Disa fjalë për një mjek që ndihmoi shumë qytetarë të sëmurë

Opinione

Disa fjalë për një mjek që ndihmoi shumë qytetarë të sëmurë

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Dr.Refki, respekt për mjekët si ju, gjithmonë në çdo kohë keni qenë dhe jeni i gatshëm për të qenë në shërbim të mbrojtjës së shëndetit të qytetarëve.

Njeriu kur dëgjon që pacientët tuaj flasin me aq respekt dhe dashuri për shërbimin dhe sjelljen aq humane dhe profesionale tuajn ndaj tyre nuk mund të ketë krenari më të madhe për një mjek si ju.

Edhe në periudhën e paraqitjës së Pandemisë covid 19- të dhe tani të trajtës Delta, keni ndihmuar dhe shëruar shumë pacient pa patur nevojë të shtrohen në spitale të sëmundjeve infektive për t'u shëruar nga një virues mizor dhe vdekjeprurës .

Jeni njëri ndër mjekët në komunën e Therandës në të cilin më së shumti kanë besim pacientët për t'ju dalur në ndihmë jo vetëm me rastin e paraqitjës së Pandemisë të virusit Covid- 19 , por edhe sa u përket sëmundjëve tjera.

Këtë besim ky mjek të pacientët e ka arritë me punën e tij vetëmohuese dhe aftësitë e tij profesionale në shërbim të pacientëve të fshatrave jo vetëm të komunës së Therrandës, por edhe të komunave tjera të Kosovës.

Vërtetë është mëkat që deri më tani është shkruar shumë pak për një mjek kaq human dhe punëtorë dhe profesionist i jashtëzakonshëm në shërbim të shëndetit të qytetarëve si dr . Refki Bytyçi .

Vetëm ata qytetarë- pacientë të cilët kanë patur rastin të kërkojnë shërbimin mjekësore të ky mjek mund të thonë se sa mjek human, bujar dhe profesionist është mjeku Refki Bytyçi, nga fsh.Kërvasari , i cili profesionin e tij të mjekut e ushtron shumë vite në komunën e Therandës, ish Suharekës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat