Politikanët tanë në Kosovë e kanë mbamendjen e shkurtër

Opinione

Politikanët tanë në Kosovë e kanë mbamendjen e shkurtër

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:12
Adem Bytyçi

Për vota janë në gjendje të komunikojnë edhe me lopë në ferma anë e mban Kosovës.

Pensionistëve u premtojnë rritje pensionesh, arsimtarëve dhe profesorëve gjithashtu.

Pleqve u premtojnë ndërtimin e shtëpive për pleq për t'i akomoduar në rast nevoje.

Nënave u premtojnë shtesat fëmijërore.

Bujqve subvencione.

Të papunëve punësim, madje kthimin edhe të mërgatës për t’u punësuar në Kosovë.

Flasin edhe për joshjen e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe reduktuar numrin e të p punëve.

Premtojnë mrekulli për qytetarët të Kosovës, të cilat nga njëherë nuk mund t'i imagjinojë as mendja e njeriut, vetëm fantazi mund të jenë dhe asgjë tjetër.

Pra, duke ju qitë fall qytetarëve të Kosovës iu ndryshojnë mendjen për t'i votuar, por posa t'i fitojnë votat dhe akomodohen në poste dhe në pozita të larta shtetërore i harrojnë të gjitha ato që iu kanë premtuar qytetarëve, në vend që të angazhohen për t'i përmbush premtimet ndaj qytetarëve, iu kthehen xhepave të tyre dhe të afërmve të tyre.

Gjithë mendjen e shpenzojnë si të blejnë toka në pronësinë publike me çmime qesharake sikur këto toka të ishin terra nullius, të askujt apo të ndo një shteti tjetër e jo të shtetit të tyre të Kosovës.

Pra, pse mos të shkruhet dhe thuhet mjerë një popull që është i pa fat e ka një shtresë të politikanëve të tillë me një mbamendje kaq të shkurtër dhe të mbrapsht si politikanët tanë në Kosovë, të cilët në vend që të mendojnë për popull mendojnë për xhepa tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat