krime të tilla ndaj famijes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popullit T’uaj ?!

Themelimi i Asociacionit të  komunave më shumicë serbe  në Kosovë për të cilin insiston Serbia, paraqet qëllimin e Serbisë  për ta  dobësuar  funnksionimin e shtett të Kosovës, dhe që këtë Asociacion të komunave me shumicë serbe  ta përdor kundër funksionimit normal të Kosovës si shtet i pavarur e sovran.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbë në Kosovë, don të thotë  krijimi i shtetit në shtet, don të thotë ndikimi i Rusisë dhe Kinës në Kosovë dhe në Ballkan.

Prof. Alon Ben-Meir, dëshiroj T’ju informoj  se kishat, manastiret dhe patriarkanat serbe të cilat dëshiron Serbia t’i administrojë nga Beogradi, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të cilat  janë ndëtuar në trojet shqiptare, i kanë ndërtuar  dhe i kanë ruajtur shqiptarët autoktonë , për çka ekzistojnë fakte dhe dëshmi historike.

Serbia këto objekte të krishtera shqiptare pas okupimit të Kosovës i ka ndryshuar për nga pamja  dhe i ka përvetësuar, dhe tani nëpërmjet tyre synon t’i shtrijë kthetrat e saj në Kosovën tashmë shtet i pavarur e sovran. Edhe për këtë ekzistojnë dëshmi dhe fotografi.

Ekzistojnë fakte të gjalla se këto objekte kulti që Serbia pretendon se janë të saj, gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitët 1998/99 janë përdorue si baza ushtarake serbe ku janë burgosur, torturuar dhe vrarë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë”.

Kisha Orthodokse Serbe për fat të keq, në vend që ta  fisnikërojë shpirtin e besimtarëve serbë, ajo është bërë bashkjëpunëtore luftënxitëse dhe mbrojtëse e krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

Pas të gjitha atyre krimeve që Serbia i kreu në Kosovë në vitet 1998/99 nuk kemi dëgjaur gjer më sot asnjë fjalë keqardhjeje nga asnjë klerik orthodoks serb.

Prof. Alon  Ben-Meir, historia serbe  është e bazuar vetëm në mitologji  gënjeshtare, gjë që e fakton edhe kjo hartë e Enciklopedisë së Rusisë e vitit 1817, ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar  në këtë hartë.

Luftën e Kosovës  të vitit 1389 Serbia e quan si fitore të saj ndaj Turqisë, gjë që nuk ka asfarë logjike që një Serbi aqë e vocër, që paraqitët në këtë hartë,  të ketë luftuar në vitin 1389 kundër  Perandorisë së fuqishme të Turqisë.

Prof. Alon  Ben-Meir, sa i takon konstatimit  T’uaj për dialogun  Kosovë-Serbi, ky dialog ka filluar mbrapsht dhe nga bishti, dhe jo nga koka e problemit, duke i vendosur në një rafsh Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse  me Kosovën viktimë, gjë që nuk spak e drejtë.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Ilire-Dardane, dhe  pasardhës të vetëm të Ilirëve janë shqiptarët.

Kërkesa e Serbisë kriminale që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë  mbi bazën e arritjes së një kompromisi, për shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë shqiptarët është e padrejtë, e  papranueshme   dhe poshtëruese.

Çfarë kompromisi lyp Serbia, kur  Kosovën e bëri shkrumb e hi, kur vrau e masakroi mijëra shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, kur dhunoi 20 mijë femra shqiptare, kur rrëmbeu në Kosovë 1643 shqiptarë të pafajshëm,  fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë  të pafajshëm i vrau  dhe i masakroi në Kosovë dhe  i transportoi e i  dogji në mënyrë mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite Serbia nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur  mijëra e mijëra shqipatarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite  nuk po i  tregon  hekuranat në Serbi ku janë djegur  mizorisht mijëra e mijëra shqiptarë të  të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që SHBA-të  dhe BE-ja,  do ta detyrojnë  Serbinë agresore gjenocidale t’i pranojë krimet dhe gjenocidin  e kryer në Kosovë, dhe që në dialogun, Serbia ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur pa asfarë kushtëzimesh.

Prof.Alon  Ben Meir, po  Jua rikujtoj se,  në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën  Ambasadorëve në Londër 1913 dhe  në Konferencën e Paqes në Paris 1920, gjysma e trojeve dhe e kombit  shqiptar mbetën jashtë kufijve të shtetit amë Shqipërisë, vetën pë t’i kënaqur orekset  hegjemoniste të Serbisë, dhe se kjo padejtësi e madhe duhet korrigjuar .

Serbia me ndihmën financiare të Rusisë dhe Kinës dy vitet e fundit  në Veri të Kosovës në trojet e shqiptarëve që u dëbuan gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, është duke ndërtuar  koloni serbe ku në shtëi të mobiluara po vendosën serbë  të cilër kurrë më parë nuk kanë banuar në Kosovë, dhe pë këtë nuk reagojnë as SHBA-të dhe as BE-ja.

Serbia këtë  veprim kolonizues e bën në Kosovë për ta ndryshuar gjendjen demografike në favor të serbëve.

Prof. Alon  Ben-Meir, kjo është e vërteta për Serbinë agresore gjenocidale e kriminale dhe për Kosovën viktimë.

Zoti ju bekoftë Juve, familjen T’uaj, popullin T’uaj dhe shtetin T’uaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat